| Vebi Velija/Gjashtë dekada biznes, media, humanizëm… |
|
|
|
| e martë , 04 gusht 2009 | |
Gjashtë dekada më parë,pikërisht më 28 korrik të vitit 1948, në fshatin Gradec të Gostivarit lindi Presidenti i VeVe Grup, Vebi Velija. Ky fshat me tradita historike, ku ka lindur Nëna e Skënderbeut, Vojsava do të japë edhe një gjeni, i cili në fushën e biznesit dhe mediave për shumë pak kohë do të dominojë jo vetëm në botën shqiptare. Në Gradec mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar atë të mesme në Mal të Zi dhe studimet universitare për Ekonomi në Beograd,për të cilën u diplomua në Zagreb të Kroacisë.
Në fillim të viteve ’80-të Vebi Velija zhvillon biznesin e tij në Vjenë dhe Zagreb kryesisht në fushën e hotelierisë.Personalitetet më të njohura të Kroacisë,artistë, gazetarë, pedagogë, akademikë, politikanë dhe krerët më të lartë të shtetit kroat flasin me ëndje për njeriun i cili e kishte mësuar këtë botë intelektuale se edhe në metropolin kroat zë një vend të veçantë. Të flasësh për biznesin kroat duhet të lakohet edhe mendimi i Z.Velija, të flasësh për botën e gazetarisë kroate duhet të lakohet ndihma dhe gatishmëria që ky ka ofruar për të gjithë,kudo dhe në cdo në kohë, të flasësh për mjekësinë kroate në cdo fushë do të kemi mjek dhe punonjës të shëndetësisë që flasin për humanizmin dhe asistencën në specializimin e shumë fushave mjekësore që ka bërë Vebi Velija. Letërsia, drama e madje edhe sporti janë fusha për të cilat ky njeri për gjashtë dekada ka kontribuar aq shumë sa për shumë vepra, akte dhe fitore të shënuara do të duhej të shkruheshin shumë libra. Në fillim të viteve të ’90-të, rënia e komunizmit në Shqipëri hapi horizonte të reja për çdo shqiptar kudo në botë; për ekonomi, biznes dhe zhvillim në shtetin tashmë të rilindur shqiptar me perspektivë evropiane. I vecantë jo vetëm në Vjenë e Zagreb, Z.Velija është edhe në vendin e tij të ëndërrave, Tiranë. Të gjithë po shisnin pronat por ndër ta paktit që blinin prona dhe filloi me prodhimin ishte Vebi Velija. Ku po shkonte Shqipëria, si do të zhvillohej, kush do ta ndihmonte dhe si do të rimëkëmbej mbas pesdhjetë vjet vujatjeje dhe diktaturë. Vebi Velija që për shumë pak kohë do të quhet në këtë rajon, BABË, e kishte të qartë se ky vend do të bëhej dhe ka vetëm një rrugë: ME PUNË! Në Tiranë ai themelon qendrën e biznesit “Veve grup”, kompani kjo e cila ishte dhe ngeli një ndër kompanitë më të mëdha të biznesit shqiptar. Në vitin 1990 VeVe grup është e pranishme në Shqipëri me biznese në fusha të ndryshme të ekonomisë si në fushën e industrisë së duhan cigareve,atë të naftës, petro-kimisë, shërbimeve dhe projekteve financiare të konsulencës teknike, të telekominkacionit etj. Efekt me Fabrikën e prodhimit të CIGAREVE Kompania Albania Tabak u formua në shkurt të vitit 1993 në Prenjas të Librazhdit dhe filloi podhimin në vitin 1994.Me një investim prej më shumë se 6 milionë dollarë dhe 350 punësuar ajo u bë një qendër e rëndësishme për Librazhdin e varfër.Në vitin e shkatërrimeve shqiptare 1997, fabrika u dëmtua tërësisht nga vetë njerëzit që e ngritën ndërsa dëmi i përgjithshëm kapte shumën e 7.958.000 dollarë amerikanë. Por Baba nuk dorëzohet, do ta bëjë rikonstruksionin e plotë të fabrikës për të prodhuar cigare Veve dhe Veve light. Me paisje bashkëkohore, Kompania Albania Tabak shpk prodhon dhe me prodhimet e saj merr pjesë në panairin e agrobiznesit Shkup ‘98 ku dhe fiton medaljen e panairit.Një vit më vonë firma dyfishon prodhimin dhe përfaqësohet sërisht në panairin e agrobiznesit në Shkup me dy lloje cigaresh Veve dhe Veve lights. Sërisht dy cmimet për cigaret e kompanisë Albania TABAK Veve Lights fiton medaljen e artë. Edhe pse konkurrenca është e pranishme dhe nxit binzesin në botë, në ambinetin shqiptar Vebi Velija përballet me taksat, akcizën dhe së fundi edhe kontrabandën e cila po i merrte frymën prodhimin vendor të cigareve. Vebi Velija, President i Veve Group Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet industria e duhan cigareve 200.000 mijë shqiptarë nuk kanë punë. Ne kemi arritur vendin e parë në Ballkan për kultivimin dhe eksportimin e drogës dhe fatmirësisht qeveria seriozisht ka filluar ta luftojë këtë. Mendoj se për qeverinë dhe shtetasit tanë do të ishte shumë më mirë që ata të luftojnë kontrabandën që shkatërron këtë industrinë vendase sepse ne me këtë luftë që po bëjmë , dhe mirë që po e bëjmë mbrojmë tregun ilegal europian por askush nuk kujtohet të mbrojë tregun shqiptar. Sipas deklaratës të bërë në shtyp ditëve të fundit nga British American Tabaco autoritetet shqiptare e kanë akuzuar këtë kompani se ka bërë reklamë të paligjshme të prodhimeve të veta në mediat shqiptare.Ju lutem të nderuar gazetarë hulumtoni për këtë fakt. Në një kohë kur BAT investon në vendet fqinje qindra milion dollarë ju mund ta verifikoni këtë vetëm të futeni në internet dhe se në Shqipëri ajo po e përdor tregun si baçen e vetë duke krijuar probleme të mëdha dhe shqetësime për industrinë vendase të duhan cigareve. Alarmi i drejtuar opinionit dhe qeverisë shqiptare për gjendjen e industrisë së duhan cigareve nuk e shqetësoi këtë të fundit, madje në fund të ndryshimit të politikave ndaj këtij biznesi ajo i acaron edhe më tej: Vebi Velija, President i Veve Group Shqipëria është një vend ku kultivohet duhani ku dhjetra mijëra familje kanë qenë të punësuara në këtë industri ku 3-4 e fabrikave të cigareve janë komplet të shkatërruara dhe të mbyllura .Në vend që qeveria të marrë masa dhe të rreflektojë ndaj këtij fenomeni ne na ndodhi e kundërta me akcizën që do të fillojë të aplikohet më 1 korrik .Kjo është një goditje e fundit për këtë industri dhe falimentimit të saj.Deri në vitin 1990 Shqipëria prodhonte 9 mijë deri në 10 mijë ton cigare dhe mbi 25 mijë ton duhan në vit nga të cilat një sasi e konsiderueshme eksportohej të ardhurat valutore nga eksporti zinin vendin e dytë pas eksportit të kromit.Pas viteve 90 si rezultat i kontrabandës së cigareve të importit prodhimi vendas pësoi një rënie të konsiderueshme. Zona e Librazhdit kishte fatin që të gëzonte investimet e Veve Group edhe me kompleksin ushqimor ku u punësuan 350 vetë.Për herë të parë Librazhdi dhe Shqipëria pajiset me një linjë ambalazhimi të lëngjeve të qeta e cila ka një makineri italiane sipas standarteve të komunitetit europian për makineritë.Kjo linjë aktualisht shfrytëzohet për prodhimin e ujit mineral dhe prodhimin e çajërave të ftohta. Përveç se me biznesin,Zoti Velija kontriboi në këtë zonë edhe me ndihmën që dha për spitalin e qytetit dhe sportin e Librazhdit gjë për të cilën Bashkia dhe Këshilli i Qarkut e shpallën “Qytetar Nderi i Librazhdit”. Por Z.Velija nuk ndalon këtu. Ajo çfarë shqiptarët e quanin ëndërr, Baba e shëndrron në realitet. Pa burkoraci, shtyllë e kabëll, edhe për zonën më rurale, shqiptarëve u ofron lidhjen telefonike në shtëpitë e tyre me kompaninë MOBITEL. Vebi Velija, President i Veve Group Mobiteli është kompania e parë dhe e vetme shqiptare e cila ofrohet në fushën e komunikacionit duke përdorur teknologjinë më të fundit amerikane të telefonisë fikse. Telefoni mobitel mbërrin tek përdoruesit përmes valëve pa përdorur transmetimin e sinjalit me tel.Kjo mundëson shtrirjen e shpejtë të këtij operatori dhe në zonat më të thella rurale të cilat nga pikpamja e popullsisë përbëjnë më shumë se 60 % të popullsisë së vendit tonë. Mobiteli është një investim i mirëpritur dhe i leverdisshëm jo vetëm për banorët por edhe për biznesin e zonat rurale duke u bërë një mbështetës thelbësor për rritjen e aktivitetit të agrobiznesit dhe të turizmit teknologjia e përdorur nga MOBITEL e lejon këtë të fundit të operojë edhe në fushën e transmetimit të të dhënave me cilësi të lartë duke filluar nga interneti e deri tek videokonferencat. Viti 2003 do të jetë edhe viti i ekspansionit në të gjithë territorin shqiptar ku kompania parashikon të arrijë shifrën deri në 100.000 abonentë por jo vetëm kaq pasi në 6 mujorin e dytë të këtij viti kjo kompani parashikon të lëvizë në drejtim të tregut kosovar të telefonisë .Investimi i kryer nga VEVE GROUP është një shembull i mirë i inkuadrimit të sektorit privat në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës dhe i të qenit njëherazi partner i institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat do mbështesin projektet e mobitelit në të ardhmen .Në Shqipëri ka 3 operatorë të mëdhenj që është Albtelekomi, Vodafoni, AMC por në Shqipëri ka ende nevojë për investime në infrastrukturën e telekomunikacionit.Dua të theksoj këtu edhe bashkëpunimin që kemi me partnerin tonë të jashtëm që kemi edhe interkonjeksionin Albtelekomin nuk kemi patur asnjë problem me strukturat e Albtelekomit dhe ERT dhe unë mendoj se Mobitel do të nxisë konkurencën e ndershme dhe do tu mundësojë qytetarëve shqiptarë një shërbim më të lirë dhe më cilësor. MOBITEL vazhdon të jetë në një hap me kohën,dhe t’iu mundësojë abonentëve transmetim thirrjesh, të dhëna të shpejta me faks,biseda me tre abonetë në të njëjtën kohë si dhe transmetim të dhënash përmes internetit. Përveç se me telefoninë, Vebi Velija ndihmon qytetarin dhe binzesin shqiptar me Diners Club Albania e cila fillon aktivitetin në mars 1995, me qëllim të nxitjes së investitorëve të huaj dhe zhvillimi të turizmit. Ky filial i Diners Club International me qendër në Çikago të SHBA-së, në bashkëpunim me bankat e tjera në Shqipëri ofron kështu mundësinë e pajisjes së qytetarëve me tre lloje kartash: kartë personale, kartë biznesi dhe kartë korporate. Njohja me krerët më të lartë shtetërorë kroatë dhe austriakë bën që Baba të sjellë edhe kompanitë e këtyre vendeve në Shqipëri. KAREGLEGAN LIMITED si pjesë integrale e qendrës së biznesit VeVe Group është përfaqësuesi ekskluziv i Ina Naftaplin me qendër në Zagreb të Kroacisë. Që në vitin 1993 veprimtaria e kësaj kompanie ishte përqëndruar në eksplorimin , përpunimin dhe prodhimin e hidrokarbureve si edhe në shpimin e naftës dhe shërbimet që lidhen me të në Shqipëri. Ina naftaplin me bazën e saj në Durrës instaloi të gjitha pajisjet e naftës që vijnë nga Kroacia, ndërsa punimet e saj u përqëndruan në fshatin Nartë për tu angazhuar më vonë edhe në Kaninë të Vlorës. Grupi VeVe përmes shoqërisë inxhinjerike VeVe Petrolium ka ofruar shërbime konsulence edhe për kompaninë gjermane KASTROL e mirënjohur për prodhimin e vajrave lubrifikantë. Investimi i kësaj kompanie ka mundësuar prodhimin cilësor të vajrave të markës Kastrol që konkurojnë në tregun shqiptar dhe atë të huaj. Bashkëpunimi ndërmjet Kastrol dhe Albpetrolit shqiptar realizohet përmes VeVe Petrolium që është edhe shpërndarësi ekskluziv në Shqipëri dhe në vende të tjera i të gjitha tipeve të vajrave Kastrol të prodhuara në rafinerinë e Ballshit. Por jo vetëm në biznes, Vebi Velija është i njohur edhe për kontributin në fushën e artit dhe kulurës. Presidenti i Veve Group themelon Fondacionin kulturor “Velija” me një staf që në përbërje ka emrat më të njohur të artit dhe letrave shqipe si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Jusuf Vrioni, Robert Zhvarc, Ali Aliu, Mira Meksi, Ylljet Alickaj, Visar Zhiti etj. Ka qenë Drejtoresha e Fondacionit Kulturor “Velija”, Zonja Mira Meksi ajo që ka shpallur laureatët e cmimit letrar kombëtar “Kadare”, Nobelistët Ernesto Sabato dhe Milan Kundera.Ndërsa nga letrat shqipe përmendim si fitues të cmimit kombëtar letrar “Velija” përkthyesit e shquar, Jusuf Vrioni, Robert Zhvarc, poetët dhe shkrimtarët Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Bashkim Shehu etj. Pjesë e vlerësimit të bordit të fondacionit kulturor Velija kanë qenë edhe cmimet për gazetarët, cmimet e Festivalit Kombëtar të Teatrove, cmimet e Konkursit Kombëtar të Arteve Pamore Onufri, cmimet e Festivalit të Filmit Shqiptar, cmime në Festivalin e Muzikës së re Shqiptare, cmimet e letërsisë për fëmijë etj. Pjesë e projekteve të VEVE GROUP në fushën e kulturës është edhe revista letrare Mehr Licht, nën drejtimin e zonjës Mira Meksi ,që vazhdon të mbetet revista më e rëndësishme letrare në Shqipëri. Fondacioni Velija që nga themelimi i tij e deri më sot ka mbështetur gjerësisht aktivitetitn intelektual shqiptar, realizimin dhe botimin e mjaft librave, gazetave dhe revistave, celjen e disa ekspozitave të artit vizual, organizimin e një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Por jo vetëm kaq. Fondacioni Velija ka dhënë gjithashtu asistencë teknike për spitalet, bursa të plota studimi për jashtë vendit dhe ka mundësuar realizimin e disa projekteve për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Vend të veçantë në këtë veprimtari zë kontributi i tij për çështjen e Kosovës dhe ndërhyrja e tij e drejpërdrejtë në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Duke e njohur mirë vendlindjen e tij, duke njohur mirë problematikën e saj politiko-sociale, politikën dhe politikbërësit e saj shqiptarë dhe maqedonë, si dhe duke shfrytëzuar autoritetin që gëzonte në këtë vend dhe në këtë mjedis, tashmë si antëtar edhe i Paktiti të Stabilitetit dhe nismës amerikane për Evropën Juglindore, SEC mori përsipër njërën ndër detyrat më të vështira që mund të bëhej gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, rolin e mediatorit. Ndër ditët më kritike të këtij konflikti, 21 dhe 22 mars, Vebi Velija niset drejt Maqedonisë për të takuar të gjitha palët në mënyrë që të hartojë edhe një raport që pasqyronte situatën në terren dhe mundësitë e zgjidhjes së këtij konflikti . Pas takimit me të gjitha palët ai harton edhe një raport i cili deri në fund të konfliktit do të jetë i papërsëritshëm,sepse ishte i vetmi realist. 21 mars Në orën 10 të mëngjesit takimi im me Kryeministrin maqedonas Luço Georgievski.Përshëndeti arrdhjen time dhe menjëherë më foli për shqetësimin që kishte se partitë paralmenatre shqiptare,me përfaqësuesit e së cilës bisedonin pothuajse përditë,nuk kishin as komunikim dhe as ndikim tek kryengritësit.Kërkonte të dinte nëse unë mund të gjeja një mënyrë lidhjeje me ta për tu transmetuar propozimin e tij.I thashë se po, kisha mundësi lidhjeje me ta dhe se merrja përsipër të transmetoja propozimin e tij, të cilin paraprakisht do ta diskutonim së bashku, thekson në raportin e tij Vebi Velija duke rrëfyer çastet më të vështira të jetës së tij, kur ai kishte vetëm një qëllim, ndërprejen e menjëherëshme të konfliktit dhe uljen në tryezën e bisedimeve të atyre që po shikoheshin përmes tytës së pushkës. Duke pasur parasysh përvojat e hidhura të Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës, ku ulja në tryezën e bisedimeve bëri shumë punë, sepse u vranë qindëra mijëra njerëz, ai i rithkeson kryeministrit maqedonas të asaj kohe se duhet vepruar shumë shpejt. Pas argumenteve që ai parashtroi, Kryeministri Georgeiveski duke pranuar argumentat e parashtruara tashmë të mediatorit Velija foli për porpozimin që ai kishte në mendje për zgjidhjen e këtij konflikti: Z.Georgievski propozonte shpalljen e armëpushimit nga ana e kryengritësve dhe bërjen e një deklarate publike, me anë të së cilës do të pranohej se misioni i tyre, për përmbushjen e së cilit kishin kapur armët, ishte ulja në tryezën e bisedimeve të përfaqësuesve ligjitim politikë për të zgjidhur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. I thashë se propozimi I tij më dukej i paplotë përderisa nuk parashikonte fatin e mëtejshëm të kryengritësve të përbërë nga qytetarë të këtij vendi dhe i propozova shpalljen e amnistisë së plotë e të përgjithshme për ta. Kryeministri i Maqedonisë në atë kohë e kishte pranuar propozimin e Z.Veliaj duke shtuar se pas amnistisë kryengritësit do të kishin të drejtë të krijonin edhe partinë e tyre.Nga ky takim ai u nda shumë i kënaqur ndërkohë që kishte në axhendën e tij të ngjeshur, vetëm 30 minuta pas mesditës, takim me liderin e opozitës, Branko Cërvenkovski. Ora 12 e 30 Takim me kryetarin e opzoitës politike në Maqedoni dhe Ish-kryeministër, Branko Cërvenkovski.Shkëmbyem mendime rreth propozimit të Georgiveskit për fillimin e zgjidhjes së konfliktit, të cilën Cërvenkovski e konsideron optimale. Dhe negociatat vazhdojnë: Ora 14 Komunikoj me një nga ndërlidhësit e kryengritësve në një kryeqytet të Evropës dhe i transmetoj propozimin e Georgievskit. Përgjigja nuk vonon: Ora 16 Ndërlidhësi komunikon me mua dhe më thotë se porosia ime ishte çuar në vend dhe se kryengritësit kishin pranuar armëpushimin dhe shpejtë do ta shpallin atë. Pamjet e firmosjes së një deklarate të Solanës me tre partitë politike shqiptare janë të njohura për të gjithë, ndërsa theksohej se pranohet kapitulli i kryengritësve dhe largimi i tyre prej Maqedonisë si kusht për uljen shqiptaro-maqedonase në tryezën e bisedimeve. Por do të kalojnë vetëm pak orë,dhe Z.Veliaj do të konstatojë pikërisht atë që i kishte thënë Kryeministri i Maqedonisë për liderët e paritve politike shqiptare, nuk kishin asnjë lidhje me ata që kishin rrokur armën. Ora 20 Takim me partitë parlamentare shqiptare. Me keqardhje konstatova vet atë që më pat thënë në mëngjes Georgievski.Ndonëse vullneti I tyre pozitiv për zgjidhjen paqësore të konfliktit nuk mungonte, për të fat të keq nuk kishin asnjë lidhje me kryengritësit dhe ca më keq akoma, maqedonasit nuk i konsideronin si faktor të rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit Një ditë më pas, axhendën e ngjeshur të Z.Veliaj e vështërson mosrrepsketimi i armëpushimit nga ana e forcave maqedonase. 22 mars Ora 9. Mëngjes pune me diplomatin e karrierës dhe njohësin e mirë të Ballkanit e sidomos Maqedonisë,Z.Arens.E gjeti me shumë vend propozimin e Georgievskit dhe shtoi se moszgjidhja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni do të gjenerojë përherë kriza.U takuam sërish pasdite dhe i kishte mbetur një shije e hidhur si mua ashtu edhe kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë. Vetëm një orë më pas,ndërsa negociatat vazhdonin,shpërthen një ofansivë e papritur e forcave maqedonase kundër forcave të UÇK-së. Ora 10 Forcat maqedonase hidhen në ofansivë kundër forcave të UÇK-së, duke mos rrespektuar armëpushimin e shumpëritur e të shpallur prej tyre.I bëj një analizë kësaj gjendje kritike dhe arrij në përfundimin se vetë komuniteti ndërkombëtar ka nxitur një lloj histerie maqedonase kundër shqiptarëve.Solana dhe më pas Trojka europiane e sidomos Ivanovi me deklaratat e tyre se në asnjë mënyrë nuk duhet ulur në tryezë me terroristët bëri që në Maqedoni të nxitej dhuna shtetërore.Këtë nxitje e ndihmonte edhe presioni i forcave antishqiptare brenda Parlamentit dhe strukturave shtetërore maqedonase. Por Z.Veliaj vazhdon me zbatimin e planit të tij duke takuar edhe liderin e vetëm shqiptar që nuk pranoi të firmos deklaratën në fjalë. Ora 12 Takohem me kryetarin e Partisë së Re Demokratike Shqiptare, Z.Kastriot Haxhirexha.Është nga të vetmit që nuk ka pranuar të firmosë deklaratën ultimative të palës maqedonase.I shpjegoj për misionin dhe idetë e mia në lidhje me konfliktin,të cilat i mbështet plotësisht dhe i qëndron idesë së dialogut si i vetmi mjet për zgjidhjen e konfliktit. Misioni i Z.Veliaj kishte parashikuar edhe një takim me kryetarin e Partisë Liberale z.Gushterov të cilin e informoi për gjendjen e krijuar dhe propozimin e Georgievskit , e mbështetjen e Cërvekovskit, armëpushimin e shpallur prej kryengritësve dhe ofensivën e pajustifikuar të maqedonasve Ora 13 Takim me Gushterov.Më sygjeroi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Z.Andov, që sipas tij kishte ndikim të madhe tek Prsidenti Trajkovski. Takimi me njeriun e parë të Parlamentit zhgënjeu njeriun që po përpiqej të instalonte paqen,në një vend ku komshiu me komshiun, tashmë ishin ndarë në dy fronte, brenda një pallati e madje edhe brenda një shkalle. Ora 14 Takimi me Andov ishte tepër i shkurtër dhe zhgënjyes. Në përgjigje për propozimin e kryeministrit maqedonas më tha me një ton agresiv dhe përjashtues se pa shporrjen dhe asgjësimin e e terroristëve shqiptarë, pjesë e një komploti terrorist shqiptar, nuk mund të ketë dialog. Shtoi se ky është sygjerim i politikës ndërkombtare dhe se maqedonasit do ta zbatonin pikë për pikë. Në këtë raport Z.Velija përmend edhe një telefonatë që zhvilloi me Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç i cili kishte zhvilluar një takim në Zagreb edhe me Kadarenë. Ashtu siç isha marr vesh me shkrimtarin e madh, i përsërita propozimin e këtij të fundit për të marrë përsipër rolin e mediatorit në konflikt. M’u përgjigj se jo vetëm që e pranonte me dëshirë propozimin por edhe kishte filluar ta luaj atë rol. Konkluzionet e këtij misioni ishin dhe përfundimi i luftës që do të siglohet në Marrvëveshjen e Ohrit edhe pse ata që ulën gjakërat nuk u përmenden kurrë por vetëm nën hije si pjesë e projektit të paqes. Në fund të raportiti Z.Veliaj flet për rolin e shqiptarëve,palës maqedonase në konflikt, indiferentizmin e ndërkombëtarëve, nxitjen e nacionalizmit nga ana e mediave maqedonase dhe thirrjen që ata bënin për armatosjen e civilëve duke propzouar edhe zgjidhjen, që sic e quan në atë kohë Vebi Velija, zgjidhjen e vetme të krizës. Negociata të menjëhershme dhe plotësimi i të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë të një shtetit bikombëtar, pa konsensusin e të cilëve nuk do të kishte sot një shtet të pavarur maqednas, do të jetë një zgjidhje e vetme e krizës në Maqedoni. Me zgjidhjen e këtij konflikti,Z.Veliaj ishte pjesëmarrës i shumë konferencave rajonale dhe ndërkombëtare që u organizuan për identifikimin e faktorëve që gjeneruan kriza në Evropën Juglindore dhe rrugëzgjidhjen sa më efikase të tyre. Por Baba nuk mendoi vetëm për Gradecin dhe Maqedoninë, aty ku lindi. Në mendje e kishte gjithmonë Shqipërinë, apo siç e qunate edhe ai zakonshit,VENDI YNË dhe rrefren i mendjes,frymëamrrjes dhe qënies së tij të pandashme ishte Kosova.Si pjesëmarrës i të gjitha konferencave vendore dhe rajonale që zhvilloheshin në Kosovë, dhe Paktit të Stabilitetit që afornte aq shumë njerëzit e biznesit dhe atyre që do të rimëkëmbin Kosovën.Të gjithë këto po ndodhnin, por mungonte një zë më kritik, një e vërtetë me e pastër mediatike për të cilën Vebi Velija kishte një projekt të kahmotshëm. Çlirimi i Kosovës dhe zhvillimi i saj, rimëkëmbja e Maqedonisë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar, përvec mbështetjes politike dhe ekonomike e kishin të domosdoshme edhe një mbështetje mediatike. Informimi dhe edukimi përmes një media të pavarur ishte domosdoshmëri e kohës ndërsa për Babën një ëndërr ende parealizueshme.Kur mund të ketë një BBC britanike dhe CNN amerikan, pse nuk mund të ketë edhe një BBC e CNN shqiptar. Me një investim kolosal, staf profesional dhe një përkushtim të Vebi Velisë u ngrit gjigandi mediatik ALSAT. Ndërkohë që në vitin 2002 mund të quhej një eksperiment, vetëm për një vit arriti të personifikohej me një mrekulli mediatike shqiptare e cila GJITHMONË ISHTE NË KËRKIM TË LAJMIT. Ndërsa dikush e quante BBC shqiptare dhe ca prej tyre edhe CNN shqiptar,ALSAT u ngrit dhe u rrit në kryeqendrën shqiptare, Tiranë duke u shtrirë me zyrat e saj në Bruksel, Prishtinë, Shkup dhe Athinë. Për diasporën shqiptare, Vendlindja ishte më afër, ndërkohë që u thyen shumë tabu. Politikanët maqedonë dhe serbë filluan të dëgjohen edhe në lajmet që transmetoheshin në gjuhën shqipe, ndërsa për ato që Brukseli thoshte për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Evropën Juglindore në tërësi, çdo shqiptar mund të informohej përmes ekranit të TV ALSAT . Pasojat e luftës në Kosovë e Maqedoni ishin të tmerrshme, dhe syri i kamerës së ALSAT ishte aty gjigandi ekonomik i Kosovës TREPCA ishte në cdo tryezë biznesi por për të arrdhmen e tij dhe investimet që duheshin bërë,dihej shumë pak.Përvec aktivitetit qeveritar edhe zëri kritik dëgjohej në ALSAT. E njëjta gjë edhe në Maqedoni. Për masakrën e Lubotenit vetëm sa ishte përfolur, por aty ishte ALSAT. Përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën u komplikua për shkak të paknaqësive, por aty ishte ALSAT me ndihmën dhe përkushtimin e Vebi Velisë.Çdo aktivitet qevevritar e opozitar, zgjedhje lokale dhe të përgjithshme do të pasqyrohen për popullin shqiptar që nuk njihte më parë një informacion të këtij lloji, shpejt dhe saktë. Dhe ky lloj i edukimit dhe informacionit, në asnjë moment nuk ishte me linjën e partisë në pushtet, sepse njihte vetëm një parim të cilin vazhdon me përkushtim ta ketë edhe abetaren e radios dhe televizionit: informimin e drejtë. Me një televizion të këtij lloji, që ishte risi jo vetëm për tregun shqiptar por edhe për qeverisjen e vendit, filloi të ushtrohet një presion jo vetëm ndaj atyre që menaxhojnë lajmin por edhe ndaj bizneseve që po ushtronte Vebi Velija në Shqipëri. I pa lakuar për të ndryshuar marrëveshjen me të vërtetën, edhe kur të gjitha bizneset që ai drejtonte iu nënshtruan një masakre të paparë qeveritare, ai nuk u gjunjëzua para policëve, doganierëve dhe tatimorëve të verbër që ishin të gatshëm edhe të thyejnë pronën private në një shtet demokratik. Por kjo nuk e shqetësoi Vebi Velinë që nga stafi drejtues i televizionet kërkonte që të mos infiltrohej ndonjë shpifje, pavarësisht se ndaj kujt ishte drejtuar, ndërsa projekti i një ALSAT-i mbarëkombëtar vazhdonte. Pasuria e tij për shumë pak kohë bllokohet me mjetet e ndërtimit që kishin filluar ngritjen e një vile afër plazhit.Biznesi i duhan-cigareve ishte në rrezik, ndërsa të gjitha të ardhurat nga bizneset e Veve Group ishin nën një kontroll të rreptë. Vebi Velija, President i Veve Group Dua të jem optimist por kjo është pak e pamundur tashmë kemi shkuar në atë pikë që i biri korrupton të atin dhe i ati të birin dhe skemi kë të kuptojmë më .Ky është një problem shumë i madh që krijon shumë vështirësi sepse për cdo gjë duhet të paguash dhe kjo i ngjan një piramide ku pagesat shtohen sa më lart që të ngjitësh shkallët e administratës. Kështu vendi është kthyer në një pikë të errët në hartë por unë mendoj se nuk duhet të pranojmë të ndodhë më tej kjo gjë pasi sjell një humbje kolosale.Po sjell një shembull nga 23.000 ton duhan që eksportonte vendi në vitin 1989 fitonte 100 milion dollarë sot e gjithë kjo sasi është zëvendësuar me kanabis sativa gjithkush mund ti bëjë llogaritë e humbjeve të ekonomisë ku 70 % është informale. Ndërkohë që qeveritarët e Tiranës po luftonin kundër së vërtetës së ALSAT-it dhe bizneseve të Vebi Velisë, shikuesit shqiptarë shprehën mbështetjen për zërin e vetëm të së vërtetës që po informonte cdo shqiptar kudo në botë. Për këtë arsye Baba nuk dekurajohej për të vazhduar me informimin e drejtë dhe binzesin e pastër që po i zinte frymën kontrabanda dhe tatimorët. Në këtë katraurë ekonomike që kishte krijuar politika e ditës në Tiranë e cila po numëronte edhe ditët,Vebi Velija kurrë nuk harroi Kosovën dhe Maqedoninë që po rimëkëmbeshin,dhe shqiptarët kudo në botë. Takimet e shumta dhe angazhimet e Paktit të Stabilitetit anëtar i së cilës ishte edhe ai vet, si dhe interesimi për rjedhat e ekonomisë në Kosovë ka bërë që ai ekonominë kosovare gjithmonë ta shihte si pjesë të ekonomisë dhe zhvillimit rajonal Vebi Velija, President i VeVe Group Unë jam Vebi Velija, jam biznesmen nga Shqipëria dhe që nga fillimi anëtar i Grupit Këshhillmor të Biznesit. Kam aktivitet të ndryshme në Shqipëri, por mendoj se jam më i suksesshëm dhe kam dhënë më shumë ndihmë në Grupin Këshillimor të Biznesit siç e kam bërë me biznesin tim në Shqipëri. Shpresoj të dëgjoj disa histori më të mira nga ju dhe t’iu ndihmoj për të tejkaluar pengesat, për të parë se çfarë po ndodh dhe për të kirjuar ambientin dhe kushtet e përshtatshme të biznesit në Kosovë. Jam shumë i lumtur t’iu jap juve përvojën tonë dhe ne kemi shumë përvojë për sa i përket këtij problemi. Kështu që mendoj se duhet të përpiqemi ti japim më shumë mbështetje Z.Busek i cili po punon fort për të krijuar ambientin dhe kushte të mira për investime në të gjithë rajonin. Për Kosovën pa status të përcaktuar më e rëndësishme është që zhvillimi ekonomik të ecë me hapin e kohës çështje për të cilën Baba angazhohej në cdo moment. Vebi Velija, President i VeVe Group Kam një pyetje. Ne e dimë se në të gjithë rajonin ekzistojnë situata të ndryshme me qeveritë e shteteve përkatëse. Ka shumë pengesa dhe barriera për investime. Ende nuk ekziston një ambient i mirë për investime. Kështu që jam i interesuar të dëgjoj se si një investues mund të vijë në Kosovë dhe çfarë kushtesh të përshtatshme mund të gjejë ai për të investuar. Sepse ne e dimë që nga një anë është UNMIK-u, nga ana tjetër qeveria dhe me aq sa di unë nuk ekziston një informacion i plotë rreth mundësive, ambientit dhe rregullave pë investime. Me gjithë këto angazhime dhe vështërsi biznesi, Vebi Velija vazhdon edhe me projektin e tij medatik për tu shtrirë edhe në Maqedoni. Kështu qytetarët e Maqedonisë gëzojnë televizionin kombëtar ALSAT-M i cili për një kohë shumë të shkurtër do të bëhet edhe televizioni më i preferuar. Duke vazhduar gjithmonë në kërkim të lajmit dhe me një paanshmëri politike, TV ALSAT-M sërisht sulomohet nga një qeveri ballkanike e cila madje pretendon të bëhet edhe pjesë e Bashkimit Evropian.Shkeljet e qeverisë maqedone ndaj këtij televizioni ishin të rënda dhe dosja duhet të dorëzohej në Bruksel. Për të gjitha ato që po ndodhnin në këtë vend, për Vebi Velinë,TV ALSAT dhe stafin e tij nuk ishin të panjohura, por lajmi ishte dhe mbeti vetëm një, E VËRTETA. Në Bruksel,Anëtar i "Miqtë e Evropës" Presidenti i VEVE Grup Vebi Velija mori pjesë edhe në samitin e politikave evropiane që "Miqtë e Evropës" organizuan me temën “Ballkani në Udhëkryq, sfidat politike të së ardhmes”.Në panelin e diskutimit, dhe seancën kushtuar biznesit dhe ekonomisë, Vebi Velija analizoi situatën e përgjithshme të viteve të fundit, pengesat për biznesin dhe investimet e huaja në rajon. Vebi Velija, Anëtar i "Miqtë e Evropës" "Situata ekonomike në Ballkan, mbas lufërave që përfshinë këtë rajon që nga fillimi i viteve ’90-të, nga viti në vit ka njohur një rritje të caktuar, por sikurse edhe e dimë,situata politike veçanërisht në Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë është ende e brishtë, ndërsa në Shqipëri ka përmirësime të dukshme. Si pasojë, në vendet e këtij rajoni kemi administrata të pakonsoliduara dhe të korruptuara, çka ka bërë që klima e përgjithshme ekonomike të mos jetë shumë e favorshme për zhvillimin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Duke patur parasysh përvojën time si anëtar i Bordit konsultativ të biznesit për Paktin e Stabilitetit, gjatë shtatë viteve të fundit mund të them se problemet e vështirësitë që kemi ndeshur në përpjekjet për krijimin e një mjedisi më të mirë për investimet, ua kemi bërë të ditura qeverive respektive, autoriteteve në Bruksel e institucioneve ndërkombëtare të pranishme në rajon, ndërkohë që kemi dhënë edhe këshilla se si të veprohet që të kapërcehet situata në të cilën ndodhet aktualisht biznesi në rajon. Por fakteqësisht nuk kemi pasur rezultate të kënaqshme sepse politikëbërësit në shtetet respektive nuk kanë treguar vullnetin e mjaftueshëm që të ndryshojnë klimën në favor të tërheqjes së ivenstimeve kaq të nevojshme për rajonin. Është për tu habitur se edhe politikëbërësit evropianë në institucionet ndërkombëtare nuk janë treguar aq sa duhet aktivë që të eliminojnë këto barriera në të gjithë rajonin dhe tu bëjnë më shumë presion qeverive respektive në këtë drejtim. Unë do të jap vetëm një shembull: shtetet e rajonit tonë sigurisht në varësi të fazës në të cilën ndodhen, mezi presin fillimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. Përveç të gjitha kushteve që ka vendosur BE është një kusht, sipas mendimit tim kryesor, për standartet që duhet të përmbushë çdo shtet për tërheqjen dhe garantimin e investimeve që është çelësi i zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve . Por duke u nisur nga praktika dhe përvoja ime kam konstatuar që është për të ardhur keq, se komuniteti ynë i biznesit nuk ka qenë i përfshirë në veprimtaritë lidhur me proceset e eurointegrimit. Po ashtu, dua të theksoj se shumë delegacione të Bashkimit Evropian vijnë në rajon dhe komuniteti i biznesit asnjëherë nuk ka patur shansin të shprehë mendimet dhe preokupacionet e veta për problemet që ndeshen në praktikë në shtetet respektive, si psh bllokimi i projekteve të ndryshme, korrupsioni, klientelizmi, shpenzimi i energjive të mëdha për kapërcimin e këtyre pengesave etj. Deklaroj me bindje se në rajonin tonë biznesi është ndërgjegjësuar dhe e ka kuptuar prej kohësh se që rajoni të bashkohet me Evropën, duhen respektuar rigorozisht rregullat e lojës të pranuara ndërkombëtarisht, pra duhen respektuar ligjet përkatëse. Pra kam mendimin se politika dhe administratat që ndodhen në krye të vendeve të rajonit ende janë të prirura ti shkelin ligjet. Ndërsa bëri edhe një analizë të zhvillimeve të fundit ekonomike në vend. Vebi Velija, Anëtar i "Miqtë e Evropës" Situata në Shqipëri, në lidhje me rritjen ekonomike gjatë viteve të fundit ka qenë e fortë dhe e qëndrueshme, pavarësisht efekteve negative që ka shkaktuar kriza energjitike në vend. Klima e re pozitive që solli nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe efektet e saj mbi ekonominë e vendit, të shoqëruara me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe sidomos lufta kundër korrupsionit deri në shkallët më të larta të pushtetit dhe krimit të organizuar, që gjatë viteve të fundit ishin bërë pjesë e shoqërisë shqipare dhe kanë kapur shtetin, ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe tërheqjen e investimeve të huaja.E parë nga këndvështrimi i biznesit, punë e lavdërueshme është bërë me reformat në lidhje me reduktimin e barrës fiskale për biznesin, me përmirësimin e administrimit të sistemit tatimor e atij doganor, reformat në lidhje me regjistrimin "one-stop-shop" për bizneset e reja, reformat në lidhje me koncesionet, të cilat i hapën rrugën bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat në projekte të përbashkëta si dhe një sërë reformash legjislative,të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimit të evazionit fiskal në ekonominë e vendit. Kam mendimin se Shqipëria vitin e ardhshëm do të njohë zhvillime pozitive, duke vjelë rezultatet e punës së bërë gjatë viteteve të fundit, ndërsa vetëm disa javë më parë Parlamenti Shqiptar miratoi buxhetin e vitit 2008, prej 4 miliardë eurosh, më të lartin në historinë e Shqipërisë. Por Vebi Velija në vendlindjen e tij nuk angazhohet vetëm në media. Ai vendosi ta shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoni.Përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë, Ambasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Shkup dhe personalitete të tjera të jetës politike, shoqërore dhe të biznesit marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit, mes kompanisë Veve Group dhe kompanisë austriake Rauscher and Partner, të cilat synojnë tregjet maqedonase. Vebi Velija, President i Veve Group Qëllimi kryesor i aktivitetit të Veve Group është pikërisht nxitja e interesit të këtyre investitorëve me qëllim që ata të vijnë në Maqedoni, Veve group do të vihet në shërbim të biznesit të mesëm dhe të madh në Maqedoni për gjetjen e fondeve dhe financimin e projekteve të ndryshme për servirjen e partnerëve strategjikë në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe për krijimin e lehtësirave në terrenin këtu. Sërisht Grupi Këshillimor i Biznesit pranë Paktit të Stabilitetit për Ballkanin por kësaj rradhe takimi zhvillohet në Bruksel me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane. I formuar nga 40 biznesmenë që përfaqësojnë 20 vende donatore dhe të rajonit, grupi i dorëzoi drejtorive kryesore të Komisionit Evropian një seri rekomandimesh, jo vetëm për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik në rajon, por edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke shprehur shqetësim për ndjesinë e qytetarëve evropianë për të mos u nxituar me zgjerime të mëtejshme.Me eksperiencën në terren dhe për vite me rradhë në të gjitha vendet e rajonit, biznesmenët e këtij Grupi të cilët investojnë në Ballkan, kanë shkëmbyer këtë eksperiencë me ekspertë të drejtorive të ndryshme të Komisionit Evropian.Grupi ka dorëzuar edhe një seri rekomandimesh. Për përshpejtimin e krijimit të tregut të lirë e të vetëm në rajon, për të eliminuar rëndesën e marrëveshjeve të shumta dy-palëshe mes vendeve, për energjinë, transportin, edukimin, si në administratën publike nëpërmjet trajnimeve edhe për specializimin e krahut të punës, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga Grupi është kërkuar edhe një përpjekje më e madhe e BE-së për të ndihmuar në përfundimin sa më të shpejtë të korridoreve që përshkojnë rajonin, por edhe për masa të tjera në transport. Shqipëria në Grupin Këshillimor, përfaqësohej nga biznesmeni i njohur Vebi Velija. Dhe derisa në këtë Grup rekomandimet ishin të qarta, biznesi shqiptar vazhdon të jetë në mes të politikës dhe ekonomisë. Vendimi i qeverisë për ndërtimin e rruëgs Durrës-Kukës-Prishtinë u kritikua nga forca të ndyrshme politike,por ishte Vebi Velija ai që mbështeti këtë projekt pavarësisht akauzave për kosto të madhe. Vebi Velija, President i Veve Group Ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të vecantë, mendoj dhe kjo për disa arsye: së pari, kjo rrugë do të hapë perspektiva zhvillimi në veriun e vendit,që do të thotë ndikim pozitiv në të gjithë zhvillimin e vendit; së dyti, do të qe një lloj rregullatori i cili do të frenojë shpërnguljen e banorëve drejt zonave të mbipopullluara; së treti, do të zhvillojë turizmin dhe në përgjithësi do të sjellë shfrytëzimin e pasurive të veriut të vendit së katërti, do të hapë një korridor të rëndësishëm i cili do t’i japë Evropës Juglindore një dalje në detin Adriatik dhe do të sjellë një bashkëpunim të gjerë rajonal, thekson Vebi Velija shtuar se ideja e ndërtimit të kësaj rruge është e vjetër dhe gjithmonë është lançuar nga politika dhe jo rrallëherë është trajtuar me logjikën e politikës së momentit. Vebi Velija, President i Veve Group Për t’iu dhënë një përfytyrim të zanafillës së idesë së ndërtimit të kësaj rruge, po ju tregoj se në qershor të vitit 2000 nisur nga një propozim i imi dhe me nismën e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta u organizua një takim me kompaninë amerikane më të madhe të botës në ndërtimin e infrastrukturës Bechtel me partnerin e saj për Evropën, kompaninë Enka. Në takim u lakuan mendimet mbi modalitetet e financimit të këtij projekti. Një nga praktikat e njohura të punës së kompanive të lartë përmendura është ajo e ndërtimit të rrugës Zagreb-Split.Financimi i saj u sigurua nga Bechtel dhe Enka përmes Exim Bankës amerikane dhe arriti shifrën 1.2 miliardë dollarë . Kompania Bechtel ishte e gatshme të ndihmonte qeverinë shqiptare për të ndjekur të njëjtën praktikë financimi për rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë.Por në atë kohë Shqipëria nuk figuronte në listën e shteteve që mund të financoheshin nga Exim Banka. Në qershor të vitit 2001 me një mbështeteje të Kompanisë Bechtel dhe disa miq të tjerë, arritëm ta fusim Shqipërinë në listën e financimeve të Exim Bankës. Si pasojë e zhvillimeve politike shqitare, projekti u la në harresë. Si themelues dhe President i Unionit të investitorëve Shqiptarë dhe të huaj zoti Velija ka hedhur idenë e hartimit të projekteve afatgjata ekonomike për Shqipërinë, për biznesin e vogël dhe të mesëm, realizimit të kësaj ideje i kanë shërbyer takimet dhe bisedat me përfaqësues të Bankës Botërore, IFC gjermane, FMN-së, Koordinatorit të Paktit të Stabilitet, Përfaqësues të nivelit të lartë të Berzhit etj. Vebi Velija është ai që ka rritur të realizojë një marrveshje për zbatimin e një projekti inkubator në Shqipëri.Me ftesë të Bankës Botërore ai fillimisht udhëton për në Shtetet e Bashkuara dhe pas një vizite në qendrat e projektit inkubator në shtetin Merilend,Z.Velija me firmosjen e kësaj marrveshje parashikon realizimin në dy faza: faza e parë me përfshirjen në projekt të 150 kompanive të vogla dhe të mesme shqiptare dhe faza e dytë projekte për qytete ku do të funksionojnë qendra të reja inkubatore.Presidenti i VeVe Group ka ndihmuar dhe realizuar projekte të shumta edhe në energjetikë ku vlen të përmendet roli i tij kryesor në fillimin e ndërtimit të Hidrocentralit të Ashtës dhe atij të Bushatit. Sot pas gjashtë dekadash kontributi të pakursyer të Z.Vebi Velija në biznes, media dhe humanizëm ai nuk është më në mesin tonë. Biznesit do ti mungojnë projektet, këshillat dhe investimet serioze të Kompanisë Veve Group, medias një lider i vërtetë dhe drejtues i papaanshëm i informimit, ndërsa humanizmit, një njeri me zemër të madhe, për veprat e të cilit flasin me admirim të gjithë ata që u ndihmuan nga ai dhe për të cilat Vebi Velija nuk foli kurrë, VEPROI. Padyshim, bashkëpunëtorët e tu të biznesit do të ndjekin e rrugën që vetëm TI mund ta projektoje për një biznes; ata të medias do ta kenë të vështirë ta betonojnë paanshmërinë duke qenë gjithmonë në kërkim të lajmir por pa TY, ndërsa humanizmi si në shumicën e rasteve, nuk do të bëhet sic bëre vetëm ti Vebi Velija: Vetë për të ndihmuar!!! Pergatiti: Agim Popoci |
|
| Azhornuar së fundi ( e martë , 25 gusht 2009 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|







Gjashtë dekada më parë,pikërisht më 28 korrik të vitit 1948, në fshatin Gradec të Gostivarit lindi Presidenti i VeVe Grup, Vebi Velija. Ky fshat me tradita historike, ku ka lindur Nëna e Skënderbeut, Vojsava do të japë edhe një gjeni, i cili në fushën e biznesit dhe mediave për shumë pak kohë do të dominojë jo vetëm në botën shqiptare. Në Gradec mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar atë të mesme në Mal të Zi dhe studimet universitare për Ekonomi në Beograd,për të cilën u diplomua në Zagreb të Kroacisë.
