Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Konfindustria: Çmimet e referencave doganore favorizojnë prodhimet e importit PDF Printoni E-mail
(7 vota)
e diel , 07 shkurt 2010
Image Prodhimet e importit konkurojnë ndjeshëm prodhimet vendase, të favorizuara edhe nga sistemi i referencave doganore. Shqetësimi ngrihet nga Konfederata e Industrive Shqiptare e cila i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të ndërhyjnë për të përmirësuar gjendjen e krijuar për industritë shqiptare nga sistemi i referencave doganore për prodhet e gatshme të importit.

“Sistemi i referencave doganore po godet ashpër prodhimin vendor shqiptar, duke favorizuar në mënyrë krejtësisht të padrejtë prodhimet e importit. Janë prekur sidomos industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit të duraluminit, industria e përpunimit të profileve të hekurit dhe llamarinave, industria e prodhimit të letrës, industria e prodhimit të pijeve joalkoolike, etj” thuhet në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë.

Zbatimi i sistemit te referencave doganore, sipas Konfindustrisë, krijon edhe hapësira të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion nga autoritetet doganore, që shfaqen në konflikt të qarte interesi si vendimarrës dhe njëkohësisht zbatues të çmimeve të referencave.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë