| ALSAT-M |
|
|
|
|
Tv ALSAT transmeton në valët satelitore dhe në linjë tokësore 24 orë në ditë program në gjuhën shqipe për një audiencë potenciale prej rreth 10milion shikuesish të përqëndruar kryesisht në Shqipëri dhe në të gjithë trevat shqiptare jashtë saj si: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Europë.
Sinjali i transmetimit të Televizionit Alsat shtrihet në të gjithë Europën, pa pagesë, dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Televizioni Mbarëkombëtar Satelitor ka një mbulim të të gjithë zonës Europë-Afrikë Veriore dhe Azinë Perëndimore me sinjal satelitor 24 orë që prej vitit 2003.Pervec sinjalit satelitor ALSAT TV është tashmë një rrjet me shtrirje Kombëtare të sinjalit analog tokësor në Shqipëri dhe në Maqedoni me anë të televizionit kombëtar ALSAT-M për territorin e Maqedonisë (TV kombëtar ALSAT-M transmeton programet e tij në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht)
ALSAT-M ka filluar të transmetojë në mars të vitit 2006 dhe është një stacion televiziv kombëtar që transmeton në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Programet e veta i mbështet në konceptetevropiane të informimit dhe synon të kultivojë bashkëjetesën multietnike në Maqedoni. Teknologjia epërgjithshme dhe skema e programeve u përgjigjen plotësisht standardeve bashkëkohore. të domosdoshme për funksionimin e një televizioni modern, dhe që përmbushin si nevojat vendëse, ashtuedhe kriteret e nevojshme për transmetimet ndërkombëtare. Programet janë dinamike, me lajme në gjuhët shqipe dhe maqedone, me emisione politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj., të gjitha në dy gjuhë. Në ekranin e këtij stacioni televiziv ju mund të ndiqni direkt ndeshjet e Bundesligës gjermane dhe të Ligës së 1-rë franceze, për transmetimin e të cilave ALSAT-i ka të drejtë ekskluzive. Komenti bëhet në dy kanale audio, shqip dhe maqedonisht.
Karakteri dygjuhësor i programeve të ALSAT-it e bën këtë stacion televiziv që të jetë unikal në Evropë dhe më gjerë. ALSAT-M prodhon emisione të shumëllojshme, transmeton gjithnjë direkt nga vendi i ngjarjes; gazetarët dhe operatorët përdorin pajisje dhe kamera dixhitale moderne. Programet e suksesshme të këtij stacioni televiziv mbështeten mbi projektet e suksesshme TV.
Televizioni ALSAT-M eshte investimi me serioz që është bërë, gjatë viteve të fundit, në biznesin mediatik në Maqedoni, dhe zhvillohet, vazhdimisht, me potencial njerëzor dhe teknologji moderne. ALSAT-M eshte krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet nje emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane.
|







