Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
DHTI: Draft për amnisti të plotë fiskale PDF Printoni E-mail
(9 vota)
e shtunë , 06 shkurt 2010
Image Një amnisti e plotë fiskale në të cilën do të përfshihen edhe borxhet e paqarta të kompanive. Kjo është nisma më e re ligjore që ka ndërmarrë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës. Nikolin Jaka, kryetari i kësaj dhome thotë se drafti fillestar i kësaj reforme të plotë tashmë është dorëzuar në institucionet përkatëse shtetërore.

"Në këtë kërkesë që ne i kemi bërë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, pretendojmë që të bëhemi pjesë e iniciativës ligjore për një ligj të plotë të aministisë fiskale. Kur themi ligj të plotë themi që të mos kemi amnisti të pjesshme sic ka ndodhur deri tani, por nga ana tjetër duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ato asete dhe ato biznese që duhet të fitojnë amnisti fiskale. Pra, ne parashikojmë që të mos kemi amnisti vetëm për gjobat dhe kamatat, por një amnisti fiskale dhe për detyrimit dhe borxhin tatimor apo doganor të paqartë", thotë Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së, Tiranë.

Deri më tani në vend janë bërë disa amnisti të pjesshme fiskale, si dhe ka patur lehtësi për borxhet e prapambetura të kompanive në dogana e tatime. Ndërkohë, reforma e re që po ndërmerret përfshin gjithcka dhe ka gjetur edhe pëlqimin paraprak të institucioneve fiskale.

Adi Darsi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMalaj për rekomandimet e FMN-së: Nëse nuk përmbushen, krizë serioze

e mërkurë , 10 mars 2010

Nëse qeveria nuk përmbush rekomandimet e FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, vendi shumë shpejt mund të përballet me një...

Artikuj të tjerë