| Emisione |
|
|
|
|
STRUKTURA PROGRAMORE NE TV ALSAT
Televizioni satelitor mbarëkombëtar, tashmë edhe në linjë tokësore, ofron për shikuesit e tij një nivel të lartë programi duke u bazuar në prodhime kryesisht të fushës informative dhe asaj kulturore.Në programin e tij vendin kryesor e zenë edicionet informative të cilat transmetohen çdo 1 orë dhe arrijnë në 13 edicione në ditë duke sjellë pranë shikuesit lajmin e saktë dhe atë më të fundit. Ndër emisionet më kryesore të prodhuara në TV ALSAT mund të përmendim: DITA FILLON NË ALSAT Ky program është një realizim i televizionit ALSAT i cili drejtohet nga gazetarja Denada SHKODRANI dhe realizohet në bashkëpunim me stafin e saj realizues dhe me gazetarë të tjerë të televizionit ALSAT. Programi është i përditshëm dhe fokusohet mbi cështjet dhe temat kryesore kulturore, sociale dhe shëndetësore.
KONTRAST “KONTRAST”Ky është një emison i cili trajton ngjarjet kryesore që ndodhin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjërë. Ndryshe nga emisionet tradicionale gazetari nuk ka vetëm të ftuar në studio, por shkon dhe vete tek ta për tu njohur më nga afër me të gjitha detajet e ngjarjes. Në këtë emision shikuesi kane mundësinë të shikojnë të gjitha detajet dhe problemet e ngjarjeve nëpërmjet kameras së televizionit ALSAT. Nje e vecantë tjetër e këtij emisioni është se një temë nuk trajtohet vetëm nga një apo më shumë personalitete të caktuar por zgjerohet me intevista dhe opinione të personave që kanë lidhje me temën si qytetarë, biznesmenë etj. Tematika e këtij emisioni është e gjërë por kryesisht trajtohen tema politiko-diplomatike si dhe social-ekonomike. Në këtë emision ka lidhje direkte me studiot e Shkupit, Prishtinës dhe Brukselit. Shtyllat e emisionit janë:
STUDIO E HAPUR është një emision kryesisht politik dhe të ftuarit e kësaj studioje janë përfaqësues të nivelit më të lartë politik (President, Kryeministër, Lidër të opozitës, Kryetare të Partive të vogla, nivelet e para të përfaqësimit të administratës së lartë, ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj). Për pasojë dhe debati rrjedh natyrshëm në të njëjtin shtrat duke ju drejtuar një publiku elitar. Qëllimi i stafit është që ky debat të bëhet edhe më i prekshëm nga targete të ndryshme të audiencës që kjo e fundit të jetë sa më e gjërë dhe e qëndrueshme. Ideja bëhet edhe më e plotë nga elemente të rinj gazetaresk si: lidhjet direkte nga terreni, ndërfutja konstante e opinionbërësve në emisionet e mirfillta të nivelit të lartë politik apo dhe përfshirja aktive në debat e publikut nëpërmjet forumeve dhe pyetjeve direkte nëpërmjet internetit etj. SKANER KAMPIONAT SKANER KAMPIONAT është emision analitiko-sportiv i përjavshëm që transmetohet cdo të Shtunë në orën 22:30 deri më 24:00 dhe ritransmetimi të Djelën në orën 16:30 deri më 18:00.Drejtuar nga gazetari Gerti Çarçani. SKANER KAMPIONAT I kushtohet kampionatit kombëtar të futbollit. Në studio janë disa të ftuar, analistë të futbollit, trajnerë, sportistë, specialistë, gazetarë etj. Gjithçka në një studio të dedikuar në një transmetim direkt pak orë, pas përfundimit të ndeshjeve të JAVËS në Kampionatin Kombëtar të Futbollit. Të reja dhe informacione nga futbolli shqiptar, në të gjitha nivelet.
Trajton MOVIOLËN (rastet e kontestuara të gjykimit në vend), me anë të specialistit, ish-gjyqtarit të FIFA-s, Plarent KOTHERJA.
EMISIONI “PËR EVROPËN” Pjesa e dytë përqëndrohet në Bruksel me opinionet e përfaqësuesve të KE për Integrimin e Shqipërisë dhe Integrimin në përgjithësi të vendeve aplikante. Në këtë pjesë diskutohen të mirat dhe të këqija e integrimit në BE, që është një informacion i munguar përgjithësisht në Shqipëri. Pjesa e tretë sjell informacionin për Bashkimin Europian, e cila ndërtohet në Shqipëri dhe Bruksel.Në emision trajtohet një cështje e nxehtë brënda Bashkimit Europian, p.sh. Kushtetuta. Qëndrimet e ndryshme të shtetëve të ndryshme. Kjo bëhet nëpërmjet agjensive të huaja, por edhe nëpërmjet intervistave ekskluzive tëTv Alsat me deputetë dhe përfaqësues të vendeve në Bruksel dhe në Tiranë. EMISIONI KULTUROR “ALMANAK”
EMISIONI KULTUROR “ALMANAK”, formati i ri i emisionit Almanak në
këtë sezon drejtohet nga gazetarja Mira Tuci e cila prej 6 vjetësh
ndjek nga afër e me profesionalizëm zhvillimet e kulturës dhe artit
shqiptar,cdo të mërkurë në orën 20.30 dhe ritransmetimi të enjten në
10:25.
Sfida e ringritjes së kinematografisë shqiptare gjen hapësirë në
emisionin “Almanak”. Kineaste, regjizorë dhe skenaristë shprehin
opinionet e tyre në hapësirën e emisionit tonë në një formë ku mendimet
përballen dhe jepën propozime konkrete pa rënë në përsëritje dhe
patetizma. Emisioni SHOW “TAKIM EKSKLUZIV” është një emision kulturor, me protagonistë personazhe dhe aktorë të rëndësishëm të fushës politike dhe asaj artistiko-kulturore. Ky emision transmetohet ditën e dielë, ora 22:00 dhe ritransmetimi të hënën në orën 10:20,drëjtuar nga Inis Gjoni. Në këtë emision përfshihen kuriozitete të jetës politike, artistike dhe personale të personazheve të ftuar në studio. Qëllimi I këtij emisioni është zbërthimi dhe njohja më afër me personazh VIP të jetës shqiptare për ti bërë ata më prezent, më të prekshëm për të gjithë shikuesit, Ky emision shuan kureshtjen e mijëra teleshikuesve në lidhje me këta personazhe VIP si për jetën e tyre private ashtu edhe për atë artistike dhe politike ( një pjesë të mirë të emisionit zënë rubrikat rozë të gazetave në të cilat personazhet janë të përmendur), si dhe opinionet e tyrë mbi shkrimet dhe faktet e përmenduara për ta. Emisioni Kulturor “Shpirtra të lirë“ Emisioni Kulturor “Shpirtra të lirë“ është një emision I zgjeruar rreth informacioneve më të reja për botën e artit, dhe personazheve të saj.Ky emision transmetohet cdo të shtunë në orën 20: 30 deri në 22:00 dhe ritransmetimi të djelen në orën 10:25. Drejtuar nga Aida Bajraktari. Në këtë emision informativ dhe argëtues përfshihen kuriozitete nga bota, ngjarje interesante dhe kulturore Një rubrikë e vecantë me të rejat më të fundit të modës që përfshin sfilata, foto dhe informacione të shkurtra,tendencat e fundit.Trajtohet edhe një rubrikë,tërësisht e dedikuar rreth jetës dhe aktivitete të figurave të njohura shqiptare, evenimenteve kulturore brënda vendit dhe rajonit. Ky format tërheq brezin e ri kuriozë për të qënë të mirinformuar rreth gjithshkaje artistike qe ndodh rreth tyre por dhe më gjëre, duke përfshirë brënda edhe kategorine e njerëzve që parapëlqejnë botën e artit apo që kanë ose gjejnë të përbashkëta me të. DITA 7 DITA 7. Përmbledhje javore e informacionit në fushat politike, sociale, sportive, kulturore. Nga vendi dhe bota. Çdo të diel në orën 15:30 (30 minuta). Drejtuar nga gazetarja Joli REMAJ. Skenografi e dedikuar.
SPECIALIA E DITËS. Emision çdo te Premte ne oren 18:30. Emisioni trajton argumentin më të spikatur të ditës me të ftuar special në studion e lajmeve. Protagonistë nga fusha të ndryshme të politikës dhe jetës shoqërore. STUDIO SPRINT STUDIO SPRINT program i bazuar mbi përmbledhjen e ngjarjeve sportive nga vëndi dhe bota, drejtuar nga Albana RUZI dhe që transmetohet cdo të enjte ne orën 16:30 dhe të djelë në orën 18:30. Me skenografi të dedikuar. TË PATHËNAT E YJEVE Të PATHËNAT e YJEVE Program i përditshëm, me materiale nga Reuters, mbi kinemanë dhe jetën e artistëve. Zgjat 30 minuta dhe me një skenografi të dedikuar. CIKËL MUZIKA Cikël dokumentarësh mbi muzikën dhe rrymave të ndryshme të saj, tendencën e re muzikore si dhe grupet apo këngëtarët e ndryshem nga bota. MOZAIK Cikël dokumentaresh që trajton tema nga fusha e shkencës mjekësisë, mjedisit, etj. FUTURIZËM Cikël dokumentarësh që sjell të rejat e fundit të shkencës nga zbulimet në hapësirë. UNIVERSI PERMES ARTIT Cikël dokumentarësh që sjell pranë teleshikuesit të rejat e fundit nga arti dhe kultura. EUROKULTURË Cikël dokumentarësh me të rejat e fundit të kulturës Evropiane. |







