| Nisin procedurat për tenderin e projektit të Skavicës |
|
|
|
| e shtunë , 06 shkurt 2010 | |
Ministria e Energjetikës ka nisur procedurat për të tenderuar hartimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës, më i larti mbi Drin. Ministri Dritan Prifti thotë se kjo procedurë mund të mbyllet brenda vitit për të vijuar më tej me kërkimin e mënyrës së financimit shtetëror.
"Une kam marr porosi nga kryeministri per te hapur menjëherë tenderin për të bërë projektin. Duke pasur projektin pastaj ne do të gjykojmë se cilën në to do të zgjedhim për ta financuar atë. A do të jetë direkt nga buxheti i shtetit, a do të gjejmë një kredi të butë që do ta marri KESH, për ta ndërtuar atë, pastaj kjo është një cështje që do ti mbetet kohës dhe vendimmarrjes tjetër", deklaroi Dritan Prifti, ministër i Energjetikës. Sipas zotit Prifti ndonëse ka një detyrë projektimi nuk ka ende një koncept për atë se si do të jetë hidrocentrali i ardhshëm. Ky fakt do të mund të vendoset vetëm pas studimit që do të bëjnë projektuesit. "Ka më shumë se sa dy ide për Skavicën, është ideja e Skavicës së madhe, me liqen të madh që del deri në Maqedoni. është ideja e një projekti me liqen më të vogël që është brenda kufirit shqiptar. është dhe një ide tjetër për të bërë të paktën dy hidrocentrale brenda gjithë asaj rrjete, dhe jo për të bërë një më digë dhe liqen të madh. Varianti që do të përzgjidhet, do të përzgjidhet duke pasur parasysh disa kritere. E para, përmbytja të jetë sa më e vogël, besoj se varianti për një liqen të madh që të kalojë dhe kufirin e shtetit shqiptar bie", vijoi Prifti. Për Skavicën ka ekzistuar një projekt që në kohën e komunizmit. Por ndonëse ai ka edhe preferencën e ministrit aktual ka pak mundësi të ndërtohet pasi përmbytja që sjell është e madhe. "Në qoftë se Fierza është dy e gjys, ai është 7 miliardë, i cili nëse mbushet njëherë garanton energji për tre vjet për gjithë kaskadën, sikur për tre vjet mos të ketë farë rreshje, por është një rregullator i jashtëzakonshëm për gjithë sistemin tonë energjetik", tha Prifti. Adi Darsi |
|
| Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 shkurt 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|







Ministria e Energjetikës ka nisur procedurat për të tenderuar hartimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës, më i larti mbi Drin. Ministri Dritan Prifti thotë se kjo procedurë mund të mbyllet brenda vitit për të vijuar më tej me kërkimin e mënyrës së financimit shtetëror.
