| BERZH: Shqipëria mund të preket nga kriza greke |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Ekonomisti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmëron se kriza ekonomike greke mund të përfshijë edhe Shqipërinë. Peter Sanfey, në një intervistë për BBC, argumenton se kjo mund të ndodhë për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë. “Duhet të presim se si do evoluoje situata në Greqi. Nuk dua të bëj ndonjë parashikim se çfarë mund të ndodh në Greqi. Ne të gjithë po presim se çfarë rruge do të marrin zhvillimet në atë vënd” tha Sanfey. Ekonomisti i BERZH tha më tej se Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera në rajon, duhet të punojnë për avancimin e reformave strukturore për t’u përafruar më shumë me Bashkimin Evropian, të aplikojnë politika më konkuruese si dhe të punojë për zhvillimin e potencialeve të vendit. Pasojat e mundshme të krizës greke në Shqipëri, kanë ngjallur shqetësimin e Konfederatës së Industrive e cila ka bëre thirrje për ndalimin e daljes së paligjshme të kapitaleve financiare shqiptarë jashtë vendit. Ndërkohë që vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, është shprehur se efektet e krizës së thellë fianciare të Greqisë nuk do të jenë të ndjeshme për ekonominë shqiptare. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Ekonomisti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmëron se kriza ekonomike greke mund të përfshijë edhe Shqipërinë. Peter Sanfey, në një intervistë për BBC, argumenton se kjo mund të ndodhë për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë. 
Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.