| IN MEMORIAM/ Lufta për pavarësinë e Kosovës, 1968-2008 |
|
|
|
| e mërkurë , 14 janar 2009 | |
40 vjet më parë, Kushtetuta e Jugosllavisë u amendua pas demonstratave shumëditëshe të studentëve, dhe ishte e qartë se pakicat më në fund do të fitojnë të drejtat e tyre. Si u miratua Kushtetuta e vitit 1974, çfarë të drejta i jepte ajo shqiptarëve në Jugosllavi dhe pse këto të drejta ata nuk i gëzuan kurrë. Beteja për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi filloi atëherë kur ishte e qartë se Kosova ngeli jashtë kufijve të Shqipërisë komuniste, por askush nuk e kishte parashikuar se kjo betejë do të zhvillohej me dekada të tëra.
Demonstratat e vitit 1968 ishin një shpresë e madhe jo vetëm për ata që jetonin nën indoktrinimin komunist dhe ndikimin e Moskës por edhe për pakicat që jetonin në Jugosllavi dhe trumbetonin se ishin çlirimtarë të këtij vendi. Etapat e krijimit të këtij shteti ishin temë e debateve të ndryshme, por frytet shqiptare të bashkëjetesës në këtë shtet që nga viti 1945, ku Jugosllavia komuniste kishte katër Kushtetuta, dhe Republika e Serbisë tre, na bëjnë që të mos e përmendim me aq krenari këtë pjesë të historisë. Shqiptarët ishin gjithmonë të humburit, madje edhe atëherë kur u miratua Kushtetuta e vitit 1974, aq mirë e shkruar në letër, për ta pasur zili edhe shtetet më demokratike. Pas goditjeve të rënda sociale dhe politike, demonstratave të studentëve më 1968, skandalit të rrugëve në Slloveni, lëvizjeve masive në Kroaci të vitit 1971, anarkoliberalizmit në Serbi më 1972, kritikave në periudhën e amendimeve të Kushtetutës u hodh ideja e reformës së federalizmit me parimet e punës së bashkuar. Pas debateve të shumëta në Brione, Kushtetuta e re e Jugosllavisë u miratua më 21 shkurt të vitit 1974 e më pas ajo e Serbisë. Në vend të “punës së bashkuar” dhe sistemit të sapovendosur të delegimit, rëndësi të vecantë ka edhe përcaktimi i republikave socialiste si "shtete të bazuara në sovranitet", ndërsa krahinat socialiste si "bashkësi shoqëroro-politike", ku "qytetarët, kombet dhe kombësitë realizojnë të drejtat e tyre sovrane". Pakicat kombëtare u quajtën kombësi dhe krahinat u bënë pjesë konstituive të federatës. Por cfarë ndodh?! E shkruara në letër qetësoi shqiptarët që kërkonin të drejta të barabarta me kombet e tjera në Jugosllavi, ishte një Kushtetutë me aq shumë të drejta sa që ishin të pakuptimta për kohën e madje edhe për ditët e sotme, por shqiptarët vazhduan vuajtjet e tyre sepse ajo nuk u zbatua. Pse ndodhi kjo, pse nuk u shfrytëzua rasti i vitit 1968 kur Jugosllavia kishte humbur rrugën në oborrin e saj, kur demonstrata kishte ngado si në Lublanë ashtu edhe në Zagreb, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Nuk është e lehtë të flitet për ato që ndodhën 40 vjet më parë, por është lehtë të konstatohet se në betejën për të drejtat e shqiptarëve ka munguar dhe mungon disidenca intelektuale. Ku ishte ajo kur u amendua Kushtetuta e vitit 1963, kur u miratua Kushtetuta e vitit 1974 dhe kur kjo e fundit nuk u përfill fare vetëm në territorin e Kosovës. 26 dhjetori i vitit 1968 për elitën politike serbe konsiderohet ditë turpi, dhe është dita kur amendohet fillimisht Kushtetuta e më pas edhe miratohet Kushteta e Re e Jugosllavisë më 21 shkurt të vitit 1974, kur Kosova merr statusin e ngjashëm me atë të Republikave. A mund të konsiderohet kjo ditë si fillimi i krjimit të shtetit të pavarur të Kosovës, konstitucionalistët, elita politike kosovare dhe ekonomistët e sqarojnë në këtë mënyrë. "Me ndryshimet në kushtetutën e Jugosllavisë që filluan me amendametetet e vitit 1967 u panë shenjat e para të një avancimi të pozitës kushtetuese të krahinave autonome në Ish-Jugosllavi .Ato përmblodhën në vija të përgjithshme pozitën e krahinave si subjekte të barabarta në federatë, ndonëse jo me pozitën e pranuar të republikës.Ato mund të kualifikohen si bërthama të një ngitjeje të pozitës tërë kohën të denigruar të shqiptarëve dhe përbëjnë fillimin e një zgjidhjeje më të drejtë të pozitës së Kosovës dhe të shqiptarëve në Ish – Jugosllavi. Këto amendamete kanë krijuar bazën, kanë ndryshuar pikpamjen që ka patur Jugosllavia ndaj dy krahinave në mënyrë të vecantë të Kosovës,sepse nqs i kthehemi historisë kushtetuese të Ish-Jugosllavisë.Këto dy krahina nga fillimi i qënies nën Jugosllavi nuk kanë patur status të barabartë sepse Vojvodina ishte një shkallë më e avancuar se Kosova dhe pikpamja e barazisë midis krahinave ka shënuar një hap të rëndësishëm me kushtetutën e '74", shprehet Esat Stavileci, akademik. "Procesi i avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës filloi pas rënies së Rankovicit famëkeq.Për 20 vite e më tepër nga viti 1945- 1966 Kosova ishte thjesht një provincë e Serbisë madje e sunduar me aparat policor. Amendamentimi i kushtetutës së Jugosllavisë filloi në vitin 1967-1968 e më tutje dhe përfundimisht në vitin 1974 u aprovua kushtetuta e re e Jugosllavisë.Në bazë të asaj edhe Kosova duke falenderuar avancimin e pozitës së vet kushtetuese si njësi federale fitoi të drejtën për të patur kushtetutën e vet dhe për herë të parë në historinë e vet edhe kushtetutën e parë Kosova e ka aprovuar në vitin 1974. Mund të thuhet se këtu ishte themeli i një shtetësie të ardhshme të Kosovës si një shtetësi federale brenda Jugosllavisë, shumë e distancuar nga Serbia si njësi federale. Po ashtu kishte shumë atribute, e kishte kushtetutën Kosova, kuvendin me kompetenca ligjvënëse mund të thuhet mbi 90 % sikur republikat, e kishte pushtetin ekzekutiv, pushtetin gjyqësor të gjitha shkallët përvec cështejeve për të cilat ishte kompetente gjykata federale për të gjitha njësitë. Kishte kryesinë e vet si presidencë kolektive të shtetit që e kishin republikat e tjera që e kishte Jugosllavia si federatë.e kishte gjykata kushtetuese dhe një territor që e ka gjykatën kushtetuese ai i ka elementët e shtetësisë dhe kështu me kushtetutën e vitit 1974 Kosova praktikisht i vuri themelet e shtetësisë së vet", thote Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc. Autonome të Kosovës. "Në kuadër të fillimeve të shtetësisë së pavarësisë është episod i rëndësishëm historik. Ju kujtoj se para kësaj kishte zhvillime që kishin të bënin me shkarkimin e ministrit të punëve të brendëshme të Jugosllavisë Rankovicit të famshëm, pleniumi i Brioneve dhe pas kësaj sikur u krijua një konfuzion i përkohshëm në federatën jugosllave.Filluan disa procese mes të cilave për Kosovën u krijuan disa predispozita që ajo fitoi hapsirë më të madhe në federatë", thote Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës, ne vitet 1991-1999. "Demostratat e 1968 jane proces i rendesishem i jetes politike dhe ekonomikie dhe zhvillimit te shtetesise se Kosovës.Por kjo nuk është e prerë para dhe pas demostratave.Demostartat kanë ardhur si pasojë e përpjekjeve të popullit shqiptar më tepër mund të quhet si pjekje e kushteve që i dha shtysë zhvillimit të ngjarjeve në rrugën e shtetësisë së Kosovës në momentin e duhur dhe të udhëhequr shumë mirë", rrefen Muhamet Mustafa.Ekspert i ekonomisë. Duke filluar nga viti 1968 deri në shkatërrimin e Jugosllavisë më 1992 kishim ndryshime të shumta kushtetuese. Me përjashtim të Kushtetutës së vitit 1974, shqiptarët gjithmonë ishin të humbur ndërsa sot nuk është e qartë se a kishim të bëjmë me një indoktrinim të komunistëve shqiptarë, apo pamundësi për të fituar më shumë të drejta në Jugosllavinë Komuniste. "Problemin e kam parë si cështje të raportit të forcave.Serbia ishte kundër cdo avancimi të pozitës kushtetuese të Kosovës. Me ato përpjekje udhëheqja e atëhershme kosovare angazhohej që ai proces të ecte përpara, por mendohet se kushtetuta e Jugosllavisë edhe në kohët më të mira të saj sikur shfaqi dy padrejtësi të mëdha ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Demostratat e '68 kishin mjaft ndikim. Padrejtësia e porë që iu bë shqiparëve ishte kur Kosova u instalua brenda Jugosllavisë në rrethanat e administrimit ushtarak në kuvendin e prizrenit dhe e dyta që nuk iu njoh statusi i republikës si edhe krahinave të tjera. Efektet e demostratës së’68 kërkesa për republikë edhe pse u shua vrazhdë nga Serbia përbëjnë fillimin e një ecjeje të pozitës kushtetuese të Kosvës si njësi federale në ish Jugosllavi", tha Esat Stavileci, akademik. "Kanë qenë të dyja. Ndoshta është e lehtë të flitet nga kjo distancë kohore 40 vjecare por në ato rrethana ka qenë një udhëheqje loajale e detyruar të nënshtrohej për shkak të rrethanave dhe zhvillimeve komplekse pas një faze të rëndë të luftës së dytë botërore dhe kjo natyrisht nuk mund ta elaborojë, por situata e atëhershme ka qenë majft e vështirë sepse Shqipëria komuniste e la Kosovën në lloç (sic themi ne) dhe u bë një paktim i socilaizmit apo komunizmit ndërkombëtar.Pra klasa politike e Kosovës nuk u tregua në nivel, kjo mund të amnistohet por ne mund të themi me keqardhje që nuk është bërë aq sa duhet", tha Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Por si u zhvillua procesi deri në miratimin e Kushtetutës së vitit 1974. Ajo që nuk kishte ndodhur pas clirimit të Jugosllavisë, ku Kosova mbeti si pjesë e saj, ndodhi më 1964 në Kongresin e tetë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, mesazhi ishte i qartë dhe shokues për serbët, ndërsa vinte nga kreu i piramidës shtetërore: u hap çështja kombëtare në Jugosllavi. Çfarë mund të bënte elita politike shqiptare në atë kohë dhe si mund të vlerësohet roli i saj gjatë dhe pas kësaj periudhe? "Unë nuk po vlerësoj rreptë por kam parasysh se përderisa nuk është hapur për diskutim cështja e Kosovës udhëheqja e atëhershme sikur është treguar luajale ndaj politikës. Por pas hapjes së ‘64 përmendet forumi i Brioneve,Kosova pati mundësinë të angazhohet për pozitën e saj kushtetuese sepse në tërë Ish Jugosllavinë u paralamërua një frymë më demokratike dhe ndryshuan disa pozicione .Serbia e humbi luftën karshi Jugosllavisë duke avancuar në pozitën e dy njësive autonome duke potencuar në pozitën ndaj federatës", tha Esat Stavileci, akademik. "Deri në vitin 1974 kishte një shans të mirë për të fituar hapsirë dhe pozicion më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm social dhe të lirisë pasi shqiptarët ishin të diskriminuar që nga mbretëria jugosllave dhe që pas luftës së dytë botërore.Viti 1974 ishte shumë i rëndësishëm kur gjërat duhej të ndryshonin masivisht , që klasa politike të merrte një pozicion të barabartë me republikat e tjera.Kjo nuk ndodhi sepse klasa politike e Kosovës nuk ka qënë në nivelin e duhur nuk ka patur resurse, nuk ka qenë e arsimuar duke qenë e pabarabartë me elitën politike të Serbisë", vijoi Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Pas Plenumit të Brioneve më 1966, kur ishte e qartë se edhe Partia e Konuniste e Jugosllavisë po shkonte drejt federalizmit, pushteti i Serbisë ishte nën kritika të ashpra, dhe ishte e qartë se si Jugosllavia ashtu edhe Serbia do të ndërrojnë karakterin e njësisë federale. Pse ka munguar angazhimi i elitës politike shqiptare pas këtij plenumi, meqë deri në demonstratat e vitit 1968 asgjë nuk lëvizi? "Udhëheqja është sjellë me maturi politike dhe i ka munguar guximi politik që të sensibilizojë cështjen e Kosvës.Ata kanë patur presionin e madh por gjithmonë mund të thuhet që kanë patur më shumë mundësi dhe duhej të ishin më ofensivë për ta bërë realitet pozitën e Kosovës", vijon akademiku Esat Stavileci. Por pas demonstratave të vitit 1968, kur Serbia tashmë ishte nën shënjestrën e të gjithë komunistëve jugosllavë, filloi edhe procesi i amendimit të Kushtetutës. Sërish diskutime të ashpra në Brione dhe Kushtetuta e re u miratua më 21 shkurt të vitit 1974. Me këtë rast shqiptarët në Jugosllavi fituan mjaft të drejta por jo ato që kërkonin. Ky ishte edhe momenti i thyerjes së Serbisë. "Thyerja e parë e Serbisë ka ndodhur me ndryshimet në kushtetutën e vitit 1974 por nuk ndodhi thyerja e plotë sepse po të ndodhte ajo atëhere që në atë kohë Kosova do të avanconte në pozitën e saj kushtetuese ashtu si njësitë e tjera federale.Serbia e përjetoi rëndë sepse me të njëtjat ndryshime kushtetuese u rregullua pozita e krahinave dhe republikave të tjera të Ish – Jugosllavisë. Duke filluar nga rregullat që fillojnë nga tërësia territoriale, nga pjesmarrja direkte në ndryshimet e kushtetutës së Ish- Jugosllavisë që Kosova përfaqësohej në të gjitha institucionet shtetërore të Ish Jugosllavisë deri tek norma se pa pëlqimin e Kosovës nuk mund të bëheshin ndryshime kushtetuese.Pozicioni i Kosovës brenda Serbisë ka qenë më tepër një marrëveshje politike. Udhëheqja e atëhershme e Ish-Jugosllavisë u tërhoq që Serbia ta përjetonte më lehtë këtë fyerje, prandaj edhe kulmoi me përfshirjen e Kosovës drejt për drejt në federatë, por me disa nuanca dhe në disa funksione të përbashkëta në republikë. Historia, meqë Kosova ishte aneksuar nga Serbia që në 1912-1918-1945-1989 mund të thuhet me plot gojën se Serbia asnjëherë nuk ka patur të drejtën legjitime që të qeverisë apo të kontrollojë këto troje pasi historia thotë se shqiptarët janë në trojet e veta se pa vullnetin e tyre janë bërë pjesë e Serbisë", tha Esat Stavileci, akademik. Ndërsa ai që udhëhoqi komunistët kosovarë dhe ishte Kryetar i Krahinës Autonome të Kosovës, Azem Vllasi thekson se realiteti ishte i tillë, bëheshin disa kompromise dhe Kosova mbeti në një pozitë dualizmi kushtetues. "Serbia ishte ajo që angazhohej për një Jugosllavi të centralizuar. Serbia si krijuese e jugosllavisë që në 1918 e kishte idenë që të gjithë serbët të jenë një shtet dhe ai shtet meqënëse kishte popuj të tjerë duhej ta kishte një karakter federativ.Por kështu u ndërtuan, prej 1945 ndërsa deri atëhere ishte mbretëri. Me kushtetutën e vitit '74 ishin pak a shumë të kënaqura republikat kombet dhe kombësitë në përgjithësesi por më të kënaqur se sa me gjendjen kur ishte federata ishte shtet i centralizuar me dominimin serb. Ne nuk realizuam të gjitha aspiratat që Kosova me Serbinë mos të ketë asnjë lidhje por të jetë njësi federale e Jugosllavisë dhe me emër Republikë.Realiteti ishte i tillë bëheshin disa kompromise dhe mbeti Kosova në një pozitë dualizmi kushtetues. Si njësi federale e përfaqësuar drejt për drejt në të gjitha institucionet e federatës por edhe në do lidhje me Serbinë", tha Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. Sipas kësaj kushtetute, republikat socialiste u përcaktuan si shtete të bazuara në sovranitet, ndërsa krahinat socialiste si "bashkësi shoqëroro-politike" ku qytetarët, kombet dhe kombësitë realizojnë të drejtat e tyre sovrane. Pakicat tashmë quheshin kombësi, krahinat u bën pjesë konstituive të federatës dhe sovraniteti i Serbisë tashmë ishte ndarë në tri pjesë. Kjo humbje e Serbisë konsiderohej si fitore e Kosovës nga politikanët shqiptarë edhe pse Kosova nuk e fitoi statusin e republikës. Por sa do të dëmtonte kjo situatë, proceset që kishin filluar në Kosovë "Kjo ishte frymë e re për shqiptarët dhe për Kosovën sepse u hap rruga për një qasje tjetër të pozitës së tyre. Deklarativisht thuhej se kombet dhe kombësitë janë të barabarta edhe pse në nuanca të ndryshonin pozitat e kombeve.Por nëse marrim një element: popullsinë, Kosova ishte e treta nga numri i popullsisë në Ish Jugosllavi po ashtu edhe si gjuhë dhe mbi bazën e këtyre elementëve Kosova përfitoi por nuk mundi të ketë pozitën e një republike.Më vonë do të shihet se para shpërbërjes së ish – Jugosllavisë ishte përcaktuese për komisionin e Badenterit i cili tha se ishte përcaktuese që nga ish Jugosllavia mund të dilnin shtete , vetëm republikat por jo krahinat autonome", rrefen Esat Stavileci, akademik. Pra situatë komplekse, por sa do të dëmtojë kjo situatë, proceset që kishin filluar në Kosovë. "Kishte debate politike si të definohen njësitë federale, republikat, krahinat dhe kombi. U braktis nocioni pakicë kombëtare sepse kjo nënkupton pakicë të rendit të dytë dhe për shqiptarët, hungarezët, në Vojvodinë u fut termi i ri Kombësi, sepse ishte fjala për ne si komb jemi shqiptarë me shtetin amë, Shqipërinë. Këto debate teorike a mund të definohen njësitë federale republikat në një mënyrë edhe si shtete por me shtet të përbashkët që ishte Jugosllavia dhe a mund të definohen edhe krahinat si të tilla. Atëhere thonë se republikat po, sepse ato në një mënyrë identifikohen me popujt. Republika Sllovene me shumicë dërrmuese të popullit slloven, ndërsa Kosova nuk mund të ishte shteti i dytë i kombit shqiptar. Këto ishin biseda dhe debate teorike. Kompromisi u gjet me një dualizim. Qytetarët mund të realizojnë të drejtat e tyre sovrane në krahina, ajo ishte një element i sovranitetit sepse populli është sovran por jo edhe të definuara krahinat si shtete ndërsa thuhej se e drejta për vetvendosje dhe shkëputje të njësive federale është konsumuar me faktin se e kanë bart sovranitetin në nivel shtetëror federal që quhej Jugosllavi.Kështu kanë qenë këto debate dhe përfundimi ishte ky në kushtetutë: Njësitë federale Kosova dhe Vojvodina të barazuara për shumë cka me njësitë e tjera federale të përfaqësuara drejtpërdrejt në federatë dhe jo përmes Serbisë dhe për aq sa kishin njësitë federale brenda një shteti federal sa mund të quheshin si shtete me bazamente shtetërore. Me mbi 90 per qind ashtu ishte edhe Kosova dhe Vojvodina", tha Azem Vllasi, Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. "Jam shumë kritik ndaj bashkësisë ndërkombëtare,luhatjeve dhe hamendjeve të saj. Këto të dyja dhe trajtimi prej saj i cështjes së Kosovës si një cështje e brendëshme e Serbisë ka bërë që ato luhatje dhe hamendje të zgjasin për një kohë shumë më të gjatë deri sa përcaktimin e shqiptarëve, të drejtën për vetvendosje ta risë lufta e UCK-së dhe bombardimet e NATO-s në '99 që Kosova të shihet ndryshe, dhe Bashkësia Ndërkombëtare u vu në lëvizje", thote Esat Stavileci, akademik. Nëse i hedhim një sy Kushtetutës së vitit 1974, nenet e saj të para janë më thelbësore, duke shkuar edhe në ekstrem për të qetësuar shqiptarët edhe pa republikë. Përvec atyre që përmendëm më lartë p.sh. Neni 5 thekson ndër të tjera se territoret e Krahinave Autonome nuk mund të ndryshojnë pa pëlqimin e tyre, gjë e cila vlen edhe për kufirin. Pse ky Nen ose fakt, kurrë nuk u përmend nga shqiptarët, deri në Kushtetutën e Milloshevicit në shtatorin e vitit 1990. "Trupat nga Beogradi që vinin në Kosovë gjoja për të qetësuar situatën janë ndaluar pasi nuk kanë marrë leje nga organet kompetente të Kosovës. Kjo flet se kishte një relaksim të pozitës kushtetuese dhe një linjë fuqizimi të qënësisë të saj", thote Esat Stavileci, akademik. "Është folur në Vjenë për kufirin që ai është i paprekshëm jam dakort me ju që nuk është shfrytëzuar sa duhet kjo pjesë dhe për arsyet e kësaj nuk di ctë them . Kushteuta ka qenë një hap përpara për ndërtimin e shtetësisë.Klasa politike ka qenë e vetëdijshme për rëndësinë e këtij neni pasi nuk do të kishim mbërritur deri këtu nëse nuk do tja dinim rëndësinë por cdo gjë ka qenë e kontrolluar, policinë e kanë patur mbi kokë", tha Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë. Pra, pas demonstratave të vitit 1968 dhe amendimeve kemi edhe Kushtetutën e vitit 1974. Sot konstitucionalistët e quajnë Kushetutë moderne, ndërsa serbët një marrëzi e cila krijoi Shtet brenda Shtetit. Por elita politike shqiptare nuk e shfrytëzoi këtë dokument dhe të drejtat e tij ndërsa studenti shqiptar vazhdoi me kërkimin e të drejtave sërish në demonstrata. Pra, Kosova nuk u quajt Republikë ndërsa serbomëdhenjtë e quanin shtet brenda shtetit. Pse nuk u shfytëzua kjo nga elita politike kosovare, ndërsa studenti i Kosovës ishte përqëndruar jashtë insitiuconeve për të fituar të drejtat e tij. Konstitucionalistët, politikanët e asaj kohe, pjesëmarrësit shqiptar në demonstratat e vitit 1968 dhe ekspertët e ekonomisë e shpjegojnë në mënyra të ndryshme. "Serbia e kishte quajtur shtet brenda shtetit dhe duke patur parasysh raportin e krahinave autonome me federatën drejtpërsëdrejti këtu ka pushuar, asnjëherë nuk mund të thuhet nga pikpamja juridike se Kosova ishte pjesë e Serbisë për shkak të përfaqësimit të saj të drejtpërdrejtë bashkë me Vojvodinën në federatë sepse ndryshe do të duhej të ishin tre Serbi brenda federatës. Pozicioni i udhëheqjes së atëhershme është ai cfarë nga distanca kohore mund ti adresojme mungesës së pregatitjes profesionale për të nxjerrë argumentat dhe faktet dhe për të adresuar tek studentët që ishin një mbështetje e fuqishme. Ditën e demostratës mendoja se po lëviz Kosova dhe shqiptarët dhe ndjeja se Serbia, e përkrahur ndoshta nga Jugosllavia, megjithëse kishte një komitet qendror të Partisë Komuniste, do të përpiqej që në mënyrën më të vrazhdë të dënojë, të ndëshkojë dhe të ndjekë demostruesit. Kjo është koha kur edhe udhëheqja shqiptare ra në grackë. Një pjesë e saj pranoi kualifikimet dhe shumë ofiqe. Por nëse e shohim nga sot ka një lidhje nga demostratat e '68, Forumi i Brioneve, dhe rënia e Rankovicit dhe pastaj ecjet e Kosovës deri në '81 në kushtetutën e ish Jugosllavisë në '74 dhe sërish një rënie se ishte argesioni i madh i Serbisë për shtypjen e demostratave të '81. Kjo kulmoi me amendamentet e '89 që larguan përfundimisht Kosovën nga Serbia dhe nga ish Jugosllavia, sepse përplasja e parë që solli shpërbërjen e ish Jugosllavisë ndodhi në Kosovë", tha Esat Stavileci, akademik. Sipas Nenit 132. të kësaj Kushtetute, Kuvendi është organi i vetëqeverisjes shoqërore dhe organi më i lartë i pushtetit në kuadër të së drejtës dhe detyrave të bashkësisë shoqëroro-politike.Shqiptarët kujtojnë vetëm një ditë të vetme kur ky parlament ka funksionuar ashtu sic deshi populli, dhe ishte dita e fundit e këtij Kuvendi. "Duhet të dihen dy cështje, kuvendi dhe kompetencat e kuvendit të Kosovës dhe kuvendi federal me kompetencat e tij dhe mënyra e përfaqësimit të njësive federale në kuvendin federativ. Kosova kishte sipas kushtetutës në 1974 kuvendin me kapacitete ligjvënëse me mbi 90 per qind sikur republikat. Kompetencat e përbashkëta ishin të bartura në nivel federate politika e jashtme etj. Kuvendi i kosovës kishte kompetenca për të rregulluar të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me territorin e Kosovës. Në nivel të Serbisë kuvendi i saj, duke patur parasysh Serbinë si njësi specifike federale me 2 krahina që në një mënyrë ishin në përbërje të Serbisë edhe elemente të federatës të përfaqësuara në federatë drejtpërdrejt me 2 nene të kushtetutës së Serbisë, kishte mbetur mundësia që të rregullohej një numër cështjesh me ligje të barabarta me ligjet në nivel të Serbisë por që shtriheshin edhe në territorin e krahinave. Psh, regjimi i ujrave, komunikacioni etj., këto ishin kompromiset politike shkrirja e realiteteve politike në kornizën kushtetuese në nivel të Kosovës në Serbi. Kështu ishin kushtetutat e njësive të tjera dhe kushtetuta e Jugosllavisë ku praktikisht ishin kompetencat e deleguara nga njësitë federale. Për disa cështje vitale për interes të njësive ato kanë patur të drejtë vetoje në kuvendin federativ por edhe Kosova", thote Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. Se cilat ishin arsyet e një jete të tillë parlamentare,pjesëmarrësi i demonstratave të vitit 1968 dhe Ish-kryeministri i Kosovës,Bujar Bukoshi shprehet: "Dita e vetme në të cilën shkelqeu është dita dhe pika më e shdritshme e asaj historie të hidhur të pozicionit të Kosovës në federatën Jugosllave. Ndërsa nuk është edhe shumë për tu krenuar se ka qenë një proces i rëndë, një pushtet i sofistikuar qendror i Beogradit i cili premtonte por nuk realizoi asgjë. Kushtetuta ka qenë në rregull në letra, por asnjëherë nuk është zbatuar. Për këtë nuk ka patur insistim nga shqiptarët". Neni 143. edhe pse për tri dekada vetëm në letër, na bën të turpërohemi nga parlamentarët shqiptarë të Kosovës. Sipas këtij Neni, Kuvendi vendos për çështjet themelore me rëndësi politike, ekonomike, sociale, kulutore dhe zhvillim shoqëror. Miraton planin shoqëror, buxhetin, rregulloret dhe aktet e tjera të përgjithshme. Pse përkundër këtyre Neneve dhe kësaj Kushtetute, ne kemi një Kosovë esktremisht të varfër në të gjitha këto aspekte. "Mund të flitet se sa është shfrytëzuar por kjo është ceshtje vlerësimi. Nëse e shohim në aspektin ekonomik social dhe kulturor ato vite pas pleniumit të ‘66 pas’ 68 dhe deri kur iu hoq autonomia e Kosovës në vitet '80 janë vitet kur Kosova ka përjetuar një zhvillim të gjithanshëm edhe në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor në ndërtimin e institucioneve në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Pse nuk u shfrytëzua më shumë, kjo është cështja se ka patur dobësi në qeverisje gjë për të cilën nuk jemi imun ka qenë një shoqëri me një klasë politike në zhvillim e sipër kështu që mundësitë që i janë dhënë nuk i ka shfrytëzuar deri në fund. Mendoj se me ato forca që kanë ekzistuar mundësitë janë shfrytëzuar bukur mirë. Në këtë kohë mund të flasim për një përgjegjesi dhe një përpjekje të popullit shqiptar për realizimin e të drejtave të tyre. Mos harojmë se sado e mirë ka qenë në tekst ajo kushtetutë ajo ka patur kufizimet e veta në realizimin e objektivave nacionale pasi ne kemi qenë brenda kufinjve të një shteti me liri të kufizuar veprimi pasi ishte shtet komunist. Pengesat kanë qenë mjaft të mëdha pasi Kosova është shmangur nga faza injiciale e zhvillimit ekonomik. Pra, menjëherë pas luftës së dytë botërore investimet kanë qenë me fonde falas pra pa kthim dhe pa normë interesi buxheti është akumuluar në mënyrë centraliste të gjitha janë tubuar në buxhetin federativ dhe është investuar por ajo pjesë e investimeve deri në vitet '60 e ka anashkaluar Kosovën. Kosova ka filluar të zhvillohet në fund të viteve '60 dhe në vitet '70 më shumë pra një dekadë të plotë pasi në vitet '80 erdhën problemet e shumta. Kosova ka pasur problem në aktivizimin e burimeve ekonomike pasi investimet janë përqëndruar në aktivizimin e burimeve natyrore dhe cmimet e prodhimeve në Kosovë kanë qenë të kontrolluara kështu që është krijuar një gërshet i cmimeve dhe të ardhurave që ka qenë në dëm të Kosovës pasi ajo më shumë ka humbur se sa ka marrë para nga fondi i federatës që ka qenë për kreditim dhe zhvillim. Ka marrë rreth 60 per qind të investimit ekonomik që është bërë në kosovë dhe rezultantja e përgjithshme është që Kosova është zhvilluar shumë më ngadalë se sa viset e tjera", tha Muhamet Mustafa-RIINVEST-Prishtinë. Neni 145 thekson se Kuvendet e bashkësive vetqeverisëse të interesit nga fusha e arsimit, shkencës, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale vendosin me organet kompetente të Kuvendit të bashkësisë shoqërore politike, e në rastin tonë Kosovës. Nëse vështrojmë të gjitha republikat, madje edhe krahinën e Vojvodinës, në të gjitha këto fusha ne çalojmë. Pse, kur ligji një gjë të tillë e lejonte,ose pse nuk kishim dëgjuar një zë kundër nga foltorja e parlamentit, Ish-kryetari i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës shprehet: "Bashkësi vetqeverisëse kishte në të gjitha njësitë federative edhe ne i kemi pas bashkësitë vetqeverisëse për sigurimin social dhe shëndetësor për arsim shkencë dhe kulturë. Bashkësitë vetqeverisëse të interesit në nivel federate nuk ka patur në strukturën e funksionimit të pushtetit ekzekutiv kanë ekzistuar sektretariatet (ministritë). Ndërsa bashkësitë vetqeverisëse të interesit për mënyrën e harmonizimit politik për një lëmi të caktuar shoqërore për mbledhjen e buxheteve kanë ekzistuar". Për të mos kërkuar disidencë individuale Neni 146 theksonte se Kuvendi i bashkësisë shoqëroro-politike mund të shpallë referendum për cështjet që janë në kompetencën e tij dhe aq më shumë që vendimi i marrë përmes referendumit është i detyrueshëm. Njëri ndër udhëheqësit kryesorë të viteve '80 Azem Vllasi, shprehet: "Referendumi ka ekzistuar në disa nivele. Psh, komunat mund të organizonin referendume për cështjet e tyre. Në nivel republike dhe krahine po ashtu ka ekzistuar mundësia e referendumit por jo për cështje shtetërore për cështje të interesave vitale të shtetit.Në nivel federate referendum për të gjitha njësitë nuk ka patur". Ndërsa Kryeministri i Kosovës gjatë viteve '90 vlerëson se kjo elitë shansin e kishte por misionin nuk e realizoi deri në fund. "Kjo e konfrmon edhe një herë atë që thashë më parë sepse ju e keni një shans por për arsye të tjera ose motive të tjera ky shans ose mision i udhëheqjes politike të asaj kohe nuk u kry në tërsi pasi që thjesht nuk u luftua për vendin sic duhet", tha Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Sipas Nenit 154 qytetarët e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë janë të barabartë në të drejta dhe detyrime pavarësisht kombësisë, racës, gjinisë, gjuhës, fesë, arsimimit ose pozitës shoqërore. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çfarë mund të thuhet pas 40 vjetësh, me një përvojë të hidhur për Kosovën dhe Nenin aq demokratik të pazbatuar ndonjëherë në vepër. "Ky ka qenë një standart i shumë kushtetutave të shteteve demikratike por në shtetet komuniste edhe pse sistemi i Jugosllavisë ka qenë në shumë aspekte dukshëm më liberale në praktikë ka pas shumë dallime mes deklarimeve dhe praktikës psh drejtpërdrjet në kundërshtim me këtë parim kushtetues për liritë ka qenë ligji penal i sanksionuar delikti verbal është dënuar sipas nenit 133. Apo veprimtaria politike e organizuar jashtë institucionale me nenin 36 ka qenë e sanksionuar.Ky është vetëm një ilustrim se ka patur dallime nga praktika në kushtetutë.Tek ne situata në praktikë ka qenë më e vështirë sepse sipas rrethanave politike diktohej edhe mënyra e zbatimit realizimit apo kufizimit të lirive personale politike etj.Problemet e dallimeve kanë qenë në të gjithë Jugosllavinë më pak në Slloveni dhe më shumë në Kosovë", thote Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. Me Kushtetutën e vitit 1974, përkatësisht Nenit 166 garantohej liria e të menduarit, liri e cila i është mohuar shqiptarëve dhe qindëra mijëra vet kanë vuajtur vite të tëra dënimi. A mund të quhet kjo periudhë, si periudhë e errët parlamentare në Kosovë ku mungonte një disidencë sado e vogël? Ish-Kryetari i Krahinës Autonome të Kosovës, Azem Vllasi mendon se një stiuatë e tillë nuk ishte në gjithë Jugosllavinë. "Jo vetëm në Kosovë por as në gjithë Jugosllavinë nuk ka patur mundësi të legalizimit të formave të ndryshme të veprimit politik domethënë nuk ka patur opozitë as parlamentare as jashtë tij ka qenë sistem 1 partiak. Mungesa e pluralizmit politik këtu ka patur pasoja më të rënda. Në 1948 kur është ndarë Jugosllavia prej Bashkimit Sovjetik dhe ka ardhur deri tek përplasja historike Tito-Stalin në Jugosllavi shumë njerëz kanë përfunduar në burg se donin stalinizëm më vonë për enverizmin etj. Edhe pse komunizëm më liberal ky i Jugosllavisë përsëri liritë kanë qenë të kufizuara.Praktika ka qenë në dis’harmoni me parimet kushtetuese.Nëse krahasohet kushtetuta e Serbisë me atë të krahinave ajo kishte shumë liri", tha Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. Sipas Nenit 167 garantohej liria e shtypit dhe mënyrave tjera të informimit dhe të shprehurit publik, liria e shoqërimit, liria e të folurit dhe shfaqjes publike. Nen modern i një Kushtetute socialiste aq pak të zbatuar në vepër. A mund të fajësohet për këtë shoqëria kosovare, e cila kishte para vetes Kushtetutën si mjetin bazë për të mbrojtur popullin që përfaqësonte? "Shoqëria Kosovare nuk mund të fajësohet në atë mënyrë dhe në të kërkojmë fajtorin dhe nëse duam ti relativizojmë gjërat edhe udhëheqja kosovare nuk mund të fajësohet në atë masë në kutpimin e ndëshkimit. Por nëse i analizojmë seriozisht rerthanat dhe i krahasojmë me shanset shihet se në atë Kushtetutë natyrisht nuk mund të fitoni asgjë nëse ju jepet dicka në letër dhe ju premtohet. Ju cdo ditë do të kërkoni ta pushtoni lirinë.Asgjë prej asaj që qëndronte në letër nuk u realizua .Nuk ka pas as liri të shtypit as të shprehjes së lirë", thote Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Mungesa e statutit të Republikës, shumë njerëzve u ka kushtuar me jetë, por nga përvoja e kësaj Kushtetute mund të konstatohen dhe shumë të drejta shqiptarët nuk do ti gëzonin sepse elita e përzgjedhur komuniste do të ishte heshtur dhe nuk do të kërkonte zbatimin e Kushtetutës qoftë ajo edhe e Repubikës së Kosovës. Psh, kemi Nenin 175, i cili thotë se një person mund të dënohet me vdekje për veprën më të rëndë penale. Por përvoja e drejtësisë kosovare dëshmon se një shqiptar i Kosovës përvecse kur ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981, është pushkatuar edhe kur në vetmbrojtje ka vrarë një serbë? "Ka qenë fjala për një lloj aparteidi një segrekacion etnik dhe këto shpjegohen kur ju e keni një platformë të caktuar politike,ndërsa nene dhe paragrafe nuk luajnë asnjë relevancë, nuk ngrenë peshë për shkak se ajo mbetet në letër. Ndërsa shteti me dhunën e tij sistematike kundër shqiptarëve e bën të vetën. Këtu qëndron mashtrimi që për një kohë të gjatë zotëronte për sa i përket Jugosllavisë së atëhershme si një shtet liberal", tha Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Mbrojtja dhe Siguria janë çështje shumë të ndjeshme për të cilat shqiptarët e Kosovës nuk janë përkushtuar edhe aq shumë. Madje, bazuar në Kushtetutën e vitit 1974 është vetëm Serbia ajo që i ka shfrytëzuar të drejtat e saj kushtetuese me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Bazuar në Nenin 239, e drejta e komunave, krahinave autonome dhe republikave ishte që në përputhje me sistemin e mbrojtjes popullore, secila në territorin e vet rregullon dhe organizon mbrojtjen popullore dhe udhëheq mbrotjen territoriale, mbrojtjen civile, dhe përgatitjet e tjera për mbrojtjen e vendit. Ky sistem nuk u shfrytëzua nga shqiptarët e Kosovës, dhe u braktis sa çel e mbyll sytë, ndërsa Vllasi kujton se si rrodhën ngjarjet. "Me kushtetutën e Jugosllavisë sistemi i mbrojtjes është definuar si sistem multietnik dhe ka përmbajtur dy segmente: armata popullore e Jugosllavisë që më vonë doli famëkeqe e përdorur nga serbët kundër të tjerëve dhe segmenti i dytë ka qenë mbrojtja territoriale që ka qenë kompetencë e njësive federale të republikave dhe krahinave.Në vitin 1987-88 për shkak të situatës politike situata e sigurisë në Jugosllavi kryesia që kishte kompetenca kushtetuese nën ndikimin e serbëve në armatë u soll një vendim që armatimi i mbrojtjes territoriale të republikës dhe krahinave të merret nën përkujdesjen dhe mbikqyrjen e tyre. Vendimi i kryesisë i 1988 u zbatua kudo.Reaguan slloventë pas pavarësisë. Mrojtja territoriale nuk ka patur armatimin e rëndë të një ushtrie të rregullt. Kur u shkel me dhumë pozita kushtetuese e Kosovës u shkel me vendim të kryesisë së jugosllavisë kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme në fillim të marsit të vitit 1989.U vendos të përdoren efektivat e armatës popullore për zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ne nuk kishim fuqi të armatosur për tu mbrojtur nga vendime të tilla", kujton Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. Politika e Serbisë dhe vetë Titos kanë menduar me kujdes për të drejtat e shqiptarëve të kërkuara në demonstratat e vitit 1968 dhe ishte gjuha shqipe ajo që u bë pjesë e strategjisë titiste për të qetësuar shqiptarët dhe pakënaqësitë e tyre që dita-ditës po intensifikoheshin më shumë. Sipas Nenit 246 të Kushtetutës së vitit 1974, gjuhët e kombeve dhe kombësive janë të barabarta. Në atë kohë konsiderohej arritje, edhe pse shqiptarët nuk e fituan Republikën. A ishte e drejta e gjuhës dhe kritereve të tjera kaq të ndjeshme. Vetëm një e drejtë sa për të qetësuar demonstruesit dhe jo për ta demokratizuar sistemin, Azem Vllasi si dëshmitar i kohës sqaron: "Pozita kushtetuese e Kosovës me kushtetutën e ‘74 dhe të gjitha të drejtat e tjera nuk ishte asgjë e falur nga Beogradi por e fituar me mundin e popullit dhe të klasës politike, sepse gjithmonë hasnim në kundërshtimin e Serbisë. Si dëshmitar them se për pozitën e avancuar të Kosovës me kushtetutën e 74 duhet të falenderojmë Titon dhe Eduard Kardelin (bashkëpunëtori nr 1 i Titos). Strategjia e Titos ishte që Jugosllavia qëndron në një federatë sa më të sofistikuar mundësisht edhe konfederatë sepse ajo ishte e vetmja mënyrë për t’ju shmangur hegjemonizimit serbomadh. Titos nuk i ka pëlqyer përqëndrimi serbomadh në Beograd edhe pse si udhëheqës me të gjitha kompetencat ka pas pushtet të madh të koncentruar në duart e veta, politik dhe ushtarak. Me amendamentet e vitit 1969 kur është themeluar kryesia e Jugosllavisë ka qenë e mundur si presidencë kolektive e krijuar nga përfaqësues të njësive federative si një zëvendësim i Titos që mos të mbetet e rrezikuar Jugosllavia që ta rikthejnë serbët nën pushtetin e vet si para 1941.Titos mund ti bëhen shumë vërejtje sepse fundi i jetës së tij e gjeti Jugosllavinë të pareformuar.Në një gjendje të improvizuar dhe serbët prisnin atë moment largimin e Titos nga skena politike për të rikthyer qëllimet e veta për një Serbi të madhe dhe kjo ndodhi në fund të vitit ‘80 me Kosovën, Bosnje Hercegovina me tragjedi më të mëdha, me Kroacinë etj., dhe erdhi fundi i Jugosllavisë". Majde shkohet edhe më larg duke u shkruar dhe mbushur letra. Edhe pse u shkruajt në Kushetutë Neni 247 kurrë nuk u zbatua në vepër. Ai i garantonte çdo kombësie që të punojë në realizimin e të drejtave në shprehjen e kulturës,lirisë së përdorimit të gjuhës së vet, zhvillimit të kulturës dhe për këtë të themelojë organizatat dhe të gëzojë të drejtat e tjera të parashikuara me Kushtetutë. Përvec të drejtave të garantuar me Kushtetutë, Neni 248 i Kushtetutës thekson se kombësitë relaizojnë të drejtat sovrane në komuna si dhe në bashkësinë vetëqeverisësë dhe shoqëroro politike. Nga shumë ndryshime që kishte pësuar Kushtetuta e vitit 1963 ishte edhe sistemi bankar. Sot nëse një bankier e lexon Kushtetutën në fjalë mund të flasë për një sistem i cili ka funksionuar në tërësinë e vet, por sa ka qenë i zbatueshëm në Kosovë. Sipas Nenit 261 të Kushtetutës, Banka Popullore e Jugosllavisë, Bankat Popullore e Republikave dhe Krahinave Autonome janë përgjegjëse, në kuadër të të drejtave të tyre për stabilitetin e valutës, për likuiditetin e përgjithshëm të pagesave në vend dhe jashtë tij, dhe për zbatimin e politikës së përbashkët monetare dhe kreditore. Madje saktësimi në këtë Nen shkon edhe më larg: Banka Popullore e Jugosllavisë, Bankat Popullore të Republikave dhe Bankat Popullore të Krahinave Autonome në mënyrë të pavarur zbatojnë masat e përcaktuara me ligjin federal me të cilin realizojnë qëllimet dhe detyrat e politikës monetare dhe kreditore. Pra, një sistem model i cili mundësonte një zhvillim ekonomik të pashmangshëm. Nëse krahasojmë ekonomitë e republikave dhe Krahinës Socialiste Autonome të Vojvodinës të asaj kohe me atë të kohës dallimi është i dukshëm. Cila ishte situata, dhe pse nuk u gëzuan këto të drejta në Kosovë, këtë e sqaron eksperti i ekonomisë Muhamet Mustafa. "Pas luftës së dytë botërore niveli i zhvillimit ekonomik të Kosovës ka qenë rreth 40 %, ndërsa me mesataren e zhvillimit të ish jugosllavisë ka qenë rreth 28 %. Vendet e tjera të Ish-Jugosllavisë kanë qenë më të zhvilluara pasi të gjitha investimet në infrastrukturë pas viteve '60 republikat e tjera i kanë kryer pa interesa ndërsa Kosova të gjtha këto punë i ka kryer me kredi gjë që ka rënduar në buxhetin e Kosovës. Investimet janë bërë në Trepce dhe në termocentrale për prodhimin e energjisë. Edhe metalet e Trepces edhe energjia e prodhuar i kanë patur çmimet e kufizuara.Ato janë shitur në tregun e brendëshëm ku cmimet kanë qenë më të ulta se në tregun botëror. Ndërsa kur kemi dashur të importojmë teknologji nuk kemi mundur të importojmë nga jashtë ku cmimet kanë qenë më të ulta, por kemi qenë të detyruar ti marrim ato në tregun e brendëshëm me cmim më të lartë. Edhe pse ka ekzistuar fondi i investimeve brenda federatës ai ka qenë në formë kredie që duhej shlyer dhe investimet e këtij fondi janë bërë në investime kapitale që i japin fitimet me shumë ngadalë dhe vonesë ose në industrinë përpunuese . Ky ka qenë një problem i strukturës ekonomike e cila duhej të ndryshohej por për fat kjo zgjati vetëm një dekadë dhe erdhën vitet '80 që u shtuan tensionet politike dhe rrjedhimisht edhe ato ekonimike. Në këtë kohë Kosova nuk u zhvillua më, pasi synonte vetëm të ruante nivelin në të cilin ndodhej në pamundësi zhvillimi duke syunuar autonominë dhe krijimin e shtetësisë. Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe deri diku edhe Bosnja që ishin më pak të zhvilluara mendonin se federata jepte shumë pak për zhvillimin e tyre dhe këto pakënaqësi u kthyen edhe në planin nacional dhe kështu edhe shkaqet ekonomike ishin ato që sollën shpërbërjen e Ish Jugosllavisë", thote Muhamet Mustafa-RIINVEST-Prishtinë. Madje është e shpjegueshme edhe situata e rëmdë aktuale e ekonomisë kosovare. "Ajo që u ndërtua në vitet ‘70 u shkatërrua tërësisht gjatë viteve '90. Kosova ka eksportuar në vitet ‘70 rreth 700 milion dollarë mallra. Janë vonuar privatizimet pas ardhjes së UNMIK ristrukturimi ka qenë i ngadalshëm rigjenerimi shumë i ngadalshëm prandaj ne mbartim këto pasoja të viteve '90 dhe të menaxhimit jo të mirë pas çlirimit", vijon Mustafa. Për të ardhur në fund dhe te maja e piramidës shtetërore të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, kryesia, ku Kosova kishte anëtarin e saj. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk i kanë besuar prezencës së një përfaqësuesi të tyre në Kryesinë e Repubikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, për atë as nuk e kanë komentuar ndonjëherë prezencën e një njeriu kukull në atë organ federativ. Neni 313i kësaj Kushtetute parshikonte që Kryesia e Repubikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve, e më qëllim të realizimit të të drejtave të barabarta të kombeve dhe kombësive, të kujdeset për harmonizimin e interesave të përbashkëta të republikave dhe krahinave, në përputhje me përgjegjësitë dhe realizimin e të drejtave të tyre. Zëri i së drejtës nuk është dëgjuar, por Neni 321 i Kushtetutës theksonte se Kryesia e Repubikës Socialiste Federative të Jugosllavisë përbëhet nga një anëtar i cdo republike dhe krahine, i cili zgjidhet nga kuvendi i republikës, përkatësisht krahinës autonome. Sot, me mendje të ftohtë, çfarë mund të thuhet për rolin e përfaqësuesit kosovar në këtë kryesi? A duhet të fajësohet koha në të cilën po zhvillohej gjithë kjo ngjarje apo elita politike në përgjithësi. Sepse për Kosovën asgjë nuk do të ndryshonte, sikur edhe të mos ishte fare një përfaqësues në kryesi, me theks të veçantë pas ngjarjeve të vitit 1981? "Elita politike ka përgjegjësinë për zhvillimet, për fatin apo për fatkeqësinë e popullit.Ajo ka qenë në krye të punëve dhe ka pas për obligim që të kryejë punët e veta.Unë them se ajo elitë nuk e ka kryer punën e vet , ose ka ra në provim, ose nuk ka qenë përfaqësuese e mirë e interesave të popullit shqiptar në atë Jugosllavi", thote Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Kushtetutë moderne për kohën por e pazbatuar. Por cila do të ishte Kosova pa Kushtetutën e vitit 1974? "Kosova pa kushtetutën e vitit 1974 do të vazhdonte të angazhohej në planin që nuk do të ishte e veshur me norma kushtetuese.Kushtetuta e vitit 1974,(kështu mendonte edhe akademiku i ndjerë Adem Zajmi) shënon hapin e parë të ngjitjes sipër të pozitës domethënë alpinizmi i Kosovës ka filluar nga ’71-’74 dhe me shpalljen e pavarësisë brenda ish Jugosllavisë nga delegatët e kuvendit ,shpallja e kushtetutës të Kacanikut, por menjëherë më vonë referendumi për shtet sovran dhe të pavarur. Të gjitha këto janë vazhdimësi e përpjekjeve që iu takojnë njerëzve të guximshëm studentëve,rinisë të cilët u angazhaun nga të gjitha anët për republikë dhe pavarësi", tha Esat Stavileci, akademik. "Pa kushtetutën e vitit 1974 Kosova do të ishte me kushtetutën e vitit 1963, Kosova, një provincë e thjeshtë e Serbisë. Realiteti politik ka qenë që me anë të një rebelimi, kryengritje të armatosur Kosova s’ka pas mundësi të ndahet nga Serbia as nga Jugosllavia ajo ka qenë një realitet. Jugosllavia ishte për botën një shtet sovran asnjë nuk përziehej në punët e brendëshme të shtetit dhe është vështirë të qëllosh proceset që ndodhën më vonë në Evropë me rënien e murit të Berlinit me shkatërrimin e komunizmit në evropën Lindore dhe me kundërshtitë e brendëshme në Jugosllavi që sollën shpërbërjen. Cdo njësi federale dhe cdo popull e kishin vetëm një qëllim, pavarësimin. Mali i Zi tentoi të mbetej me Serbinë, por edhe ai u nda në vitin 2006. Në këtë realitet të ri për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër përvec pavarësisë. Versioni më i mirë do të ishte bashkimi kombëtar, por për këtë s’mund të flas por apet realiteti ndërkombëtar sot na ka sjellë në një situatë që edhe ne edhe shqiptarët e Shqipërisë thonë: ja kështu si jemi,Kosova e pavarur Shqipëria shtet dhe të gjithë së bashku një ditë ndoshta....", tha Azem Vllasi,Ish-Kryetar i Krahinës Soc.Autonome të Kosovës. "Është vështirë për mua të them se cila do të ishte Kosova pa kushtetutën, pasi nuk dihet se si mund të rridhnin ngjarjet pa kushtetutë.Nuk mund të profetizoj.Ndoshta kupa mund të mbushej , ndoshta shqiptarët mund të zgjidhnin një rrugë tjetër por unë nuk kam prirje të fetishizoj kushtetutat e tjera", thote Bujar Bukoshi, Ish-Kryeministër i Kosovës ne vitet 1991-1999. Por si vlerësohen këto lëvizje në Serbi, demonstratat dhe amendimet e vitit 1968, Kushtetuta e vitit 1974 dhe gjithcka që ndodhi më pas. Politika serbe nuk është e gatshme ta pranojë realitetin edhe pse ishte dhe është e gatshme ti keqtratojë shqiptarët, por ka zëra që flasin edhe paksa më ndryshe në Beograd, pa emocione dhe me realizëm, qofshin ato edhe të dhimbshme si për elitën që krijoi, ashtu edhe për atë që shkatërroi Kosovën. Referencat historike të dokumentave nga Ish-Jugosllavia janë më shumë se komike nëse kemi gjithcka që ndodhi në këtë krijesë komuniste. Qysh më 27 qershor të vitit 1950 fillon procesi i famshmëm “DDD” që nënkuptonte-Decentralizimin,Deburokratizimin dhe Demokratizimin dhe ajo që quhej Parti Komuniste e Jugosllavisë më 1952 pagëzohet si Lidhje Komuniste e Jugosllavisë. Më nuk vriste partia, ama shqiptarët dita-ditës ishin më pak në numër, më shumë në burgje, dhe pa mbështetjen e asnjë kombi dhe kombësi në Jugosllavi. Të gjitha ndryshimet kushtetuese në Jugosllavi nuk ndikuan në jetën e shqiptarëve, ata ishin qytetarët e dorës së dytë edhe pse kushtetuta i konsideronte si të barabartë. U rritën dhe zhvilluan nën dhunën e Beogradit zyrtar, për të shpallur më 17 shkurt pavarësinë e Kosovës, si domosdoshmëri dhe realitet të ri i cili ishte krijuar në tokën kosovare. Këtë realitet, Beogradi zyrtar nuk është në gjendje ta pranojë,edhe pse ka zëra intelektualë që menduan dhe mendojnë se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Njëri ndër ta është edhe Profesori i Historisë pranë Fakultetit Filozofik në Beograd, Nikolla Samarxhiç i cili katër vjet para shpalljes së pavarësisë nga ana e kosovarëve shprehej se Serbia duhet e para ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si xhest të mirë ndaj shqiptarëve, ndaj të cilëve për shumë kohë ka kultivuar marrdhënie ekstremisht raciste, e që më vonë ka gjeneruar me racizmin shqiptar ndaj serbëve. Profesor Samarxhiçi mendon se pas miratimit të amendimeve në vitin 1968 dhe Kushtetutës së vitit 1974 kur Kosova fiton statusin e Krahinës Autonome të ngjashëm me Repulikat e Jugosllavisë, kishim të bëjmë me një proces logjik, sepse përfshirja e Kosovës në bashkësinë jugosllave ishte e palogjikshme. "Në kontekstin e pozitës së Kosovës në bashkësinë jugosllave ishte një proces logjik, para së gjithash, përfshirja e Kosovës në bashkësinë jugosllave ishe e palogjikshme. Bashkësia jugosllave u themelua në bazë të një afirmiteti kulturor të serbëve, kroatëve, dhe sllovenëve me pas u parqitën edhe bashkësi të tjera etnike si bosnjakët, malazezët, maqedonët, që shprehën qartë kërkesat e tyre për autonomi.Problemi i Kosovës ishte përbërja e përzierë etnike, që për dy shekujt e kaluar ka pësuar ndryshime, kështu që shqiptarë e Kosovës sot përbëjnë rreth 90 % të popullsisë.Por qysh atëherë, ata ishin nga 60 deri në 70% , nuk mund ta them saktë, u bënë bashkësi etnike dominante në këtë teritor, dhe kërkuan të drejtat e tyre kolektive. Në vitet ’60 për bashëkësinë jugosllave në tërësi, filluan të krijohen rrethana shumë më të volitshme, më 1965 u bë reforma ekonomike e cila liberalizoi ekonominë, sidodomos shikuar nga konteksti se si ishin shtetet e Evropës Lindore edhe ajo me Shqipërinë në atë kohë. Në Plenumine Brioneve më 1966 Tito shkarkoi Rankoviçin, i cili në Kosovë zbatoi terror policor, ndërsa të metat demokratike në pjekurinë e shoqërisë serbe, kjo pafatësi që shoqëria serbe të përcaktohet ndaj një personaliteti të tillë, ndaj një isnititucioni të tillë,dëshmonin prejardhjen e popullaritetit aq të madh që kishte në Serbi. Kështu, pas këtyre ndryshimeve, që sollën një përparim të përgjithshëm në Jugosllavi, u hap edhe kjo çështje e cila filloi me amnedimet kushtetuese në vite 1968-71, dhe me Kushtetutën e vitit 1974, ku Kosova u konstitua si autonomi në vete me të gjitha, Gjykatën e Lartë, që tregonte një nivel të lartë pavarësie", thote Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Profesori i njohur serb i historisë mendon se elita politike shqiptare nuk u angazhua pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 deri në demonstratat e vitit 1968 sepse kishim të bënim me një elitë të korruptuar dhe konservatore, që kontribuoi edhe në prapambetjen e Kosovës. "Kjo në atë kohë nuk ishte e mundur,ishte një proces i cili u ndie qartë pas vitit 1974, elita politike e asaj kohe ishte jashtëzakonisht shumë e korruptuar dhe konservatore,dhe ky konsrevatorizëm u nide aq shumë dhe kontriboi në prapapambetjen e Kosovës, përkundër fondeve shumë të mëdha që harxhoheshin në Kosovë si në një vend të pazhvilluar të federatës jugosllave dhe fondeve të huaja para së gjithash Bankës Botërore që në njëfarë mënyre zhdukeshin në shoqërinë kosovare e cila po ngelej vazhdimisht e vafër. Ky karakter antidemokratik i shoqërisë kosovare,përcillej me një dhunti të politikanëve kosovarë që më shumë të shikojnë në drejtim të Tiranës, cfarë ishte në atë kohë, se sa në Beograd dhe Zagreb, ashtu si edhe Tito që vetvehtes i krijoi opozitën, e cila ishte jashtëzkonisht shumë nacionaliste dhe prosovjetike, që ai më pas të kthehej në atë kursin prosovjetik, në moshën e tij të thyer për të zhvilluar marrëdhënie shumë të mira me Leonid Brezhnjevin. Me fjalë të tjera,proceset që pasuan pas viti 1972 dhe 1974, pavarësisht nga përmbaja dhe karakteri i amendamenteve dhe Kushtetutës së vitit 1974, ishin jodemokratike dhe ndiheshin në tërësi në fedratën jugosllave dhe vet Kosovën", thote Samarxhic. Kështu më 21 shkurt të vitit 1974 me Kushtetuën e re shqiptarët fitojnë disa të drejta por jo edhe ato që i kishin kërkuar.Por profesor Samarxhiç nga ana tjetër thotë se kjo Kushtetutë në Beograd u ndje si një privilegj i tyre për të penguar vendimet e Serbisë dhe jo si e drejtë e tyre demokratike "Kjo Kushtetutë në fakt ishte një dokumnet i keq, jo vetëm se copëtoi Jugosllavinë, por ndaloi edhe demokratizimin e saj dhe rrugën properëndimore që ndihej vite më parë. Shqiptarët fituan një të drejtë koletive territoriale që në Beograd u ndie si një privilegj i tyre për të penguar vendimet e Serbisë si njësi federale në tërësi, por jo edhe si e drejtë e tyre demokratike.Pikërisht,kjo Kushtetutë dhe situata në politikën jugosllave nga viti 1974, në kuptimin e demokratizimit të Jugosllavisë, vazhdimisht të reformave që kishin ndaluar, ishte një kokërr boshe. Tito ia arriti që të krijojë një ndikimi të madh politik, në Beograd dhe Zagreb, duke u konforntuar me forcat reformiste dhe liberale, dhe kjo në një masë të madhe nga ana tjetër kontriboi në rritjen e nacionalizmit, duke u mbështetur në një regjim të tillë totalitar dhe izolues në Tiranë", shpjegon profesori Samarxhic. Pjesën e parë të Kushtetutës së vitit 1974, që është edhe më thelbësorja, që për hir të qetësimit të shqiptarëve u janë dhënë edhe të drejta që edhe sot nuk kuptohen, siç është rasti me mosndryshimin e kufijve pa miratimin e Krahinave, për profesorin nuk është ndonjë problem i theksuar por tek karakteri antidemokratik, antiliberal dhe antiekonomik i Kushteutës. "Po ky kufi ngeli ai që ishte, nuk ishte ndonjë problem i theksuar, por unë problemin më të madh e shoh tek karakteri antidemokratik, antiliberal dhe anti treg të Kushteutës së vitit 1974, tek zgjidhjet që nuk ishin logjike, e që gjeneruan nacionalizëm në Beograd.E dyta, terrori ndaj shqiptarëve zgjati deri në shkarkimin e Rankoviçit më 1966, dhe ky terror u ripërsërit pas demonstratave të vitit 1981, por sot harrohet që në këtë terror kanë marr pjesë edhe focat polciore dhe ushtarake nga e gjithë Jugosllavia, dhe kjo ndjenjë antishqiptare ishte e përgjithshme.Nuk ishte më i vogël dhe më pak i parëndësishëm, as tek boshnjakët po them që ishin të besimit islam, që në atë kohë ishin të orinetuar si shumë projugosllavë, që konsderonin se shqiptarët me kërkesat e tyre, po kontribojnë në shkatërrimin e bashkësisë jugosllave.Kështu, këto janë procese shumë komplekse. Në Kosovë nuk u arrit të zhvillohet një liderizëm i qartë, i cili do të ishte në gjendje që përmes presionit ndaj Beogradit zyrtar, mendoj në Beogradin si kryeqendrën e federatës jugosllave, dhe një angazhim të politikës së jashtme e cila nuk do të mbështetej në Tiranën zyrtare sic ishte në atë kohë, do të kishte sukses në përcaktimine qartë të kërkesave që do sfumonin rezistencat e nacionalizmit serb, dhe do të kontribonin në krijimin e një bashkësie të pranueshme për të dy popujt dominant që e popullonin Kosovën në atë kohë", vijon profesori i historise Nikolla Samarxhic. Dhe Serbia, kur përfundoi me valën e keqtrajtimeve të viteve ’70, pas demonstratave të vitit 1981 filloi me keqtrajtimin tjetër i cili shoqërohej me fushatën antikushtetutë të vitit 1974. Kushtetuta, thuhej se e trajton Kosovën si shtet brenda shtetit, teori për të cilën Samarxhiç ka një sqarim të vecantë: "Kosova Republikë,ishte sllogan i demonstratave të vitit 1981, ngjarjet që pasuan më pas, me shuarjen e dhunshme të kësaj kryengritje, forcat e saj kohe të federatës jugosllave, mënyra se si udhëheqën pas vdekjes së Titos, tregonte barabarsinë e Kosovës në federatën jugosllave, pasi që kishin të drejtë tetë anëtarët e kryesisë me një madnat njëvjecar ta udhëheqin federatën jugosllave,shkaku i dytë ishte mosmarrveshja në mes vetes,para së gjithash gjuhës shqipe, dhe mungesa e ndërsjelltë e fleksibilitetit që për cështje të hapura të diskutohet në mënyrë të hapur.Kjo cështje e Kosovës iu dorëzua nacionalistëve, si në Beograd ashtu edhe në Kosovë, që i takonin udhëheqjes komuniste, madje asaj më radikale, estabilishmentit prostalinist, proleninist, promarksist, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, dhe kjo ka kontribuar edhe më shumë jo vetëm në acarimin e marrëdhënieve por edhe keqkuptimit". Por pse elita politike shqiptare nuk i shfrytëzoi këto të drejta dhe studentët shqiptarë sërish u detyruan që të drejtat e tyre t’i kërkojnë jashtë institucioneve. Eksperti i njohur i çështjes kosovare mendon se shoqërisë kosovare i mungonte konsensusi politik dhe pas të gjitha atyre që përjetoi përvec se e përcarë përfundimisht ishte jodemokratike. "Kam përshtypjen se në shoqërinë kosovare nuk ka ekzistuar një konsensus politik, pra pas asaj shuarje të dhunshme dhe ç’njerzore të demonstratave të vitit 1981, për këtë nuk kishte edhe kushte të volitshme, udhëheqja ishte e përçarë, përfundimisht ishte jodemokratike, dhe kur nuk ekziston një kontekst demokratik, nuk ekziston as dialogu demokratik, liderët ishin të përjashtuar në këtë kuptim në kohë pas vdekjes së Titos, kur në fakt nuk ishte e qartë se cfarë dëshrionin shqiptarët e Kosovës, ata nuk guxonin të shprehnin qartë kërkesën e tyre për pavarësi, pasi të gjithë e kishin të qartë,si atyre ashtu edhe të tjerëve në bashkësinë Jugosllave, se Kosova Republikë në fakt do të thotë Kosovë e pavarur, e jo Kosova Republikë në Federatën Jugosllave, pra një hap deri në pavarësinë e plotë të Kosovës. Dhe natyrisht ndihej frika jo vetëm në Serbi,për krjimin e një dickaje që ishte e përbashkët, shteti i të gjithë shqiptarëve, pasi federata jugosllave me strukutrën e saj pamundësonte krijimin e tërësive të tilla si kroatëve dhe serbëve, dhe ishin shumë bindës shembujt e kombeve që janë dënuar rreptësisht për shkak të nacionalizmit dhe rolit që kanë patur në anën e gabuar të hitorisë, sic ishte rasti me hungarezët, që territorialisht janë gjymtuar shumë pasi një pjesë e territoreve të tyre i kanë takuar Jugosllavisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Kështu që për këtë çështje nuk është guxuar të flitej hapur, ata që këtë diskur se kanë shprehur në opinion ishin nacionalistët për të gjitha palët, dhe nuk kanë munudur të kontribojnë që kjo cështje të zgjidhet në mënyrë paqësore", thote Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Ditën e vetme që kujtojnë shqiptarët e Kosovës për funksionimin e parlamentit sic deshi populli, është dita e fundit e tij. Profesori duke mos menduar ditën kur ata u dëbuan me dhunë nga regjimi i Millosheviçit, flet për ditën që vërtet ishte në përputhje të plotë me qëndrimin e popullit: 17 Shkurtin kur Parlamenti i Kosovë shpalli pavarësinë nga Serbia, dhe shton:“Ky ishte një vendim shumë i logjikshëm!” "Nuk e di nëse mendoni për 17 Shkurtin kur Parlamenti i Kosovë shpalli pavarësinë nga Serbia, dhe ky ishte një vendim shumë i logjikshëm. Por karakteri i këtij vendimi, i këtij institucioni dhe reagimi në këtë vendim dëshmonte magjepsja për kontekstin shtetëror, pavarësinë shtetërore, magjepsja me veten e vet si komb që është në gjendje të funksionojë në hapsirë të zbrazët.Nacionalizmi shqiptar i Kosovës ka gjeneruar krime lufte dhe paqësore jo vetëm ndaj shqiptarëve dhe ka gjeneruar kulturë politike shumë të kontestueshme e cila e ndaloi zhvillimin, ndoshta të kombit shqiptar në tërësi, sepse Kosova për Republikën e Shqipërisë u bë një zonë tampon, ndaj civilizimit, një shembull i keq i sjelljes kolektive, të një kombi në kontinuitetin kohor që për shqiptarët e Kosovës nuk ishte gjithmonë i pavolitshëm, federata jugosllave ishte një shans, shqiptarët e Kosovës më me shumë cilësi në kuptimin e standartit të jetesës dhe normave të tjera të jetës së përditshme, kanë jetuar më mirë se shqiptarë në shtetin amë ose shqiptarët në Maqedoninë perëndimore, dhe pikërisht kjo datë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u bë nxitësi i paknaqësisë që sot ndihet sipas të gjitha gjasave për shkak të çështjeve të pazgjidhura që këtë shoqëri e shqetësojnë. Pavarësia nuk mjafton, kjo pavarësi është ndërtuar edhe në rezistencën ndaj të gjithë të tjerëve,jo vetëm federatës jugosllave por të gjithë fqinjëve shqiptarë,jo vetëm serbëve, jo vetëm jugosllavëvë, dhe kjo është një bazë jo e shëndoshë.Unë mendoj që edhe sot, pavarësia e Kosovës është e konstestueshme jo sepse është në pyetje pavrësia kombëtare por që ajo është krijuar në dhunën shekullore, duke u bazuar në forcat antidemokratike dhe antiliberale, duke u bazuar në shoqërinë konservatore dhe pamundësisë së një dialogu demokratik të cilin bashkësia jugosllave e ka ofruar", vijon Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Edhe pse elita politike shqiptare nuk kishte dhe nuk ka një përgjigje të saktë për mungesën e interesimit shqiptar rreth mbrojtjes dhe sigurisë, duke e arsyetuar atë me politiken e Serbisë, Samarxhiç thekson se federata e Jugosllavisë nuk ishte e gatshme që çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë t’ia dorëzonte Krahinës Autonome të Kosovës, pra, ky disponim nuk ekzistonte asgjëkundi në federatën jugosllave. "Mendoj se federata e Jugosllavisë nuk ishte e gatshme që çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë t’ia dorëzonte Krahinës Autonome të Kosovës, se ky disponim nuk ekzistonte asgjëkund në federatën jugosllave. Ashtu siç është zhvilluar distanca etnike ndaj shqiptarëve të Kosovës, kjo distancë nuk ishte e huaj për asnjë nga kombet e Jugosllavisë, mendoj se ngjarjet e viti 1981 që në njëfarë mënyre u përsëritën më 1989 ku demonstratat u shuan nga forcat e sigurisë nga të gjitha Republikat e Jugosllavisë, dhe jo vetëm Serbia, mendoj se ky është shkaku konkret se pse nuk është guxuar të dëgjohen liderët e Kosovës, që krahina autonome të merrte kompetenca të tilla, të parashikuara me Kushtetutë", thote Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Edhe mungesa e të drejtave shqiptare në sistemin bankar, aq perfekt sipas Kushtetutës së vitit 1974, ka shpjegim sipas profesorit serb të historisë. Në nivel federate, thekson Samarxhiç, konsiderohej se shqiptarët nuk dëshirojnë të jetë të përbashkët, me këto qëndrime u krijua edhe distanca e tmerrshme etnike dhe racore që ndjehej nga të dyja palët, si nga ajo jugosllave ashtu edhe nga ajo shqiptare. "Është e vështirë që nga këndvështrimi i sotëm nga standartet të vlerësohet një dokument i këtij lloji, Jugosllavia kishte shumë borxhe, Kushteuta e vitit 1974 është një dokument i rralë i cili kishte pjesën ekonomike e cila dëshmonte nevojën për institucionalizimin e vetëqeverisjes punëtore edhe në nivel kushtetues, dorëzimin e fabrikave në duart e klasës punëtore, në atë kohë, pasoi pas qërimit të hesapeve me menaxherët, kur një shtresë e madhe e njerëzve të aftë u largua nga postet udhëheqëse,dorëzimi i fabrikave në duart e punërorëve ishte destruktivitet i fabrikave, punëtorët vetshkaëtrruan me vjedhje dhe obstruksion, vendet e tyre të punës, dhe nga ana tjetër kishim Jugoslavinë me shumë borxhe. Ky borxh i madh ishte si shkak i lëvizjeve politike që u zhvilluan në fillimvitet ’80-të, pas shumë reformave të kontestuara, fatkeqe dhe të pasuksesshme që po i zbatonte qeveria fedrale e Millka Planincit, 1982 dhe 1983. Kështu që këtu nuk kishte vend të qartë për një liderizëm shqiptar,sepse në nivel federate konsiderohej se shqiptarët nuk dëshirojnë të jetë të përbashkët, me këto qëndrime u krijua edhe distanca e tmerrshme etnike dhe racore që ndjehej nga të dyja palët, si nga ajo jugosllave ashtu edhe nga ajo shqiptare", shpjegon Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Samarxhiç vlerëson edhe rolin e anëtarit shqiptar të kryesisë së Jugosllavisë. E si mund të ishte ai, kur pas demonstratave të vitit 1981, ai nuk përfaqësonte asnjeri në emër të Kosovës ndërsa kishim të bëjmë me një person të zbehtë, të parëndësishëm, përkatësisht produkt të presioneve politike, policore, ekonomike ndaj elitës udhëheqëse të Kosovës. "Ju besoj se po mendoni për Sinan Hasanin, i cili ishte anëtar i kryesisë pas vdekjes së Titos, unë mendoj se ai ka kryesuar kryesinë më 1984 ose 1985, nuk më kujtohet saktë, ai ishte një person i zbehtë, i parëndësishëm përkatësisht ishte pordukt i presioneve politike, policore, ekonomike ndaj elitës udhëheqëse të Kosovës, në atë kohë nuk kishte zgjedhje demokratike të cilat do ta demokratizonin liderizmin e shoqërisë në çfarëdo aspekti, e vet shoqëria kosovare, konservatorizmi i thellë i saj, prapambetja dhe marrdhëniet e vrazhda gati sa edhe johumane, kanë lejuar që me këtë shoqëri të manipulohet, që ajo të mbyllet sa më shumë, aty nuk kishte hapsirë të mjaftuesme që të shfaqen liderë të rinjë që do të jenë në gjendje, që ndër të tjera të tërheqin vëmendjen e partnerëve të politikës së jashtme jugosllave. Nga viti 1972 deri në vitin 1980, gjithnjë e më shumë ekzistonte Bashkimi Sovjetik, dhe kjo situatë në fedratën jugosllave e ka komplikuar edhe më shumë situatën sepse kjo në një pjesë perëndimore është ndierë, rezistencë ndaj një aleance të tillë. Gjatë viteve ’80-të rastet ishin më të volitshme, Jugosllavia më shumë u kthye nga Perëndimi, edhe pse reformat e saj po shkatërroheshin. Mirëpo kjo magjepsja me pastërtinë e rracës dhe kombet, nëse flasim këtu edhe për Prishtinën, ka penguar lidertë e rinj shqiptarë që të vendosin marrëdhënie të reja që ata do të bëheshin lider, në procesin e demokratizimit të Jugosllavisë në tërësi. Ata thjesht kanë dashur që Kosova të amputohet nga kjo tërësi, edhe pse ajo në federatën jugosllave ka munudur ta gjejë pozitën e saj të barabartë që do ti ofronte kushtet më të volitshme për zhvilim, në dallim nga kushtet që sot ekzisotjnë në Kosovën e pavarur, ku shoqëria jashtëzakonisht është e mbyllur, ku vertikalja kulturore, politike dhe ekonomike shumë, shumë konservatore dhe patriarkale, ku kemi një nivel të lartë papunësie. Jugosllavia ka ofruar hapsira si fizike ashtu edhe ekonomike, që presionet që sot ndihen në shoqërinë kosovare të relaksohen, që shqiptarët të asimilohen dhe integrohen në shoqërinë jugosllave, dhe në këtë mënyrë të krijojnë përparimin e tyre ekonomik dhe kulturor duke përfshirë edhe demokratizimin e shoqërisë kosovare", vijon Samarxhic. Por,duke pasur parasysh Kushtetutën e vitit 1974 dhe të drejtat e shqiptarëve,a mund ta padisin ata Serbinë për mënyrën e dhunshme të ndryshimeve kushtetuese nga ana e Millosheviçit. Profesor Samarxhiç mendon se pas vitit 1989 kanë ndryshuar rrethana e së drejtës ndërkombëtare dhe këtë përgjegjësi e kanë bërë të pakuptimtë. "Mendoj se nuk ekziston një Gjykatë kompetente për një gjë të tillë, dhe se shpallja e pavaërsisë së Kosovës këtë e ka bërë të pakuptimtë. Gjykatat nuk gjykojnë për të kaluarën,ndërsa vitet ’70 janë një e kaluar shumë e shkuar. Nëse mendoni për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, pas këtyre ndryshimeve u bë dezintegrimi i Jugosllavisë, e cila nga vet procesi i ka anulluar këto, pranimi ndërkombëtar i Sllovenisë,Kroacisë, Bosnje Herecegovinës, gjithashtu kanë ndryshuar rrehanat e së drejtës ndërkombëtare, që këtë përgjegjësi e kanë bërë të pakuptimtë. Unë nuk shoh se kujt do ti adresohej kjo padi, dhe nuk mendoj se një padi e tillë do të ishte serioze,aq më shumë kur OKB ende nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur", thote Nikolla Samarxhiç,Profesor i Historisë në Fak.Filozofik-Beograd. Dhe në fund fare, cila do të ishte Kosova pa Kushtetutën e vitit 1974. Profesori i Historisë pranë Fakultetit Filozofik në Beograd, Nikolla Samarxhiç duke mos dashur të bëjë ndonjë parashikim flet për mungesën e potencialeve demokratike në shoqërinë kosovare dhe federatën jugosllave. "Po kjo është pyetje se si do të ishte sikur të ishte. Unë më shumë do të dëshiroja të flisja për mungesën e potencialeve demokratike në shoqërinë kosovare dhe fedratën jugosllave, për përgjegjësinë e elitës kosovare dhe asaj serbe, për nacionalizmin dhe dominimin gjithnjë e më të madh të kësaj lloj politike pas vitit 1968, për përgjegjësinë hisotrike të Titos se pse procest e hapjes së reformës ekonomike, demokratizimit i ka ndaluar në vitet e tij të fundit, dhe filloi ti kthehet kursit sovjetik. Dhe natyrisht përgjegjësisë së shoqërisë kosovare që të distancohet më shumë nga popujt e tjerë të Jugosollavisë, të cilët si bashkësi kanë ofruar kushte për prosperitet, dhe nuk është distancuar nga shoqëria e saj patriarkale e konservatore, nga marksiszmi e leninzmi, nga racizmi e shovinizmi,dhe gjithckaje karakteristike për procet jugosllave të dezintegrimit të dhunshëm", perfundon profesori i historise Nikolla Samarxhic. Pra, viti 1968 do të kujtohet si fillimi i luftës për pavarësi dhe një shans i humbur që përfundimisht Kosova të mos jetë pjesë e shtetit që u krijua pas Luftës së II-të Botërore, Jugosllavisë. Ndërsa Kushtetuta e vitit 1974, mund të quhet moderne, madje, edhe që krijoi Shtet brenda Shtetit. Por, për shqiptarët nuk shërbeu as si moderne dhe as si kushtetutë që krijoi një shtet, të cilin nuk dihet se si e identifikoi regjimi i Millosheviçit, kur ajo nuk u shijua nga shqiptarët e Kosovës. Përgatiti: AGIM POPOCI |
|
| Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 maj 2009 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






40 vjet më parë, Kushtetuta e Jugosllavisë u amendua pas demonstratave shumëditëshe të studentëve, dhe ishte e qartë se pakicat më në fund do të fitojnë të drejtat e tyre. Si u miratua Kushtetuta e vitit 1974, çfarë të drejta i jepte ajo shqiptarëve në Jugosllavi dhe pse këto të drejta ata nuk i gëzuan kurrë. Beteja për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi filloi atëherë kur ishte e qartë se Kosova ngeli jashtë kufijve të Shqipërisë komuniste, por askush nuk e kishte parashikuar se kjo betejë do të zhvillohej me dekada të tëra.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.