| Nis ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës |
|
|
|
| e mërkurë , 03 mars 2010 | |
Nis zyrtarisht ndërtimi i hidrocdentralit të Ashtës i fundit në kaskadën e Lumit Drin, një investim i kompanisë austriake Verbund. Kompania ka mbyllur të gjithë procedurat e këtij koncensioni për një kohë rekord njëvjecare dhe në nisje të punimeve është vendosur që fuqia e vepres të rritet edhe me 9 megavat.
“Ne deklarojmë sot në nisje të punimeve se kemi vendosur që të rrisim fuqinë e këtij hidrocentrali që është një projekt i një lloji të vecantë në botë në 57 megavat nga 48 që kishim planifikuar në fillim. Për pasojë edhe vlera e investimit rritet në 160 në 200 milion euro. Do të bëjmë shpronësimet njëlloj si në Austri dhge do të punësojmë 300 veta” tha Cristian Kern, anëtar i bordit drejtues të VERBUND. Në ceremoninë e nisjes së punimeve ku i pranishëm ishte edhe ministri i ekonomisë Dritan Prifti ky investim është vlerësuar si më i madhi që ka aktualisht vendi në energjetikë. Planifikohet që vepra të mbarojë së ndërtuari në fund të vitit 2012. “Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Verbund sic u shpreh dhe nga anetari i bordit të kësaj qeverie, zoti Kern, është i shkëlqyerdo të jetë një vepër e cila do të përfundojë në njëkohë rekord, pothuajse në tremujorin e fundit të vitit 2012 ne do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës së kësaj vepre. Më vjen mirë që ky është një shembull shumë pozitiv për investitorët e huaj, për ata që kanë interes për koncensionet tona në energjitikë” tha Prifti. Hidrocentrali i Ashtës ka një teknologji të vecantë me turbina Matriks dhe është një investim që respekton plotësisht zhvillimin e mjedisit. Sipas kontratës së koncensionit energjia që prodhohet këtu për 15 vjet do t'i shitet KESH-it. Adi Darsi |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Nis zyrtarisht ndërtimi i hidrocdentralit të Ashtës i fundit në kaskadën e Lumit Drin, një investim i kompanisë austriake Verbund. Kompania ka mbyllur të gjithë procedurat e këtij koncensioni për një kohë rekord njëvjecare dhe në nisje të punimeve është vendosur që fuqia e vepres të rritet edhe me 9 megavat.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.