Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
Parlamenti Evropian/ REZOLUTA PER KOSOVËN PDF Printoni E-mail
(77 vota)
e shtunë , 07 shkurt 2009
Image 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Parlamenti Evropian diskuton për një rezolutë e cila bazohet nga raporti i raportuesit për Kosovën, Joost Lagendijk. Si u hartua kjo rezolutë, amendimet e parashtruara dhe si kaloi ajo  në procesin e votimit pas një angazhimi të madh të Beogradit zyrtar kundër kësaj REZOLUTE.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës institucionet kosovare kanë vazhduar me miratimin e ligjeve që burojnë nga pakoja e Ahtisarit. Edhe pse ky proces i vështirë i paspavarësisë në Kosovë është shoqëruar me debate dhe kritika si të vendorëve ashtu edhe ndërkombëtarëve, pavarësia e mbikqyrur ndërkombëtare është analizuar me kujdes edhe nga raportuesi i parlamentit evropian, eurodeputeti holandez Jost Lagendijk. Në prag të njëvjetorit të kësaj pavarësie, eurodeputeti Lagendijk i ka propozuar Parlamentit Evropian edhe një rezolutë për Kosovën e cila vjen 11 muaj pas pavarësisë së shpallur nga institucionet e Kosovës dhe e pranuar nga 54 shtete, pas një lufte të ashpër diplomatike të Beogradit zyrtar dhe kontestimeve në të gjitha instancat për këtë lloj pavarësie, dhe pas një neglizhence të institucioneve kosovare në lobim për ndërkombëtarëzimin e shtetit më të ri në Evropë. Për çfarë rezolute është fjala, cilat janë tri pjesët më të rëndësishme të kësaj rezolute dhe çfarë po ndodhë pikërisht me pjesën e parë që është edhe referenca ndaj planit të Ahtisarit i cili duket sikur sillet në jetë nga Parlamenti Evropian pas harresave të fundit.

"Mazhoranca e Parlamentit Evropian mendon akoma se propozimi i Ahtisarit, siç u miratua nga institucionet e Kosovës dhe në ligjet e vendit, mbetet ende baza më e mirë për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Pra ne jemi shumë të lumtur që kosovarët po vazhdojnë të zbatojnë planin e Ahtisarit dhe ne vetë si evropianë që i kërkuam kosovarëve ta bëjnë këtë duhet ta kemi të qartë që baza e asaj që po ndodh tashmë dhe që duhet të ndodhë në Kosovë në të ardhmen është plani i Ahtisarit. Thënë kjo ne e dimë që është një çështje delikate në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht në Serbi sigurisht dhe ne nuk synojmë të godasim Serbinë dhe Rusinë sa herë përmendim emrin Ahtisari, por ajo që është e qartë kur e lexon raportin, ky dokument bazohet në zbatimin e plotë të planit të Ahtisarit dhe unë jam shumë i lumtur që mazhoranca dërrmuese e Parlamentit është në favor të kësaj", shprehet Joost Lagendijk, Raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën.


Alsat:Plani i Ahtisarit ishte gjithashtu baza për dërgimin e EULEX-it në Kosovë, por gjërat rrodhën ndryshë në OKB. Si e shihni ju rolin e Këshillit Evropian dhe Komisionit në harresën apo fshehjen e Planit të Ahtisarit dhe lëvizjen përpara me pika të tjera.
Joost Lagendijk: "Siç e dini në Parlamentin Evropian vendos mazhoranca, pra është vota e saj që vendos për ti qëndruar parimeve të Ahtisarit. Në këshill apo në komisioni ata duhet të merren me vende apo komisionerë që nuk janë kaq të lumtur me pavarësinë e Kosovës dhe me propozimin e Ahtisarit. Pra aty shihet se kjo gjë nuk përmendet dhe as nuk i referohen, por përmbajtja e propozimeve të Komisionit dhe të Këshillit reflektojnë gjithashtu propozimet e Ahtisarit por ata nuk duan të provokojnë shumë serbët, rusët apo këdoqoftë si spanjollët, rumunët. Pra unë unë mendoj se në tërësi, megjithëse në rajon mund të jetë e vështirë që njerëzit të shohin çfarë fshihet pas, pasi Parlamenti përdor një gjuhë më të qartë, dhe pas tij vijne Këshilli dhe Komisioni, në tërësi kur e sheh se çfarë ndodh në terren, unë mendoj se të treja insitucionet sipas mënyrave të tyre bazojnë veprimet e tyre, nëpërmjet Eulexit, në planin e Ahtisarit. Pra megjithëse nuk i referohen dhe nuk e përmendin, në fakt kjo gjë po ndodh. Ne ne Parlament mund të jemi më të qartë si politikanë dhe të votojmë me shumicë. Por kur e sheh se çfarë ndodh në terren aty ka vetëm dallime tepër të vogla në mes asaj që bëjnë Këshilli, Komisioni dhe Parlamenti."

Alsat:Në raportin tuaj thuhet se Serbia keqinterpreton planin e gjashtë pikave të OKB-së. A janë këto gjashtë pika të paqarta për ju si Parlament apo për serbët të cilët thonë se Kosova është ende në Serbi sipas këtyre pikave.
Joost Lagendijk: ”Kur sheh raportin e përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që iu paraqit Këshillit të Sigurimit në dhjetor, kur e lexoni atë tekst, unë vetë e pranoj që kur e lexova për herë të parë nuk isha shumë i lumtur pasi duket sikur Kosova ndahet në kosovarët e jugut dhe EULEX-i dhe në serbët e Kosovës plus UNMIK-u në veri. Por kur i futesh detajeve dhe e lexon sërish, unë fola edhe me diplomatë evropianë që ishin aty kur u përgatit teksti, atëherë zbulon se në fund, interpretimi im dhe interpretimi evropian është se ajo çfarë duhet të bëjë EULEX-i është e njëjta gjë që synonte të bentë që ne fillim, në të gjithë Kosovën, pa ndarje, pra jo punë mbi të njëjtat çështje nga UNMIK-u dhe EULEX-i, por vetëm ky i fundit. Dhe ju e shihni që ajo që po ndodh tani është që po zbatohet interpretimi evropian i këtij teksti pak a shumë të dykuptimtë të Kombeve të Bashkuara. Ne e dimë dhe të gjithë e dinë se Beogradi ka një interpretim pak të ndryshëm të të njëjtit tekst dhe mendoj se është vetëm çështje kohe përplasja mes këtyre dy interpretimeve, mendoj unë, kur Serbia të mos bjerë dakort me interpretimin evropian. Ajo që ka bërë dhe po bën Parlamenti Evropian, nëpërmjet rezolutës time, është thirrja që i drejton pjesës tjetër të Bashkimit Evropian që të vazhdojë të ecë përpara me interpretimin evropian të asaj që është vendosur nga Kombet e Bashkuara:  shtrirja e EULEX-it në të gjithë Kosovën dhe mbi të gjitha çështjet. Dhe mendoj se ndoshta një ditë Serbia do të protestojë kundër këtij interpretimi, por ne s'mund të bëjmë gjë pasi po e zbatojmë këtë në terren dhe kjo është edhe ajo që dëshiron shumica e Kosovarëve."

Alsat: Por kur flasim për terrenin aty nuk është parë ende shtrirja e plotë e EULEX-it në veriun e Kosovës, priten negociata të reja teknike Prishtinë-Beograd, EULEX-i duhet ti raportojë OKB-së, çfarë mendoni ju për të gjitha këto.
Joost Lagendijk: "Është e qartë se EULEX-i duhet ti raportojë Kombeve të Bashkuara, por hallka e drejtimit, pra ai që iu tregon EULEX-it cfarë duhet apo çfarë s'duhet të bëjë vjen nga Brukseli dhe jo nga Nju Jorku. Pra po raportimit, por bosët e veprimive të EULEX-it janë në Bruksel. Është zoti Solana dhe Këshilli Evropian. Së dyti, është e vërtetë që EULEX-i nuk është shtrirë plotësisht në veri, por të gjitha lëvizjet dhe deklaratat e EULEX-it, të De Kermbaon, shefit të misionit në terren, e bëjnë të qartë se ata po shtrihen gjithnjë e më shumë. Tek doganat, në kufirin me Serbinë, në polici, nëpërmjet drejtimit nga EULEX-i dhe UNMIK-u jashtë kësaj, por edhe në gjyqësor, në gjykatën e veriut të Mitrovicës. Mbetet akoma një lloj kombinimi mes UNMIK-ut dhe EULEX-it por po shkon gjithnjë e më shumë në drejtim të misionit evropian. Pra ka më shumë njerëz në terren, por ata po përballojnë vështirësi dhe probleme kjo është e vërtetë. Ajo që presim ne si Parlament është që EULEX-i të tregohet i fortë në shtrirjen e tij si edhe në zbatimin e mandatit të tij dhe që të mos ketë frikë nga ndonjë rezistencë e serbëve të Kosovës. Kjo pasi ne evropianët duhet të tregojmë se kjo është ajo që dëshirojmë dhe për të cilën kemi rënë dakort dhe duhet ta bëjmë e të mos tërhiqemi në këtë moment. Unë vetë kam shumë shpresa që kjo do të ndodhë ashtu siç jam i sigurtë se do ketë më shumë probleme pasi sa më shumë do të zhvillohet dhe shtrihet në veri EULEX-i, aq më shumë do të protestojnë serbët e Kosovës dhe Beogradi".

Alsat: Në pjesën e dytë të raportit tuaj, në lidhje me vështirësitë ekonomike në Kosovë, ju i rekomandoni Këshillit dhe Komisionit që fonde të veçanta të jepen për minoritetet atje.
Joost Lagendijk: "Jo vetëm për ta, por edhe. Mendoj se në konferencën e donatorëve Kosovës mund ti ishin ofruar më shumë para nëse ato do të investoheshin në mënyrën e duhur. Pra unë jam shumë në favor të fondeve për infrastrukturën, krijimin e vendeve të punës, në sektorin e energjisë që përballet me shumë vështirësi. Por nuk duhet të harrojmë se arsyeja kryesore që serbët e Kosovës hezitojnë ende apo vazhdojnë të jetojnë në enklava, për shembull, nuk është më dhuna e cila ka shënuar rënie, por fakti nëse ata apo fëmijët e tyre te kenë një punë, të mund të jetojnë dhe paguajnë jetën e përditshme. Për këtë arësye ne theksojmë që qeveria të investojë dhe në enklava, ku ndodhën shumica e serbëve, për të treguar se paratë që marrin nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera duhet investuar që të përfitojnë të gjitha banorët e Kosovës. Pra kjo është kërkesa jonë, jo të investohet vetëm për ta, por edhe për ta."

Alsat: Por në Kosovë ka shumë vështirësi. Ju në raport kërkoni që të krijohen kushte dhe vende punë për serbët, arumunët, ashkalinjtë, turqit, por atje as shqiptarët nuk kanë punë. Me kaq pak para çfarë mund të bëhet në fillim.
Joost Lagendijk: "Sigurisht që kjo do të marrë kohë. Askush këtu nuk ka iluzionin se të gjitha problemet do të zgjidhen në një apo dy vjet në fushën e papunësisë përshembull. Ju keni të drejtë, atje ka probleme të mëdha, probleme papunësie edhe për shumicën e qytetarëve. Pra ajo që ne duam të shohim është një lloj shpërndarjeje e këtyre fondeve, parave që vijnë nga Bashkimi Evropian, në një mënyrë të barabartë. Pra pjesa më e madhe do të shkojë për kosovarët shqiptarë, pasi ka më shumë shqiptarë se serbë në vend, por një pjesë e parave duhet ruajtur edhe për minoritetet. Kjo që ne po i kërkojmë qeverisë së Kosovës është diçka shumë e madhe dhe askush nuk pret mrekullira, pra as ne në Parlamentin Evropian. Por kur lexon raportin është e qartë se flitet për investime për të gjitha komunitetet, jo vetëm për shqiptarët. Bëjeni në një  mënyrë transparente në mënyrë që ne të mund ta kontrollojmë, që parlamenti i Kosovës të mund ta kontrollojë. Përshembull, në raport përmendet shembulli i privatizimit të sektorit të energjisë apo i aeorportit dhe këto duhen bërë duke luftuar korrupsionin, pasi egziston ende një ndjenjë shumë e fortë, brenda Kosovës por edhe brenda BEsë se korrupsioni luan ende një rol të madh në vend. Pra është detyrë tejet e vështirë për autoritetet e Kosovës, evropianët janë aty për të ndihmuar, por në fund i takon qeverisë të vendosë që paratë të shpenzohen në mënyrën e duhur."

Alsat: Pikërisht në pjesën e tretë të raportit tuaj ju i bëni thirrje qeverisë së Kosovës për transparencë, shprehni shqetësime për korrupsionin, nepotizmin. Në vend mungon administrata, gjithçka duhet të ndërtohet nga fillimi, kritika dhe probleme të tjera këto të ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
Joost Lagendijk: "Thirrja ime për qeverinë e Kosovës, dhe unë i kam thënë edhe kryeministrit Thaçi dhe ministrave të tjerë se nga njëra anë ka mirëkuptim në Evropë për faktin se ata duhet të ndërtojnë gjithçka në vend nga zeroja dhe ka shumë pak eksperiencë në qeveri. Pra askush nuk pret mrekulli nga to. Por kur ata shpenzojnë para dhe kur ndërtojnë gjëra të reja, ata duhet ta bëjnë në një mënyrë evropiane, që do të thotë transparente dhe pa korrupsion. Ajo që ne mund të bëjmë është të kontrollojmë, të shohim si shpenzohen paratë evropiane, duke biseduar me kosovarët, duke i ndihmuar, përshembull për të ngritur punonjës civilë kompetentë nëpër ministri, një nga gjërat që përmendet në raport. Unë mendoj se ç'do njëri që e njeh Kosovën dhe që ka qenë i përfshirë me atë vend e di që nuk ka rregullim të shpejtë për një apo dy vjet. Ne si evropianë do të jemi aty për të ndihmuar dhe asistuar dhe për të paguar në shumë raste për ndoshta 10 vitet e ardhshme. Pra është një projekt afat-gjatë në të cilin po përfshihemi të gjithë. Por duke bërë këtë, hap pas hapi, duhet punuar në mënyrën e duhur në mënyrë që ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës në Bashkimin Evropian të mos mund të akuzojnë autoritetet e Kosovës për nepotizëm apo për korrupsion. Ja pse është kaq e rëndësishme të punohet mbi perceptimin se si e shohin njerëzit në Evropë atë që po ndodh në Kosovë. E përsëris se askush nuk pret mrekullira, por të gjithë presin që autoritet e Kosovës të punojnë në mënyrën më të ndershme të mundshme. Kjo është thirrja ime kryesore ndaj autoriteteve të Kosovës."

Alsat: Gjatë përgatitjes të rezolutës tuaj, një numër partish në Parlamentin Evropian kërkuan heqjen e referencës ndaj Planit të Ahtisarit, të tjerë propozojnë ndarjen e Kosovës. Ju fituat në Komisionin e Jashtëm por çfarë do të ndodhë gjatë votimi përfundimtar.
Joost Lagendijk: " Deri më tani disa amendamente janë propozuar nga shokët tanë komunistë të grupit komunist në Parlamentin Evropian. Dhe ajo që kërkojnë ata në fakt është ndarja në mes jugut dhe veriut të Kosovës. Në Parlament vetëm një minoritet tepër i vogël është në favor të kësaj gjëje por jam i sigurtë se do të rrëzohen nga një shumicë dërrmuese."

Alsat: Në lidhje me rezolutat, dihet tashmë se lobi dhe diplomacia serbe punoi fort për të ndryshuar përmbajtjen e raportit tuaj ndërsa ajo kosovare nuk ishte fort e pranishme. A keni ndonjë thirrje për diplomacinë kosovare apo mendoni se ata kanë miq të mirë në Parlament dhe nuk kanë nevojë të ndërhyjnë.
Joost Lagendijk: "Jo jo ata duhet të vijnë këtu. Ju e dini që ka një zyrë diplomatike të Kosovës, unë kam folur me ta dhe jam i sigurtë se ata kanë folur dhe me kolegë të tjerë. Por ju keni të drejtë, ka pasur një lobing tepër të fortë serb, por megjithatë, ajo që shihet në votim dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe në debatin në seancë plenare, ka një mbështetje shumë të gjerë për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Pra nuk do të jetë e lehtë për askënd edhe me një lobi të fuqishëm për të ndryshuar këtë bazë të Parlamentit. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi im dhe jam i lumtur që ka një mazhorancë kaq të fuqishme por do të mirëprisja të gjithë diplomatët kosovarë që të lobojnë për interesat e vendit të tyre. Por njëkohësisht për të dëgjuar edhe se cilat janë shqetësimet tona. Këto nuk kanë të bëjnë me çështjen e pavarësisë, por për çështje që i diskutuam mbi ekonominë, punësimin, korrupsionin. Pra duhet të jetë një rrugë me dy kahe. Pra janë të gjithë të mirëpritur."

Alsat: Kjo është rezoluta juaj e dytë tepër pozitive për pavarësinë e Kosovës, pas seancësn plenare ju do të shkoni vetë në Kosovë për të dhënë mesazhin e saj që i drejtohet edhe Bashkimit Evropian. Çfarë prisni ju vetë përsonalisht nga autoritetet e vendit pas kësaj pune.
Joost Lagendijk: "Unë vetë pres një pritje shumë të ngrohtë pasi mendoj se autoritet e Kosovës janë shumë të lumtur me këtë raport megjithëse ai përmban kritika të forta se si ata po punojnë. Pra unë do të takohem fillimisht me Thaçin dhe disa nga ministrat për të shpjeguar shqetësimet tona dhe për të dhënë këshillat e radhës. Pastaj do të flasim me evropianët atje, EULEX-in, ICO-në, zotin Feith, por edhe me UNMIK-un. Dhe pjesa tjetër e udhëtimit tonë do ti përkushtohet terrenit për të parë në veri se ç'po ndodh me doganat, policinë, gjykatat, se si po zhvillohen gjërat, çfarë oficerësh të EULEX-it kemi atje dhe si po iu ecën puna, nëse përballen me kundërshti apo probleme etj. Pra kryesisht do të jetë një udhëtim ku ne do të flasim dhe shpresoj se autoritetet e Kosovës do të na dëgjojnë dhe do të na përgjigjen dhe së dyti për të parë me sytë e mi se si po shkon shtrirja e EULEX-it në veri pasi ky mbetet akoma një shqetësim megjithse për momentin ka ecur mirë. Por ne duhet ta shohim edhe me sytë tanë."

Alsat: Zoti Lagendijk, ndërsa në parlament votohet me shumicë dhe rezultati dihet kur 22 nga 27 vende e njohin pavarësinë e Kosovës, në lidhje me procesin e njohjes, a ka sinjale nga vende anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën për ta bërë këtë gjë kur dihet se mbetet me i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.
Joost Lagendijk: "Për të qenë i sinqertë për momentin unë nuk kam asnjë sinjal për ndonjë njohje të mundshme dhe se kur mund ta bëjnë këtë gjë nga vendet e mbetura të BEsë. Mendoj se fillimisht do të ketë disa valë tjetër njohjesh jashtë Bashkimit Evropian. Sic e dini ka disa spekullime prej disa kohësh për vendet arabe apo ato të botës islame. Unë di që Turqia, vend të cilin e njoh shumë mirë po punon shumë fort për të arritur njohjen nga këto vende. Pra fillimisht do të shohim njohje nga jashtë BEsë dhe pastaj mendoj se gradualisht do të shihni ato vende anëtare të BEsë që nuk janë veçanërisht të lumtura, ta pranojnë gjithsesi në një mënyrë realitetin në terren, çfarë do të thotë një Kosovë të pavarur. Unë mendoj se do të marrë pak kohë për njohjen nga vendet e fundit të BEsë por ndërkohë numri do të rritet veçanërisht nga vendet e botës islame."


Pra, Rezoluta mbërriti në parlament dhe përveç diplomacisë serbe ishin edhe pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ato që mund ta përmbysin procesine votimit. Çfarë u diskutua në këtë seancë plenare dhe cilat ishin argumenetet që mbështeten dh ekundërshtuar këtë raport.

Para se të filloj diskutimi mbi rezolutën e  Kosovës pranë Parlamentit Evropian, ishte e qartë se përvec Serbisë e cila po zhvillonte një fushatë kundër pavarësisë së Kosovës, janë edhe pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro që do të kundërshtojnë rekomandimet e kësaj rezolute.

Fillimisht Zv/Kryeministri çek për çështjet evropiane, Alexandr Vondra vendi i të cili kryeson Presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian në mënyrë kronologjike foli për Kosovën dhe zhvillimet atje që nga 17 shkurti i vitit 2008.  Jo vetëm Zv/Kryeministri çek, Vondra por edhe të gjitha shtetet amëtare të Bashkimit Evropian duke e pasur të qartë se viti 2009 do të ketë pjesën e vetë të vështirësive dhe pengesave, ku institucionet e Kosovës do të përballen me sfida të shumta në zbatimin e angazhimeve të tyre për të zhvilluar një Kosovë multietnike dhe demokratike, ata informohen nga Komisioni se gjatë këtij viti do të paraqitet një studim që shqyrton bazën për të çuar përpara zhvillimin politik, social dhe ekonomik të Kosovës.

“Pas dy javësh, më 17 shkurt, Kosova do të festojë përvjetorin e parë të deklaratës së pavarësisë dhe  pa dyshim është në kohë për programin e debatit këtu. Që nga viti i kaluar, Kosova ka miratuar një kushtetutë dhe një kronizë  krejt të re ligjore dhe institucionale. Deklarata e pavarësisë krijoi një situatë të re dhe sfida të reja për bashkësinë ndërkombërae  dhe për Bashkimin Evropian në veçanti. Pikëpamjet e ndryshme të vendeve anëtare në lidhje me deklaratën e pavarësisë nuk ka cënuar në asnjë mënyrë unitetin e BE-së mbi objektivat e politikës së përgjithshme. Ne mbetemi të angazhuar për të ndihmuar në  zhvillimin politik dhe ekonomik në Kosovë, që është në objektivin e gjerë për të siguruar stabilitet afatgjatë për Ballkanin në tërësi.  Në rastin e Kosovës kjo do të thotë kontribut në forcimin e sundimit të ligjit, rrespektimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave,  si dhe inkurajimin e zhvillimit ekonomik dhe punën për mbrojtjen trashëgimisë së pasur kulturore dhe fetare të Kosovës.  Gjithashtu do të thotë që Kosova të vazhdohet të shihet brenda kornizës më të gjerë të përcaktuar për Ballkanin Perëndimor  në samitin e Selanikut në vitin 2003. Politika e mbështetjes për një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e BE-së, për të cilën është rënë dakord që atëherë, është konfirmuar sërish së fundmi nga Këshilli Evropian në takimin e 8 dhjetorit të vitit të kaluar.  Provë e angazhimit tonë është emërimi i shpejtë i Piter Feith vitin e kaluar, përfaqësuesit të posaçëm të BE-së i cili është vendosur  në Prishtinë dhe ju do të keni mundësinë ta takoni atë shumë shpejt. Detyra e tij dhe ekipit që ai kryeson është  të sigurojë  një mbështetje të vlefshme në terren në mënyrë që të na ndihmojë ne së bashku në përmbushjen e objektivave tona politike.  Së fundmi, EULEX, misioni civil më ambicioz ESDP deri më sot, nisi mandatin e vetë në fillim të dhjetorit 2008. Qëllimi i tij  kryesor është të asistojë dhe të mbështesë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë  në zhvillimin e adiminstratës gjyqësore, policore dhe doganore. Sfida jonë kryesore gjatë muajve të ardhshëm do të jetë intensifikimi i angazhimit në Kosovë, më e rëndësishmja, duke shtyrë përpara dislokimin e plotë të EULEX. Ne jemi realistë, pasi e dimë se 2009-a do të ketë pjesën e vetë të vështirësive dhe penegesave, institucionet e Kosovës do të përballen me sfida të shumta në zbatimin e angazhimeve të tyre për të zhvilluar një Kosovë multietnike dhe demokratike.  Asistenca e bashkësisë ndërkombëtare është thelbësore nëse Kosova dëshiron të arrijë sukses duke u integruar  plotësisht si pjesa tjetër e rajonit. Komisioni ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të paraqesë një studim që shqyrton bazën për të çuar përpara zhvillimin politik, social dhe ekonomik të Kosovës. Kjo është mirëpritur nga Këshilli Evropian. Kjo duhet t'i ofrojë mundësitë Evropës për të ndërtuar atë që është arritur tashmë, të rregulluar nën dritën e përvojës sonë gjatë muajve të ardhshëm. Situata në veriun e Kosovës do të vazhdojë me siguri të jetë e vështirë në muajt e ardhshëm dhe do të kërkojë vëmëndje të posaçme. Shpërthimet e fundit të dhunës ndërtnike në Mitrovicë, në fillim të janarit të këtij viti, ishin potencialisht serioze, por të përmbajtura. Është tejetinkurajues fakti që autoritetet e Prishtinës kanë reaguar me vetëpërmbajtje të arsyeshme. Mirëpo këto incidente janë një përkujtues i vazhdueshëm për rrezikun e destabilizimit atje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në veri të vendit. Presidenca është mirënjohëse për interesimin e vazhdueshëm të anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe për mbështetjen tuaj për rolin e BE-së në rajon. Unë përshëndes në veçanti rezolutën e propozuar, e cila është parashtruar në këtë seancë plenare. Është inkurajues fakti që parlamenti është në gjendje të japë mbështetjen e gjerë për përpjekjen tonë në rajon dhe për angazhimet e Bashkimit Evropian për stabilitetin e Kosovës brenda të gjithë rajonit. Kjo presidencë angazhohet që t'ju mbajë të informuar si nëpërmjet diskutimeve të rregullta këtu në sallë, si dhe nëpërmjet raportimeve më të detajuara në Komisione. Ne po planifikojmë aktivitete të ndryshme gjatë harkut kohor të pranverës, përkatësisht duke i kushtuar Ballkanit Perëndimor samitin e Gimnih-ut në fund të marsit. Unë gjithashtu jam në dijeni të takimit të Piter Feith me komisionin e jashtëm dhe ai do të jetë në gjendje për t'ju dhënë një informacion tërësor mbi zhvillimet më të fundit në terren”, thotë Alexandr Vondra, Zv/Kryeministri çek për çështjet evropiane, Presidenca e BE.


Meglena Kuneva, duke folur te Komisioni Evropian tha sa ky institucion mirëpret projekt-rezolutën që diskutohet në Parlament pasi ajo prek shumë çështje mbi të cilat janë dakort se kanë rëndësi thelbësore, siç janë: ruajtja e trashëgimisë kulturore të Kosovës; përmirësimi i kapacitetit të saj administrativ; integrimi më i mirë mes komuniteteve të saj; rëndësia e arsimimit multietnik dhe zgjidhja për familjet rome në zonat e helmuara të refugjatëve në veri.

"Vetëm një vit pas deklaratës së pavarësisë situata në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit është në përgjithësi e qëndrueshme dhe nën kontroll pëveç disa incidenteve të vogla. Materializimi i pranisë së Bashkimit Evropian në Kosovë po shënon progres, duke zëvendësuar Kombet e Bashkuara. Përfaqësuesi i veçantë i BEsë është vendosur në Prishtinë dhe misioni i BEsë për sundimin e ligjit EULEX po shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe do të jetë plotësisht operacional në fund të muajit mars. Një Kosovë e qëndureshme dhe multietnike është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. Rruga më e mirë për Kosovën që të lëvizë drejt integrimit evropian është duke krijuar një shoqëri demokratike dhe multietnike, me respekt të plotë për sundimin e ligjit, duke bashkëpunuar në paqe me fqinjët e saj dhe duke kontribuuar për stabilitetin rajonal dhe evropian. Këtu përfshihen masa të gjera për mbrojtjen e të ardhmes të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke krijuar bazat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik. Raporti i progresit i Komisionit, i nëntorit të vitit 2008, u konsiderua nga autoritetet si objektiv dhe si një vlerësim i ndershëm i të arriturave si edhe i sfidave që i presin. Autoritetet e Kosovës janë angazhuar që të punojnë dhe bashkëpunojnë me Komisionin në përmbushjen e këtyre sfidave. Ne kemi i kushtomë fonde domethënëse Kosovës. Nëpërmjet instrumetenve të asistencës të para-antëtarësimit, IPA si pjesë shumës së përgjithshme të premtuar prej 1.2 miliardë eurosh që u arrit në konferencën e donatorëve të korrikut 2008. Vitin e kaluar ky instrument caktoi 185 milionë euro për Kosovën, me një rritje prej 3/4 krahasuar me vitin 2007. Dhe ne parashikojmë ti kushtojmë 106 milionë të tjerë euro gjatë vitit 2009. Menaxhimi i këtyre fondeve është përgjegjësia ekskluzive e zyrfës ndërlidhëse të Komisionit në Prishtinë e cila është tashmë plotësisht operacionale me të gjitha sistemet e kontrollit duke i zënë vendin Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Komisioni Evropian mirëpret projekt-rezolutën që po diskutohet në Parlament pasi ajo prek shumë çështje mbi të cilat biem dakort që janë të një rëndësishe thelbësore. Të tilla janë ruajtja e trashëgimisë kulturore të Kosovës; përmirësimi i kapacitetit të saj administrativ; integrimi më i mirë mes komuniteteve të saj; rëndësia e arsimimit multietnik dhe zgjidhja për familjet rome në kampet e helumuara të refugjatëve në veri. Të gjitha këto çështje komisioni i merr shumë seriozisht”, u shpreh Meglena Kuneva, Komisioni Evropian.


Eurodeputetja gjermane Doris Pack nga grupimi i partive të djathta në Parlamenti Evropian duke theksuar se në rezolutë i bëhet thirrje Këshillit dhe Komisionit që të punojnë sëbashku në Kosovë ajo është optimiste se Serbia do ta ketë parasysh se serbët në Kosovë nuk duhen inkurajuar që të bojkotojnë qeverinë pasi ata duhen lejuar të marrin pjesë në qeveri dhe duhet të punojnë për jetën e qytetarëve pasi vetëm atëherë do të lulëzojë Kosova.

"Mendoj se kemi përgatitur një rezolutë shumë të mirë pasi i bëjmë thirrje Këshillit dhe Komisionit që të punojnë sëbashku në Kosovë. Ne duam që EULEX-i dhe Përfaqësuesi i lartë i BEsë të punojnë për të dhënë sinergji në interes të zhvillimit ekonomik dhe social. Misioni i BE-së duhet të garantojë mbylljen e procedurave të gjata gjyqësore pasi atje ka pasur shumë krime të cilat nuk janë zbardhur dhe duhet të çohen para gjykatësve. Në Kosovë shumë njerëz të padënuar dhe që bredhin lirshëm. Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të punojë për jetën e përditshme të njerëzve duke u fokusuar në projekte që zhvillojnë kontaktet mes qytetarëve të cilat janë më të rëndësishme se planet e mëdha. Ne duhet ti bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë Kushtetun, përfshirë dhe planin e Marti Ahtisarit. Ata duhet të zbatojnë atë që është hedhur në letër dhe jeta e përditshme e popullsisë duhet të përmirësohet duke vlerësuar faktin që serbët, shqiptarët dhe të gjitha minoritetet të jetojnë së bashku si qytetarë të barabartë. Qeveria e Kosovës duhet të shohë nga afër edhe çështjen e decentralizimit dhe të vazhdojë përpjekjet në këtë fushë. Jam gjithashtu në favor të ngritjes së një universiteti evropian pasi atje kemi nevojë për një institucion shkollor multientik përveç universiteteve të Mitrovicës dhe Prishtinës,një vend ku njerëzit mund të punojnë së bashku duke u fokusuar në një të ardhme të përbashkët. Unë shpresoj gjithashtu se Serbia do ta marrë parasysh se serbët në Kosovë nuk duhen inkurajuar që të bojkotojnë qeverinë pasi ata duhen lejuar të marrin pjesë në qeveri dhe duhet të punojnë për një jetën e qytetarëve pasi vetëm atëherë do të lulëzojë Kosova", tha Doris Pack, EPP/ED.

Grupimi i partive socialiste, grupimi i partive liberale dhe grupimi për Evropën e kombeve në Parlamentin Evropian gjithashtu përshëndetën rezolutën duke shtuar se zbatimi i plotë i Kushtetuës e cila ndjek planin e Ahtisarit është shumë i rëndësishëm për minoritetet.

"Në emër të grupit socialist unë mund të them se situata në Kosovë po përmirësohet dhe duhet ti jemi mirënjohës edhe presidencës çeke dhe komisionit për bashkëpunimin e mirë, pasi misioni evropian është një nga sfidat më të mëdha në historinë e BE-së. Nuk kemi pasur kurrë një mision të tillë në fushën e sundimit të ligjit si EULEX-i dhe kurrë nuk jemi përballur me një detyrë kaq të rëndësishme sigurie dhe mbrojtjeje. Është një gjë e mirë që kemi një bazë ligjore në bazë të deklaratës së Presidentit të Këshillit të Sigurimit, që qeveria serbe e vlerësoi këtë dhe që pati dhe një marrëveshje me Kinën dhe Rusinë. Është thelbësore që EULEX-i të bashkëpunojë me të gjitha palët e përfshira në Kosovë dhe është shumë e rëndësishme që ne nuk duhet të përsërisim gabimet e UNMIK-ut i cili shpërdoroi shumë para dhe armiqësoi njerëzit në Kosovë. Është e rëndësishme që të qartësohet edhe ndarja e punës mes qeverisë së Kosovës, parlamentit dhe EULEX-it nga ana tjetër pasi ne nuk mund të marrim përsipër përgjegjësitë për zhvillimin e Kosovës. Në përfundim është shumë e rëndësishme që EULEX-i të veprojë në veriun e Kosovës për të shmagur ndarjen e Kosovës. Gjithashtu, zbatimi i plotë i kushtetuës e cila ndjek planin e Ahtisarit është shumë i rëndësishëm për minoritetet", u shpreh Csaba Sandor Tabajdi, PES.

"Mendoj se raporti është i balancuar dhe se përmban një sinjal shumë të mirë për t'iu dërguar popullit të Kosovës dhe vendeve të tjera në Ballkan. Ne nuk i kemi harruar dhe ato janë ende pjesë e Evropës. Misioni i BEsë ka filluar punën atje dhe ne si Parlament i mbështesim këto zhvillime. Ka shumë fusha të tjera ku ne mund të mbështesim dhe të japim asistencë në Kosovë siç janë rindërtimi i infrastrukturës dhe i shoqërisë civile. Në vend ka nevojë për lidership dhe për qeverisje më të mirë në veçanti kur flitet për mbrojtjen e minoriteteve. Kjo gjë duhet marrë seriozisht nëse doni të ndërtoni një shoqëri demokratike në të gjithë Kosovën dhe respekt për minoritetet, kjo gjë duhet bërë në të mirë të gjithë qytetarëve dhe nuk vlen vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë Evropën. Ka vetëm një rrugë përpara dhe ajo çon nëpër Bashkimin Evropian dhe në integrimin e plotë në BE të Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit", tha Johannes Lebech, ALDE.

"Kur lindi sheti i Kosovës, ndenja tek minoriteti serb dhe në Serbi ishte se shteti i ri me shumicë myslimane po krijohet pa marrë parasysh dëshirat e tyre. Kjo gjë u perceptua si mëkat i pastër dhe kjo situatë nuk kishte si të mos influencojë mardhëniet mes Beogradit dhe Prishinës dhe mardhëniet mes kosovarëve dhe atyre serbëve që jetojnë në enklava etnike serbe. Nëse të drejtat dhe edukimet fetare të minoritetit serb nuk vëzhgohen, jo vetëm që mardhëniet mes Serbisë dhe Kosovës do të vështirësohen më shumë, por do ta bëjë rrugën e Prishtinës drejt Bashkimit evropian shumë më të gjatë. Autoritetet e këtij vendi të ri duhet ta kuptojnë se respektimi për të drejtat e minoriteteve është standart evropian. Ne duhet ta monitorojmë situatën atje gjatë gjithë kohës", u shpreh Ryszard Czarnecki, UEN.


Ndërkohë që raportuesi për Kosovën, eurodeputeti holandez, Joost Lagendijk nga grupimi i të gjelbërve me aleancën e lirë evropiane në Parlamentin Evropian duke sqaruar situatën aktuale në Kosovë mendon se është koha që të rishikohet mandati i EULEX-it.

"Mori më shumë se një vit para se EULEX-i të zbatonte më në fund mandatin e tij fillestar dhe mendoj se është një ide e mirë të rishikojmë sërish se cili ishte ky mandat. EULEX-i, misioni më i madh i BE-së deri më sot do të shtrihet dhe do të jetë tepër aktiv në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu veriun e lumit Ibër. Kjo do të thotë se ata do të marrin udhëheqjen në tre fusha: polici, dogana dhe në gjykata. Është shumë e rëndësishme që të mos ketë mardhënie të paqarta në mes EULEX-it nga njëra anë dhe misionit të Kombeve të Bashkuara nga ana tjetër. Një gjë është e sigurtë që EULEX-i nuk do të bëjë asnjë tentativë që të ndajë vendin në dy pjesë, në veri dhe në jug, pasi sigurisht që ky nuk është qëllimi ynë. Për një kohë të gjatë u duk se mandati fillestar i misionit nuk do të ishte i mundur të realizohej për shkak të vetos në Këshillin e Sigurimit gjë që e dini të gjithë dhe vetëm prej qershorit të vitit të kaluar u krijua përshtypja që mund të arrinim sukses. Prej disa muajsh EULEX-i është në terren dhe duket se po funksionon. Policia e Kosovës janë shumë të lumtur me bashkëpunimin e mirë me EULEX-in, doganat po funksionojnë sërish siç duhet veçanërisht në veriun e Kosovës, pikat kufitare që u dogjën vjet nga serbët e Kosovës, dhe misioni ka mundur të fillojë të shqyrtojë dosjet gjyqësore dhe të merret me problemet e korrupsionit. Gjithashtu njerëzit tashmë mund ta shohin se ajo që ben EULEX-i është në interesin e të gjithëve në Kosovë dhe jo vetëm të serbëve apo vetëm të shqiptarëve. Pra zhvillimet në këto muajt e fundit janë sigurisht shumë pozitive dhe ne shpresojmë që të vazhdojnë në këtë rrugë. Unë personalisht shpresoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë se kjo mënyrë e pozitive e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është shumë më mirë se sa të vazhdojnë duke e rishkruar historinë. Nga ana tjetër shpresoj që autoritetet e Kosovës t'ia nisin të zgjidhin problemet që kanë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar duhen luftuar pasi janë tepër të pranishme në Kosovë dhe një gjë tjetër që nevojitet është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji në vend në mënyrë që ekonomia kosovare të nisë të zhvillohet. Kosova është një shtet i pavarur duam apo s'duam ne këtu dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë. Pra është në interesin e Bashkimit Evropian të shohë Kosovën të zhvillohet drejt një shtetit të qëndrueshëm dhe neve na duhet të vazhdojmë të ndihmojmë për këtë gjë", bëri të ditur Joost Lagendijk, Greens/EFA raportues për Kosovën.

Pra, është në interesin e Bashkimit Evropian të shohë Kosovën si zhvillohet drejt një shtetit të qëndrueshëm dhe ai duhet ndihmuar thotë raportuesi Lagendijk, por kështu nuk mendon edhe konfederata e grupit të të majtës së bashkuar komuniste me të gjelbërit veriorë në Parlamentin Evropian. Eurdeputeti gjerman nga ky grupim, Tobias Pfluger fillimisht thekson se ata hedhin poshtë rezolutën në fjalë ndërsa arsyetimi i dhënë identifikon gjurmët e diplomacisë serbe dhe asaj ruse. Sipas këtij grupimi, pavarësia e Kosovës është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe i takon Serbisë ta njohë apo jo pavarësinë e Kosovës.

"Grupi ynë e hedh poshtë këtë rezolutë. Shumica e vendeve të BE-së por jo të gjithë vendosën ta njohin pavarësinë e Kosovës kundër ligjeve ndërkombëtare. Ç'do rregull për Kosovën duhet të përputhet me ligjin ndërkombëtar dhe i takon Serbisë ta njohë apo jo pavarësinë e Kosovës pasi përndryshe përbën një precendet për raste të tjera si Osetia e Jugut apo Abkazia që duan ta ndjekin këtë shembull. EULEX-i ka filluar punën në Kosovë dhe e majta e bashkuar nuk është e kënaqur me këtë fakt pasi kjo bazohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës që është në kundërshtim të ligjeve ndërkombëtare dhe po e kthen atë në një protektorat. EULEX-i ka fuqi ekzekutive dhe këtu po citoj disa fusha: zyrtarë të EULEX-it mund të vendosin nëse duan të heqin qafe autoritete të Kosovës përshembull; atje ndodhen 500 policë për të shtypur kryengritjet, më 26 janar u zhvillua një ushtrim i përbashkët kundër demonstratave gjë që tregon sa ngushtë punojnë BE-ja me NATO-n në Kosovë; atje po nxiten politikat neo-liberale dhe këto gjëra nuk janë në interesin e njerëzve që jetojnë aty. Ata duhet ti zgjidhin problemet e tyre mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe prandaj unë jam kundër misionit EULEX. Nëse ne duam realisht të ndihmojmë njerëzit atje këtë gjë nuk do ta bëjmë me EULEX-in", tha Tobias Pfluger, GUE/NGL.


Por deputeti holandez Bastiaan Belder  nga grupi pavarësi dhe demokraci në Parlamentin Evropian, ishte i prerë, se tashmë nuk ka kthim mbrapa si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. "Dy muaj më parë vizitova Kosovën dhe zbulova se ishte e vështirë për të zbuluar punën e pranisë ndërkombëtare atje dhe për të kuptuar çfarë po ndodh në nivelet e ndryshme që nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Nuk mendoj se Bashkimi Evropian duhet të mjaftohet vetëm duke rrahur shpatullat për këtë. Komisioni Evroipan është përgjegjës për situatën në terren dhe është EULEX ai cili duhet të ishte gati të bënten punën e tij dhe të ndihmonte e të asistonte autoritetet e Kosovës. Tashmë nuk ka më kthim pas as për Kosovën as për Serbinë dhe na nevojitet një plan ndihme edhe për reston e rajonit që gjërat të zgjidhen në atë mënyrë që këto vende të jenë të përgatitura për anëtarësim në Bashkimin Evropian që është e ardhmja më e mirë për Ballkanin", u shpreh Bastiaan Belder, IND/DEM.

Përveç grupimeve ishin edhe eurodeputetët që gjatë diskutimit përshëndetën raportin e holandezit Lagendijk me përjashtim të raportuesit për Shqipërinë, çekut, Libor Rouçek i cili përshëndeti edhe rolin konstruktiv të Serbisë. 

Pas grupimeve, ishin edhe eurodeputetë të shumtë që përshëndetën punën e raportusit Lagendijk. Eurdeputeti gjerman Posselt duke u përfshirë në diskutimin për rezolutën e Kosovës fillimisht rikujtoi të pranishmit se 75% e Parlamentit Evropian ishte në favor të njohjes së Kosovës, Komisioni tha gjithashtu se është në favor, 22 nga 27 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur, katër nga gjashtë Ish-republikat e Jugosllavisë dhe tre nga katër fqinjë të Kosovës. Pra, thekson Posselt, ky është një zhvillim i pakthyeshëm dhe është e rëndësishme të shihet përpara drejt të ardhmes.

"Dua t'ju them njerëzve se nuk mund ta kthejnë pas orën. 75% e parlamentit ishte në favor të njohjes së Kosovës, Komisioni tha gjithashtu se është në favor. 22 nga 27 vende të Evropës e kanë njohur, katër nga gjashtë ish-republika të Jugosllavisë dhe tre nga katër fqinjë të Kosovës. Kështu pra ky është një zhvillim i pakthyeshëm prandaj dhe është e rëndësishme të shihet përpara drejt të ardhmes. Ka edhe rreziqe të mëdha kërcënuese dhe i pari prej tyre është ideja për ndarjen e Kosovës. Deri më sot, ndarja e ish-Jugosllavisë është bërë duke u bazuar mbi kufinjtë e ish-republikave apo krahinave autonome. Por tani nëse njerëzit përpiqen të rishkruajnë hartat pasoja e kësaj do të jetë që shqiptarët që jetojnë në Serbi do të ishin të ndarë nga zonat e tjera dhe lind pyetja se deri ku mund të shkojnë kufinjtë gjë që do të sillte zhvillime shumë të rrezikshme. Prandaj është më e arësyeshme të ndiqet plani i Ahtisarit dhe kjo çon në respektimin e ish-kufinjve të brendshëm të Ish-Jugosllavisë nëpërmjet mbrojtjes së përbashkët të minoriteteve. Mbrojtja e këtyre të fundit sipas planit të Ahtisarit tashmë qëndron në Kushtetutë dhe ato do të jenë minoritetet më të mbrojtura në të gjithë botën. Dhe kjo mundësi duhet përdorur dhe në vende të tjera për të mbrojtur minoritetet. Zoti president i këshillit unë vetë vij nga minoritet mbi të cilin është abuzuar për qëllimet e të tjerëve dhe ne duam që për serbët në Kosovë të shmanget kjo gjë. Rreziku i dytë vjen nga kaosi dhe nga korrupsioni prandaj dhe ne duhet të mbështesim EULEXin në punën e tij”, tha Bernd Posselt, EPP/ED.

"Unë dua ti them zotit Lagendijk që është fakt që Kosova është aty siç ju si raportues jeni aty. Unë desha të them që ne nuk mund të bënim aq progres sa do kishim dëshiruar në Kosovë pasi jo të gjithë e kanë njohur vendin. Duhet të biem dakort që kemi të bëjmë me një situatë të dhimbshme dhe ne nuk duhet ti hedhim edhe më shumë benzinë zjarrit por ne duam vetëm të ndihmojmë në këtë rrugë dhe në paqë. Unë jam i lumtur që njerëzit në Serbi, përgjigjet e përgjegjësve në qeveri ndërhynë që në fillim dhe kërkuan ti qetësojnë gjërat dhe ti bëjnë gjërat neutrale. EULEX-i tashmë ka një shanc dhe njerëzit që e sfidojnë EULEX-in duhet ti përgjigjen kësaj pyetjeje: çfarë do ti ndodhte minoritetit serb dhe minoriteteve të tjera në vend nëse nuk do të ishte misioni EULEX. Nga perspektiva e minoritetit serb dhe serbëve do të ishte e gabuar mospranimi i këtij misioni. Gjithsesi Serbia po e mbështet dhe përpara kemi një test të mirë sfidues. Është e drejtë që politikanët në Kosovë duhet tashmë të zbatojnë ato që kanë thënë se do ti bëjnë. Nuk është e mjaftueshme që pjesë të planit të Ahtisarit vetëm të miratohen por ne duhet të sigurohemi se ata edhe do të veprojnë dhe për këtë gjë bëjmë thirrje edhe në rezolutë. Së fundmi, ne duhet të promovojmë integrimin e të gjithë rajonit. Të gjithë duhet të bëjnë detyrat e tyre në rajon por sa më shumë të integrohet Serbia aq më shumë integrohet Mali i Zi dhe aq më shumë gjasa ka që ne ta zgjidhim çështjen e Kosovës e cila mbetet ende e hapur. Vetëm nëse ne integrojmë të gjitha vendet e rajonit atëhere do të kemi parakushtin për zhvillime paqësore në Kosovë", deklaroi Hannes Svvoboda, PES.

" Të gjithë ne që folëm jemi të familjarizuar në disa raste edhe më shumë se të tjerët me situatën në Kosovë prandaj unë nuk mendoj se ka ndonjë nevojë të vërtetë për të folur më shumë për këtë dhe për tu përpjekur të bindim njëri-tjetrin për atë gjë që e dimë tashmë. Por le të pëqëndrohemi tani në faktin se përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës shkoi shumë mirë. Ky ishte një vit i mirë dhe më i mirë se ç'kishim frikë se do ishte. Prandaj desha të shpreh kënaqësinë dhe mrekullinë time se misioni EULEX të paktën ishte i aftë t'ia nisë punës. Kjo falë vullnetit të mirë të disa njerëzve por edhe të aftësisve që dhe punës së zgjuar që ditëm të shpalosim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe unë jam shumë e sigurtë se suksesi i këtij misioni do të përcakohet nga fakti se sa e gatshme është Kosova për të qenë e pavarur dhe mendoj se të gjithë këtu jemi dakort që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj", u shpreh Annemie Neyts, ALDE.


Ndërkohë njëri ndër njohësit më të mirë të rrethanave ballkanike në Parlamentin Evropian, raportuesi për Maqedoninë, Erik Meijer pas një ekografie që i bëri situatës atje, tha se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e ardhmja e duhur për Kosovën duhet të vijë nga kompromiset e brendshme në vend të Bashkimit Evropian, i cili shkon për të treguar muskujt atje.

"Rreth një vit më parë Kosova u bë e pavarur dhe që atëherë Bashkimi Evropian mbetet pashpresë i ndarë, Greqia ka dyshimet e saj, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro e hedhin poshtë pavarësinë e saj për arësye të brendshme. Pra i gjithë projekti EULEX është një përpjekje për ti dhënë BE-së një impakt në Kosovë dhe për të fshehur e për të mbyllur përçarje e brendshme. Ndoshta EULEX-i është i mirë për Bashkimin Evropian por duhet të jetë i mirë edhe për Kosovën gjithashtu. Në fillim të vitit të kaluar egzistonte mundësia parandalimit të kaosit falë rolit të dobishëm të UNMIK-ut por kjo duket se i përket të kaluarës dhe EULEX-i tashmë po i jep njerëzve përshtypjen se BE-ja do ta kthejë Kosovën në një protektorat nëpërmjet ndërhyrjeve të BE-së në qeveri kur me këtë lloj shembulli nuk ka patur asnjë sukses në Bosnje. Këtu nuk flas vetëm për qeverinë e sotme por edhe për atë të kaluarën që ishtë e përfshirë në këtë që po ndodh. Atje ka probleme në jug ku njerëzit e shohin misionin e BE-së si kolonializëm tipik dhe në veri të lumit Ibër ju keni serbët që do të bëjnë gjithçka munden që ti ruajnë përgjithnjë lidhjet e tyre me Serbinë. Na nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e ardhmja e duhur për Kosovën duhet të vijë nga kompromiset e brendshme në vend të BE-së që shkon për të treguar muskujt atje", u shpreh Erik Meijer, GUE/NGL, raportues për Maqedoninë në PE.

"Unë kam lindur në Ballkan, kam qenë atje dhe e kam parë atë që ka ndodhur në fund të viteve ’80-të. Pashë Slloveninë dhe Kroacinë të fitonin pavarësinë dhe pashë dhe luftrat e fillimviteve ’99-të. Jetova eksperiencën e Bosnjes dhe mu desh të jetoj vetë atje si refugjate. Unë e di që është shumë e lehtë të nisësh një luftë dhe që është shumë e vështirë për të arritur paqen dhe për të ndërtuar besimin në mes njërëzve. Kosova është një një moment vendimtar. çështja shtrohet a do të ketë rindërtim të besimit atje në mës grupeve të ndryshme etnike. Unë jam e lumtur që zoti Lagendij u tregua i shpejtë në rezolutën e tij  për të braktisur argumentet mbi pavarësinë e Kosovës pasi ne tashmë nuk duhet të shpenzojmë më kohë për këtë gjë por fokusi ynë duhet të shkojë tek mënyrat se si ti bëjmë njerëzit të kenë jetë të barabartë në mënyrë që ata të punojnë për të pasur një të ardhme më të mirë. Ne duhet të përqëndrohemi për të arritur kushte më të mira për minoritetet, një situatë më të mirë ekonomike. Na nevojitet të luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen udhëheqës të këtij procesi në mënyrë që grupet etnike të bashkohen sëbashku dhe gjykatat duhet ti marrin seriozisht çështjet e krimeve. Disa njerëz nuk janë të lumtur me praninë e BEsë por ne që kemi jetuar aty dhe që kemi parë se Evropa nuk u angazhua më herët e dimë që në përgjithësi do të jetë një detyrë e vështirë dhe që do të marrë shumë kohë por në fund të fundit bëhet fjalë për rivendosjen e besimit në mes njerëzve në mënyrë që brezat e rinj të kenë një shanc të edukohen, të jetojnë dhe punojnë në paqe dhe në liri dhe duke respektuar dallimet e njëri tjetrit pasi në fund të fundit ky është vetë ideali evropian", tha Anna Ibrisagiç, EPP/ED.


Dhe sërish një raportues i një vendi ballkanik. Eurdeputeti çek dhe raportuesi për Shqipërinë, Libor Rouçek foli për rolin e Serbisë dhe qëndrimin, sipas tij, shumë konstruktiv të këtij shteti kundrejt shtrirjes së EULEX-it në Kosovë.

"Me lini të nënvizoj rolin e Serbisë. Serbia, megjithë situatën e komplikuar shtëpiake ka një qëndrim shumë konstruktiv kundrejt shtrirjes së EULEX-it në Kosovë. Dhe nëpërmjet marrëveshjes së OKB-së,aftësoi policinë kosovare të ketë një zyrtar të lartë të kombësisë serbe. Kjo është rruga e duhur përpara duke integruar dalë nga dalë serbët në Kosovë si dhe minoritetet e tjera në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Dhe në këtë kuptim unë dua gjithashtu t'ju bëj thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së që ti kushtojë vëmendjen e duhur zhvillimit të qytetit të Mitrovicës. Dhe njëosj si Ana Ibrisagiç unë mendoj se ne duhet të punojmë më shumë në aspektet e sigurisë dhe të ekonomisë së Kosovës", deklaroi Libor Rouçek, PES, raportues për Shqipërinë në PE.

"Ky raport i shkelqyeshëm përfaqëson një kontribut të mëtejmë në stabilizimin dhe normalizimin rrethananeve në Kosovë. Suksesi i arritur gjatë vitit të kaluar tregon se bashkejetësa multi-etnike dhe multi-kulturore është e mundur në Kosovë dhe vetëm në këtë rrugë ne mund të realizojmë përspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit. Janë shënuar hapa madhorë përpara dhe tashmë neve duhet të ndërtojmë mbi sukseset e arritura. Mirëpres faktin se stabilizimi në Kosovë vjen gjithashtu falë efikasitetit të shtrirjes së misionit EULEX. Sigurisht që ne duhet të mirëpresim edhe përpjekjet e bëra nga policia e Kosovës por duhet të vazhdojmë punën në fronte të tjera siç janë ato ekonomike dhe sociale. Na duhet të fokusohemi në nivelin e komuniteteve lokale ku bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike është një çështje e një rëndësie jetësore. Në të njëjtën frymë mirëpres qëllimin e Komisionit për të përdorur në të ardhmen të gjithë instrumentat e mundshëm financiarë për progres të mëtejmë në Kosovë", tha Alojz Peterle, EPP/ED.

“Unë mirëpres votimin e sotëm mbi rezolutën si hapi tjetër në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës një vit  pas pavarësisë. është e rëndësishme të theksohet dy deputetë konservatorë britanikë, të cilët kanë kundështuar  këtë lëvizje, e kanë patur gabim, ndërsa tani 54 vende, 22 prej të cilëve anëtarë të BE-së, kanë ofruar njohjen dhe kanë  lejuar misionin e sundimit të ligjit  të punojë me pranimin e Serbisë. Me të vërtetë, ne gjatë gjithë kohës kemi argumentuar  se zgjidhja e çështjes së Kosovës ndihmon aspiratat evropiane të Serbisë dhe sot përsërisim që ne dëshirojmë që ata ta  arrijnë këtë. President, dje misioni evropian i drejtësisë hapi gjyqin e parë të krimeve të luftës në Kosovë. Sot madhëria e saj,  princesha Anne e Britanisë po viziton një shkollë për fëmijë me hendikape në Gjilan. Pa dyshim, të dy këto fakte tregojnë  angazhimin e Evropës për të mos harruar kurrë padrejtësitë e të kaluarës, por edhe për të punuar sot drejt një të ardhmeje  më të mirë për të gjithë”, tha Richard Hovvitt, PES.

"Fillimisht dua të përgëzoj Jost Lagendajk për këtë rezolutë me të vërtetë të balancuar dhe dua të falenderoj edhe Doris Pak për punën shumë të mirë që ka bërë në krye të delegacionit që kryeson në atë pjesë të botës. Objektivat e BE-së janë të qarta: Kosova nuk mund të kthehet në një vrimë të zezë. Përgjegjësia për këtë bie fillimisht dhe mbi të gjithë tek autoritet e Kosovës. Qytetarëve duhet t'ju jepet besim, fillimisht nga qeveria e tyre dhe nga gjykatat e tyre. Korrupsioni dhe krimi minojnë shtetin dhe gratë dhe minoritetet duhet të jenë të aftë të luajnë plotësisht pjesën e tyre. Mendoj se përgjegjësia e dytë i takon vendeve fqinje dhe veçanërisht autoriteteve në Serbi. Një dialog i vazhduëshëm dhe bashkëpunimi rajonal janë në interesin e të gjithëve në rajon. Së fundmi sigurisht që Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi të madhe këtu dhe EULEX-i është një tentative e madhe dhe serioze për të zgjidhur problemet. Tashmë ata ia kanë nisur punës dhe pas dy viteve ne duam të shohim sa i aftë është EULEX për të bërë ndryshime edhe në terma afat-gjatë. Stabiliteti, pajtimi dhe zhvillimi i sundimit të ligjit në Kosovë janë të një rëndësise madhore për kosovarët dhe për të gjitha minoritetet etnike atje por janë edhe në interesin e Bashkimit Evropian. Pra ne duhet të jemi efikasë. Unë isha me zonjën Pack në qyetetin e Pejës pak kohë më parë dhe mendoj se ne mund ta koordinojmë akoma më mirë punën tonë atje”, tha Ria Oomen-Ruijten, EPP/ED.


Por zërat kundër pavarësisë së Kosovës, tashmë të identifikuar në arenën ndërkombëtare, nuk menduan as gjatë këtij diskutimi. Eurodeputeti rumun, Adrian Serverin duke ndjekur gjurmët e presidentit Basesku  flet për domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së një shteti  nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve ët Bashkuara, ndërsa konstatoi se Plani i Ahtisarit është i dështuar. Madje ky socialdemokrat i devotshëm rumun propozon edhe konferencë ndërkombëtare.

“Kolegë, sa njohje janë të domosdoshme për një shtet që ai të jetë i pavarur. Nuk është kjo çështja, përderisa cilësia e  njohjeve ka më shumë peshë se sasia. Deklarata e vetëvendosjes nuk shpie në pavarësi nëse shteti në fjalë nuk njihet  nga ata të cilët dëshiron të shkëputet. Pavarësia e një shteti nuk është e vërtetë për sa kohë që KS i OKB-së nuk e  pranon atë. Për më tepër, një shtet nuk është i pavarur nëse nuk është në gjendje t'u ofrojë të gjitha komuniteteve që jetojnë  në territorin e vetë një perspektivë të drejtë për një integrim organik në një shoqëri të qytetëruar dhe shumëkulturore dhe nëse  nuk është i vetëmbajtur dhe i vetëqeverisur. Për të gjitha këto arsye, plani i Ahtisarit dështoi. Kërkimi i përfundimit  të status quos nuk është zgjidhje. Duhet të ecim përpara. Për këtë qëllim, BE dhe anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së duhet të thërrasin një konferencë ndërkombëtare që duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për siguri demokratike,  ekuilibër gjeostrategjik dhe stabilitet socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Brenda kësaj kornize, Kosova duhet të rikthehet  në rrugën e ligjshmërisë ndërkombëtare dhe rajoni duhet të shohë një hartë të qartë rruge për integrimin në BE. Për fat të keq raporti i Lagendijk nuk shqyrton rrugë të tilla, për pasojë duke braktisur të gjitha përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë.  Rrjedhimisht social demokratët rumunë do të jenë të detyruar të votojnë kundër këtij raporti”, deklaroi Adrian Serverin, PES. 

Ndërkohë eurodeputetja gjermane, Gisela Kallenbach duke përgëzuar rezolutën dhe rolin që do të ketë në terren ajo, kërkon nga Komisioni që të përpiqet të ketë një lloj impakti për marrëveshjet sektoriale tregëtare rajonale të CEFTA-s dhe zbatimin e tyre prej të gjitha palëve

"Prodhimi i kësaj rezolute e bën të sigurtë qëndrimin e Kosovës në axhendën tonë. Unë mendoj se njerëzit atje thjeshte meritojnë këtë gjë. Që kur Bashkimi Evroian dështoi në vitet 90të me kosovarët dhe mendoj se të gjithë ne iu kemi një borxh qytetarëve të Kosovës dhe atyre në të gjithë rajonin. Ata kanë realisht nevojë të ndihmohen inntensivisht gjatë gjithë rrugës së tyre drejt anëtarësimit evropian dhe ne duhet të sjellim një zhvillim ekonomik më të mirë atje pasi problemet sociale do të rriteshin nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë. Dua ti kërkoj Komisionit që të përpiqet të ketë një lloj impakti për marrëveshjet sektoriale tregëtare rajonale të CEFTAs dhe zbatimin e tyre prej të gjitha palëve", tha Gisela Kallenbach, Greens/EFA.


Debat i duhur në kohën e duhur. Kështu e cilësoi Zv/kryeministri çek Alexandr Vondra, debatin e zhvilluar në Parlamentin Evropian, në përvjetorin e parë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Para se të votohej kjo rezolutë u miratua edhe amendamenti i eurodeputetit danez, Johannes Lebech i cili anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i inkurajon ta bëjnë një gjë të tillë. 


Zv/kryeministri çek, Alexandr Vondra në fjalën përmbyllëse tha se debati i zhvilluar ishte lëvizja e duhur për përvjetorin e parë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës ndërsa nënvizoi tri shtyllat kryesore  të politikës evropiane ndaj Kosovës: pandashmëria dhe stabiliteti i Kosovës, decentralizimi dhe mundësi  të barabarta për të gjitha pakicat atje, dhe e treta, përfshirja e Kosovës në rrymën kryesore rajonale dhe evropiane, pra, përafrimin e Kosovës  në Procesin e Asocim Stabilizimit.

“Ky debat ishte vërtet lëvizja e duhur në momentin për përvjetorin e parë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës.  Mendoj se është një lëvizje në kohë sidomos sa i përket krizës aktuale ekonomike, pasi ekziston një rrezik serioz se  në një farë mënyrë do të zhduket nga ekrani i radarit tonë ndërsa ka ende shumë përgjegjësi për të përfunduar punën tonë jo vetëm në Kosovë, por do të thoja gjithashtu edhe në zonën më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, pra mendoj se ajo që  është thënë këtu nga shumë prej jush, si Hanes Svoboda dhe të tjerë, mendoj se meriton shumë vëmendje dhe mendoj se  qëndrimi i Këshillit është i njëjtë.  Pra kemi një mori sfidash para nesh. Do të doja të theksoja tre shtyllat më kryesore  të politikës sonë  ndaj Kosovës: e para, pandashmëria dhe stabiliteti i Kosovës, e dyta, eshte decentralizimi dhe mundësi  të barabarta për të gjitha pakicat atje. Dhe e treta, mbase më sfiduesja, është përfshirja e Kosovës në rrymën kryesore  rajonale dhe evropiane, pra në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor që, siç ju e di, do ta përafrojë Kosovën  në Proçesin e Asocim Stabilizimit, por gjithësesi mbetet shumë punë për të bërë dhe, nuk është diçka që mund të fshihet,  uniteti në Këshillin Evropian do të jetë i vështirë të arrihet. Mendoj se qëllimi ynë është të përqëndrohemi në ardhmen  dhe jo në të kaluarën dhe unë vlerësoj vërtet deklaratat e deputetëve të nderuar që thanë pikërisht këtë. Sigurisht, përfshirja  e Serbisë mbi çështjet jashtëzakonisht praktike duhet të kryhet nën transparencë të plotë dhe me intensitet të plotë,  por mendoj se realizimi duhet jetë të parimi që duhet të na udhëheqë. Situata ekonomike dhe përmirësimi i saj është  i një rëndësie madhore për arritjen e stabilitetit, pra manaxhimi efektiv dhe mobilizimi i burimeve të Kosovës janë një kusht  i patjetërsueshëm, por gjithashtu dhe administrimi dhe mobilizimi i burimeve ndërkombëtare, dhe gjithashtu të luftohet  korrupsioni dhe pasja një proçesi transparent privatizimi, janë elemente të rëndësishme. Mendoj se mbështetja e  Parlamentit Evropian për EULEX-in është mjaft e rëndësishme. Në përgjithësi, më lejoni të shpreh përgëzimet e mia, mendoj se puna që ka bërë Jost Lagendijk është e shkëlqyer. Personalisht kur kam lexuar tekstin, nuk kam pasur asgjë në  kundërshtim. Mbase do të isha treguar disi më i kujdesshëm me situatën ekonomike në Kosovë, të gjithë ne e njohim atë,  dhe me mangësitë e energjisë elektrike në Kosovë, ashtu si dhe në Ballkan në përgjithësi. Mundësitë janë të pakta  që të ndërtohet në njëfarë mënyrë një ekonomi e qëndrueshme dhe për të integruar këtë ekonomi në rajon. Po,  shqetësimet mjedisore janë të rëndësishme, por sigurisht lulëzimi i stabilitetit të ardhshëm ekonomik nuk është  më pak i rëndësishëm. Disa prej jush kanë përmendur situatën e familjeve rome në Trepçë. Ju të gjithë e dini se  kjo është një situatë katastrofale. Ju pa dyshim jeni të vetëdijshëm për punën e Komisionit rreth kësaj çështjeje. Ka patur një delegacion të kryesuar nga Pier Mirel, të cilët në dhjetor vizituan këtë zonë. Ata kërkuan të takohen  me prijësit romë të kampit. Nuk ka një zgjidhje të lehtë. Siç ju e dini, ka një ofertë që ata të zhvendosen nga kjo zonë, por për momnetin ata nuk janë gati ta bëjnë këtë, në fakt ata nuk pranojnë ta bëjnë këtë. Pra edhe këtu mbetet shumë  punë për të bërë dhe mendoj se takimi i javës së ardhshme me Piter Feith do të jetë një mundësi për të diskutuar këtë.  Ju falenderoj dhe njëherë për debatin dhe shpresoj që Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë të gjitha  përpjekjet tona si në Kosovë ashtu edhe në rajon”, tha Alexandr Vondra, Zv/Kryeministri çek për çështjet evropiane, Presidenca e BE.

"Komisioni mirëpret rezolutën dhe përgëzon zotin Lagendijk dhe parashikon të përfshijë më tej Kosovën në përafrimin evropian të rajonit. Komisioni ka vendosur një formë efikase bashkëpunimi me të gjithë aktorët lokalë që punojnë në Kosovë, përfshirë EULEX-in dhe përfaqësuesin e veçantë të BE-së. Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim. Kjo është e vetmja rrugë që puna jonë në Kosovë të sjellë fryte. Bashkëpunimi i mirë ka provuar deri më sot ruajtjene paqes në këtë zonë. Komisioni financon me 7 milion sektorin e sundimit të ligjit, përfshirë 1 milion euro për luftën kundër korrupsionit. Dëshiroj ti përgjigjem dhe vërejtjes së zonjës Kallenbach përsa i përket CEFTAs, marrëveshjes së lirë tregëtare të evropës qëndrore. Ne shpresojme së përmirësimi i mardhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës të mund të lejojë integrimin e Kosovës në CEFTA. Komisioni do të bëjë maksimumin për të lehtësuar një gjë të tillë. Komisioni do të publikojë studimin e tij për Kosovën në muajin vjeshtë, si pjesë e paketës së zgjerimit. Jam e bindur se studimi do të përfshijë plot ide për të garantuar se Kosova mbetet palëvizshëm e ankoruar në perspektivën evropiane që ndan me pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit", tha Meglena Kuneva, Komisioni Evropian.


Dhe para votimit të rezolutës, procesit të votimit iu nënshtrua amendamenti i eurodeputetit danez, Johannes Lebech. Me 281 vota për dhe 229 kundër, Parlamenti Evropian miratoi amendamentin i cili inkurajon anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa  Rezoluta për Kosovën u mbështet nga 424 eurodeputetë dhe vetëm 133 ishin kundër. Miratimi i kësaj rezolute nga shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian nuk theu vetëm heshtjen disa mujore të Bashkimit Evropian në lidhje me mandatin dhe qëllimet e vërteta të misionit EULEX në vend. Rezoluta e parë pas pavarësisë së Kosovës tregoi edhe rolin e institucionit, përballë Këshillit dhe Komisionit, të cilët megjithëse ruajnë ekskluzivitetin e drejtimit të politikës së jashtme, nuk mund të bëjnë pa dëgjuar mesazhet e përfaqësuesve të popujve të unionit. Por, çfarë thekson kjo rezolutë.

EULEX duhet të ndjekë mandatin fillestar, planin e Marti Ahtisarit, pasi ky është vullneti i popullit të Kosovës, ndërsa misioni duhet të shtrihet e të punojë në të gjithe territorin e pandashëm të vendit; udhëheqja politike e Prishtinës duhet të tregohet transparente në të mirë të imazhit të vendit, të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin; dhe qershia mbi tortë, vetëm disa orë para votimit të rezolutës të përgatitur e debatuar prej muajsh; vendet e mbetura të BE-së duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, janë këto mesazhet kryesore të pallatit të popullit. Nuk ishte e lehtë për eurodeputetin e gjelbër holandez, Joost Lagendijk të arrinte në një tekst të tillë në luftë me lobin e fuqishëm serb, me në krah mbështetjen e lobit kosovar gati inekzistent. Arriti të bëjë për vete socialistët që prej kohësh mbështesin "prej keqardhjes" Serbinë, shkeli me shumicë dërrmuese komunistët evropianë që kërkojnë ndarjen e Kosovës, por edhe grekët, rumunët, spanjollët, qipriotët e sllovakët që vazhdojnë të mbyllin sytë para realitetit. Kosova edhe njëherë nuk pati asnjë meritë, por pati fat, sepse pati miq dhe mbështetës në institucionin e vetëm të BE-së që voton me shumicë dhe nuk përdor veto.

Por çfarë përmban dokumenti i Lagendijk i cili ndahet në tre pjesë të rëndësishme. Në pjesën e parë, atë të referencave ndaj kartave, dokumenteve, rezolutave e vendimeve ndërkombëtare për Kosovën, përveç referimit ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara e rezolutës 1244, parimeve të grupit të kontaktit të para disa viteve etj, në rezolutën e parlamentit evropian u përfshi jo pa debat edhe referenca ndaj planit të Marti Ahtisarit, i harruar prej muajsh në sirtarët e BE-së. Më tej citohet deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt si dhe fakti që 54 vende, 22 nga 27 vende të BE-së e kanë njohur tashmë.
 
Në pjesën e dytë vjen roli që duhet të luajë Bashkimi Evropian edhe nëpërmjet misionit të saj EULEX, për të cilin mirëpritet shtrirjen në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun e lumit Ibër ndërsa ritheksohet angazhimi i unionit përmes tij për garantimin e stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin. "Ripërsërisim vullnetin e BE-së për të ndihmuar zhvillimet ekonomike dhe politike në Kosovë nëpërmjet një perspektive të qartë evropiane në përputhje me perspektivën evropiane të rajonit", citohet në tekst. "Kujtojmë rezolutën e 29 marsit 2007 që hedh poshtë qartësisht mundësinë e ndarjes së Kosovës", vazhdon rezoluta e cila përmend edhe vendimin e Përfaqësuesit të veçantë të Kombeve të Bashkuara të 9 nëntorit 2008 se, UNMIK-u nuk ka më kompetenca në fushat e policisë dhe doganave dhe së shpejti do ti kalojë EULEX-it edhe ato në fushën e drejtësisë.

Në këtë pjesë, në paragrafin e tretë të rezolutës, u shtua në momentet e fundit me propozim të eurodeputetit danez Johannes Lebech edhe amendamenti që i inkurajon vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë sa më shpejt një gjë të tillë.
Pas thirrjes që i bëhet të gjithë komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të misionit evropian në Kosovë, rezoluta mirëpret edhe marrëveshjen me Serbinë për shtrirjen e misionit dhe gadishmërinë për bashkëpunim me të. "Inkurajojmë Serbinë të vazhdojë të tregojë qëndrime konstruktive, që janë konsistente me aspiratat e vendit për tu anëtarësuar në BE", paralajmëron rezoluta. "Konsiderojmë se marrëveshjet tranzitore të negociuara mes OKB-së dhe qeverisë serbe do të nevojitet të ri-vlerësohen pas zhvillimeve në terren, pasi EULEX-i të jetë plotësisht operacional," thekson më tej rezoluta. “Detyrat prioritare për misionin në fushën e gjyqësorit janë të qarta: çështjet e dhunës ndëretnike, krimet e luftës dhe korrupsioni i niveleve të larta, për përforcimin e sundimit të ligjit në vend. Kreut të misionit dhe përfaqësusit të veçantë të BE-së iu kërkohet të rrisin përpjekjet për përfshirjen e serbëve në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore ndërsa qeverisë së Kosovës të marrë hapa konkrete në këtë kuadër edhe nëpërmjet mjeteve në fusha të veçanta ekonomike.”

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana  ftohet të tregojë mbështetje të qartë për EULEX-in dhe ta vizitojë shtetin sa më parë.  Në lidhje me fondet e BE-së, mirëpritet angazhimi i Komisionit për të vënë në përdorim të gjithë instrumentet, në veçanti ato të fondeve të para-anëtarësimit për përforcimin e zhvillimit ekonomiko-social në Kosovë. Theks i veçantë vihet mbi promovimin e projekteve lokale që lehtësojnë pajtimin mes komuniteteve dhe lejojnë lëvizje më të madhe të qytetarëve.  Një tjetër projekt që kërkohet është ndërtimi i një universiteti multietnik evropian krahas atyre ekzistues të Prishtinës dhe Mitrovicës.

Në pjesën e dytë të rezolutës vijnë mesazhet ndaj qeverisë së Kosovës. Fillimisht mirëpritet përmirësimi i situatës së sigurisë në vend dhe lavdërohet puna e policisë së vendit, arritjen e nivelit ambicioz të profesionalizmit dhe besueshmërisë. Këtu theksohet nevoja për një polici multi-etnike në të gjitha pjesët e Kosovës dhe mirëpritet rikthimi i disa oficerëve serbë në polici. Fokus i veçantë i jepet nevojës për qeverisjen e decentralizuar, në interes të të gjitha komuniteteve në vend. Rëndësia e një shoqërie civile të fortë theksohet më tej, për të përforcuar parimet demokratike të Kosovës:  "I bëjmë thirrje qeverisë të mbështesë lëvizjet paqësore të qytetarëve dhe zhvillimin e mediave të lira pa asnjë ndërhyrje politike," kërkon rezoluta.

Dokumenti thekson nevojën për zbatimin e masave për mbrojtjen e minoriteteve dhe zbatimin e plotë të të drejtave të tyre sipas Kushtetutës. Qeverisë i bëhet thirrje të promovojë frymën e paqes, tolerancës dhe dialogut ndër-kulturor dhe ndër-fetar për të gjitha komunitetet, serbët, romët, ashkalinjtë, egjyptianët, goranët, turqit dhe boshnjakët. Shqetësim shumë i rëndë shprehet për shëndetin e familjeve rome që jetojnë në kampet e refugjatëve, për shkak të helmimeve toksike nga miniera e Trepçës. Qeverisë së Kosovës, eurodeputetët i kërkojnë edhe transparencë në procesin e privatizimit për të parandaluar përshtypjet për nepotizëm dhe korrupsion. "Jemi të shqetësuar me situatën ekonomike në Kosovë dhe influencën negative të ritmit të ngadaltë të reformave, korrupsioni i shtrirë gjerësisht dhe krimi i organizuar dëmtojnë edhe ekonominë edhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës. Theksojmë nevojën për qeverinë e Kosovës të bëjë përpjekje të sinqerta për më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri dhe të përforcojë lidhjet mes niveleve politike dhe shoqërisë civile; i bëjmë thirrje të njëjtës qeveri të përdorë paratë publike dhe të donatorëve mënyrë transparente dhe të përgjegjshme," kërkohet ndër të tjerë në rezolutë. Një tjetër sektor ku kërkohet investim në teknologji të reja është ai i energjisë, për të cilin shprehet shqetësim i thellë për ndërprerjet e rrymës.

"Megjithëkëtë, jemi të shqetësuar edhe për planin e qeverisë për të ndërtuar një termocentral të madh me linjit, në një zonë tepër të populluar;i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh impaktin e këtij impianti mbi ambientin, shëndetin publik dhe mbi tokën dhe ujërat dhe të bëjë gjithçka në përputhje me standartet evropiane për ambientin dhe ndryshimet klimatike," thekson rezoluta. Në pjesën e fundit të saj kërkohet monitorimi i shkrirjes së TMK-së dhe vendosjes së Forcës së Sigurisë. " I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të garantojë kontroll të plotë civil mbi FSK-në; besojmë se rishikimi i marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-s dhe qeverisë serbe nuk mund të realizohet për sa kohë nuk është siguruar stabilitet i plotë dhe siguri dhe për sa kohë nuk janë sqaruar mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë", sqaron rezoluta.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Beogradit zyrtar. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç pas përfundimit të procesit të votimit  shprehet se Rezoluta për Kosovën e miratuar në Parlamentin Evropian, me të cilën i bëhet thirrje anëtareve të BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e  Kosovës ta bëjën këtë, është e papranueshme për Serbinë dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Parlamenti evropian nuk është jë institucion i cili është i ngarkuar pranë Bashkimit Evropian që të merret me politikën e jashtëme. Për politikën e jashtëme në BE kujdeset Këshilli i Ministrave, e në kuadër të këtij këshilli ka shtete që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe shtete që nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur. Pra mendimet në BE, në kuadër në institucionit ku ajo ka forcë juridike është e ndarë”, tha Vuk Jeremiç, Ministër i Punëve tëJashtem të Serbisë.

Me këtë rast Jeremiç përsëritë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti kryesor për qeverinë serbe, por ky vend nuk do të heqë dorë nga lufta me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në Kosovë.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe lufta për Kosovën janë dy proçese të ndara dhe politika zyrtare e Brukselit dhe Beogradit është se kemi të bëjmë me dy proçese të ndara. Mendoj që në interes të paqes dhe stabilitettit dhe të ardhmes evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor është që kjo të ngelet e tillë”, vijon Jeremiç.

Ndërkohë raportuesi Lagendijk ashtu sic kishte paralajmëruar, bën edhe vizitën e tij të fundit në Prishtinën zyrtare, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, për tu takuar me kryeministrin Hashim Thaçi.

“Jam shumë i lumtur që mund atë vij në Prishtinë një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi me një shumicë të madhe në favor të rezolutës të cilën unë sapo ia dorëzova kryeministrit. Nëse e lexoni këtë rezolutë mund të shihni dy porosi: e para është mbështetja e fuqishme për vendosjen e EULEX-it, misionit më të madh evropian që kemi parë ndonjëherë. Rezoluta e bën të qartë se ne duam që BE të jetë e përfshirë në Kosovë në fushat e doganave, policisë, gjyqësisë edhe atë në tërë territoirn e Kosovës. Ka pasur shumë deputetë në Parlament që kanë folur kundër çdo ideje të ndarrjes në jug dhe veri. Është mirë që shumica dërmuese në PE është kundër kësaj dhe kjo është e shpjeguar në Rezolutë. Personalisht mendoj se vendosja e plotë Brenda një të ardhme të parashikueshme e EULEX-it është garancia më e mirë që ndarje nuk do të ketë. Nëse EULEX doi të jetë në gjendje të vendoset në tërë territorin kjo është garancia më e mirë se ata që e duan ndarjen e Kosovës, nuk do të kenë sukses. Porosia e dytë, të cilës iu referua edhe kryeministri, është se ka vetëm një rrugë përpara për qeverinë. Kjo nuk është detyrë e lehtë që të punohet shpejt dhe në mënyrë efikase në të gjitha këto fusha, në luftimin e korrupcionit, në decentralizim, furnizimi I qënrueshëm me energji elektrike… është një listë e gjatë dhe ne I bëjmë thirrje qeverisë ta bëjë më të mirën që kosovarët të mund ta qeverisin Kosovën. Kjo është ajo që ne duam, kjo është ajo që edhe vetë kosovarët e duan. Mënyra më e mirë për t'u treguar skeptikëve Brenda BE-së se e kanë gabim ëhstë puna e qeverisë në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme. Për ne, Kosova është e pavarur dhe do të mbesë e tillë. Nuk ka kthim mbrapa. Kjo është arsyeja pse jemi dhe do të mbesim këtu”, deklaron Joost Lagendijk, Raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ndërkohë lidhur me rëndësinë e kësaj rezolute nëse Spanja e Sllovakia kanë deklaruar se nuk janë të obliguar ta respektojnë, Lagendijk u shpreh: “Mendoj se rezoluta në pjesën në të cilën i referoheni do të vendosë presion mbi këto shtete. E dijmë se 22 shtetet që e kanë njohur pavarësinë, janë duke shfrytëzuar mjetet dhe metodat e veta për t'I thënë Spanjës dhe Rumanisë, ju lutem, hyni në vijën e pjesës tjetër të BE-së. kjo nuk do të ndodhë nesër apo pasnesër por mendoj se ka qenë mirë nga Parlamenti ta bëjë shumë të qartë se ne duam që 27 shtetet të jenë në një vijë. Unë pres që kjo të jetë një presion te këto qeveri. E dijmë dhe duhet ët jemi të sinqertë se ato kanë arsye të brendshme për të mos e njohur. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë që ka ndodhur në Kosovë, apo rreth të drejtës ndërkombëtare. Janë problemet e brendshme dhe mendoj se rezoluta do të jetë një presion shtesë për ta njohur pavarësinë e Kosovës”.

Lagendijk në fund u shpreh edhe se çfarë pret ai nga EULEX-i pas këtij raporti: “Të punojnë ashtu sic kanë punuar deri më tani. Kur I lexoj shtypin dhe gazetat tuaja, shoh se nje4rëzit tuaj janë të lumtur që kanë në krah gjykatësit, policët nga BE. Ata janë këtu dhe hap pas hapi po dalin në teren. Shpresoj të vazhdojnë ta bëjnë këtë sepse për këtë punë janë këtu. Ata nuk janë këtu për bërë regjime të ndrysyme në jug e veri. unë jam i lumtur me atë që ka bërë EULEX në dy muajt e fundit, është një rrugë e gjatë që duhet bërë. Do të ketë rezistencë, të jemi të sinqertë, disa njerëz nuk janë të lumtur me EULEX-in, sidomos në veri, por unë jam i sigurt se nëse EULEX vazhdon të punojë në mënyrtën si ka bërë deri më tani, roli i tyre do të rritet edhe ndër serbët e Kosovës pasi ata do ta kuptojnë se EULEX është këtu për të mirën e tyre, për ta vendosur sundimin e lighjit, për t'i ndihmuar autoritetet e Kosovës ta bëjnë punën e vet”.

“Ne punojmë tash e një vit në të gjitha këto përkushtime që të kemi sukses të plotë në Kosovë. Dëshiroj të falënderoj inicuesit, votuesit e mbështetësit e këtij procesi të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës, zotimin e PE për mbështetje për Kosovën, thirrjen e PE edhe për vendet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sepse pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane", u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Parlamenti Evropian përmes kësaj rezolute edhe një herë shpreh qartë mbështetjen për shtetin më të ri në Evropë. Ndërsa inkurajon pesë shtetet e familjes evropiane që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.  Për institucionet e Kosovës kjo rezolutë duhet të shërbej gjithashtu si inkurajim drejtë reformave dhe zbatimit të ligjit, sepse mbështetja nga Brukseli zyrtar nuk do të mungoj. Këtë e dëshmon edhe kjo REZOLUTË!

Përgatiti: Agim Popoci

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 maj 2009 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMalaj për rekomandimet e FMN-së: Nëse nuk përmbushen, krizë serioze

e mërkurë , 10 mars 2010

Nëse qeveria nuk përmbush rekomandimet e FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, vendi shumë shpejt mund të përballet me një...

Artikuj të tjerë