| Rritet inflacioni. Faktor, edhe rritja e çmimit të energjisë |
|
|
|
| e hënë , 08 mars 2010 | |
Tashmë edhe zyrtarisht inflacioni i kalon kufinjtë e paracaktuar nga institucionet shtetërore. INSTAT raportoi se rritja e cmimeve gjatë muajit shkurt u regjistrua në 4.4 për qind dhe se pothuaj të gjithë grupet e shportës së matjes së inflacionit kanë pësuar shtrenjtime.
“Ndryshim vjetor i indeksit të cmimit të konsumit është 4.4 për qind, nga 1.9 për qind që ishte një vit më parë. Indeksi i grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një rritje prej 2.4 për qind, brenda të cilit rritjen më të madhe prej 3.1 për qind vërehet në grupin e zarzavateve”, thotë Hazbie Bunguri, ekperte e cmimeve, INSTAT. Ashtu sic edhe ishte lajmëruar që në fillim të vitit rritje të ndjeshme në inflacion ka shkaktuar edhe shtrenjtimi i cmimit të energjisë. “Cmimi i energjisë elektrike shënoi një rritje prej 13.1 për qind, rritje kjo e cila u reflektua që në indeksin e muajit janar të vitit 2010. Kjo rritje ka pasur ndikim në 0.5 për qind në totalin e ndryshimit të indeksit të cmimit të konsumit”, vijon Bunguri. Sfida e inflacionit duket se do të zgjasë edhe në muajt në vazhdim. Shtrenjtimi i energjisë edhe në vitet e tjera ka shaktuar një zinxhir rritjesh të tjera cmimesh. Adi Darsi |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Tashmë edhe zyrtarisht inflacioni i kalon kufinjtë e paracaktuar nga institucionet shtetërore. INSTAT raportoi se rritja e cmimeve gjatë muajit shkurt u regjistrua në 4.4 për qind dhe se pothuaj të gjithë grupet e shportës së matjes së inflacionit kanë pësuar shtrenjtime.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.