| Borxhi publik, guvernatori: Të ulen shpenzimet |
|
|
|
| e enjte , 04 mars 2010 | |
Borxhi publik do të jetë një ndër sfidat kryesore të ekonomisë në muajt e ardhshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar organizoi në Tiranë seminarin me temë “Shqipëria, mbajtja e stabilitetit makroekonomik në një ambient të jashtëm sfidues”, ku Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Financave Bode kanë trajtuar sfidat për të ardhmen.
Guvernatori Fullani kërkoi me ngulm uljen e shpenzimeve dhe menaxhimin sa më profesional të kostove të borxhit publik. “Natyra e politikave stimuluese sot dhe në të ardhmen duhet të synojë minimizimin e kostove efektive, anësore që kanë shkaktuar politikat ekspansioniste të viteve të fundit. Një vend shumë të rëndësishëm në këtë drejtim zë dhe ulja e borxhit, e cila u krijua gjatë ekspansionit fiskal dhe njëkohësisht e kostos së tij” tha Fullani. Shqetësimin e ka vlerësuar dhe ministri i Financave, Bode i cili megjithatë u paraqit më optimist se guvernatori i Bankës Qëndrore. Sipas Bodes, Shqipëria ka parametra të pëlqyeshëm krahasuar me shumë vende të rajonit dhe Europës. “Nuk është koha për të bërë krahasime me ekonomitë e vendeve në rajon. Nuk është koha për të thënë se efektet e krizës në ekonominë shqiptare ishin minimale. Nuk është koha për të krahasuar se ne në 3 vite kemi rritur borxhin publik vec 5%, kur eurozona e ka rritur 22%. Është koha mbi këtë bazë që ne të marrim të gjitha masat e nevojshme për të tentuar, për të synuar një ekuilibër të ri makroekonimik, me parametra më të përshtatshëm” tha Bode. Muajt e fundit ekonomia shqiptare ka vuajtur dhe nga luhatjet e kursit të këmbimit. Guvernatori tha se këto ndryshime kanë sjellë nevojën e rivlersimeve të disa parametrave. “Aktualisht jemi përballur me korrektimin e kursit të këmbimit. Ky rregullim automatik i sjelljes prodhuese dhe konsumatore ndaj konsumit, kursimeveve dhe investimeve ka qenë një proces i domosdoshëm në përputhje me ekuilibrat e rinj. Megjithatë është i pamjaftueshëm. Ai duhet të shoqërohet me korrektime në çmimet e aseteve fikse në përputhje me ekuilibrat e rinj pasurorë” tha Fullani. Euro dhe dollari e kanë dobësuar ndjeshëm monedhën shqiptare gjatë mujave të fundit dhe luhatjet në kursin e këmbimit kanë shkaktuar kosto shtesë për ekonominë. Adi Darsi |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Borxhi publik do të jetë një ndër sfidat kryesore të ekonomisë në muajt e ardhshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar organizoi në Tiranë seminarin me temë “Shqipëria, mbajtja e stabilitetit makroekonomik në një ambient të jashtëm sfidues”, ku Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Financave Bode kanë trajtuar sfidat për të ardhmen.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.