Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Prokurimet publike, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e hënë , 08 mars 2010
Image Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim të thelluar edhe në fushën e prokurimeve. Marrëveshjet mes firmave para garave të tenderimeve me fondet publike do të hetohen në bashkëpunim me institucionet e tjera, ndërkohë që rasti i parë i hetimit është prokurimi i makinave të reja nga administrata shtetërore.

“Ne kemi hapur hetimin e thelluar dhe jemi në përfundim të procedurave të hetimit në tregun e prokurimeve të makinave të reja. Por autoriteti i konkurrencës do të shkojë përtej kësaj. Së bashku me entet përkatëse do të ndërtojë një plan veprimi për trajnimin e stafeve të cilët merren në mënyrë të drejt për drejtë me prokurimet publike për të evidentuar elementët e marrëveshjeve brenda për brenda këtyre proceseve”, tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurencës.

Në raportimin vjetor të Autoritetit para komisionit parlamentar të ekonomisë, nga ku varet, problemi më i madh i identifikuar është pamundësia për të vjelë gjobat e vëna.

“Ky vit tregoi se vendimet e komisionit për caktimin e gjobave ishte vendime të cilat u aprovuan tërësisht nga sistemi gjyqësor dhe duhet të arkëtoheshin dhe u vu re që ekzistonte një problem i koordinimit ligjor midis institucioneve, në zbatim të ligjeve respektive”, tha Lati.

Autoriteti i Konkurencës ka vënë rreth 8 milion dollarë gjoba për hetime të ndërmarra në tregje të ndryshme. Nga 9 vendime gjobitje 8 janë në procese gjyqësore që po zgjasin me vite.

Adi Darsi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë