Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Transaksione bankare nëpërmjet celularit PDF Printoni E-mail
(8 vota)
e premte , 05 mars 2010
Image Të kryesh transaksione bankare nëpërmjet celularit. Kjo është ambicja më e re e qeverisë shqiptare, dhe që përbën një praktikë tashmë të njohur në botë e që njihet si mobail banking. Kryeministri Sali Berisha e ka diskutuar këtë inisiativë në një takim me ministrin e Financave Ridvan Bode, ministrin e  Shtetit Genc Pollo, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, si dhe ekspertë e drejtues të tjerë nga financat dhe komunikimi elektronik.

Berisha ka kërkuar që përdorimi i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare duhet të përbëjë një standard që duhet të arrihet me shpejtësi, pasi  lehtëson ndjeshëm dhe ka leverdi të madhe për qytetarët. Qeveria do të hartojë një politikë stimuluese dhe një plan eficent veprimi, në mënyrë që sa më shpejt të kapen nivele të tilla të larta të përdorimit të internetit, nisur edhe nga përdorimi i gjerë i celularëve në Shqipëri ka deklaruar Kryeministri. Pas këtij takimi Berisha ka pritur edhe përfaqësuesin e FMN-së z.Gerëin Bell, i cili shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009. Berisha e siguroi zyrtarin e Fondit se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin stabilitetit makroekonomik, dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.

Adi Darsi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë