Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
"Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetim", Eagle përmbyll projektin PDF Printoni E-mail
(20 vota)
e martë , 09 shkurt 2010
Image Eagle Mobile përmbylli të martën projektin “Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve Jetimë” ku u përfshinë edhe 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, etj. Shuma e shpenzuar nga kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është 120 mijë euro. Këto mjete financiare shkuan tek fëmijët jetimë kryesisht në formë ndihmash. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, pjesë e projektit ka bashkëpunuar për përcaktimin e fëmijëve në nevojë.

"Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe ndihmoi "Fëmijët Jetimë". Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj këtyre fëmijëve pati një rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u kënaqën më shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm", tha Ali Taskin, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile.

"Jemi të lumtur që patëm mundësinë të ndihmojmë këto fëmijë që janë një pjesë e së ardhmes së Shqipërisë. Kur janë ata të lumtur edhe shoqëria ndihet më mirë", tha Orhan Coskun, Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore.

"Ne si fondacion i Femijeve shqiptare kemi ndjere ne menyre te vazhdueshme ndihmen dhe suportin qe ju na keni dhene. Fondacioni femijet shqiptare nga ky aktivitet ka perfituar pese bursa studimi. Eshte shume e rendesishme qe per femijet ne nevoje, dhe vecanerisht per jetimet te mos mendohet vetem ne problemet e arsimimit, por te mendohet dhe per probleme te tjera qe ata kane nevoje, sic eshte shendeti, shkollimi, mireqenia", u shpreh zonja, Liri Berisha, presidente e fonacionit “Femijet shqiptarë”.

Eagle Mobile që ndërmori këtë nismë në mbështetje të fëmijëve jetimë e ka bërë këtë për herë të parë në vendin tonë. Për 2010 kjo kompani ka ftuar bizneset ti bashkëngjiten nismës së re të saj me fokus mbi cështjet e mjedisit.

Adi Darsi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë