Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
INSTAT: Fillimi vitit, rritje të ndjeshme çmimesh PDF Printoni E-mail
(10 vota)
e hënë , 08 shkurt 2010
Image Banka e Shqipërisë rrezikon që në vitin 2010 të humbasë bastin e inflacionit. Janari, sipas raportimit më të fundit të INSTAT, edhe pa u llogaritur rritja e cmimit të energjisë elektrike ka regjistruar një normë inflacioni 3.6 për qind. Kjo shifër është shumë afër objektivit të bankës që është 4 për qind.

"Cmimet e konsumit gjate muajit janar te vitit 2010 pesuan nje rritje prej 0.5 per qind, krahasuar me muajin e meparshem. Ndryshimi vjetor i cmimeve te konsumit eshte 3.6 per qind, nga 2.1 per qind qe ishte nje vit me pare. Sqarojme se ndryshimin te cmimit te energjise elektrike do ta reflektojme ne indeksin e muajit shkurt", thote Hazbie Bunguri, specialiste e cmimeve INSTAT.

Cmimet e mallrave që prej shtatorit 2009 kur inflacioni ishte vetëm 2 për qind kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Kjo ka vështirësuar vazhdimisht pozicionin e konsumatorit përballë tregjeve, si të ushqimeve ashtu dhe të artikujve të tjerë.

"Indeksi i grupit ushqim dhe pije joalkoolike, persoi nje rritje prej 3 per qind, brenda te cilit rritjen me te madhe prej 8.1 per qind verehet ne grupin zarzavate. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 0.5 per qind, ku vecojme rritjen e cmimit te duhanit me 1.2 per qind, krahasuar me vitin e meparshem. Gjate muajit janar cmimet e karburantit vazhduan te rriten, dhe konkretisht, cmimi i naftes u rrit me 0.1 per qind, dhe cmimi i benzines me 0.7 per qind", vijon Bunguri.

INSTAT ka bërë me dije se llogaritja e cmimit të energjisë në normën e inflacionit do të bëhet muajin që vjen pasi edhe faturat e energjisë së janarit paguhen në shkurt.

Adi Darsi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë