| Botohet i pari fjalor arkeologjik në Shqipëri |
|
|
|
| e mërkurë , 14 tetor 2009 | |
Ndersa shpesh kemi hasur mbivendosje dhe ngaterrim termash kur behet fjale per arkeologjine, nje botim si "Fjalori terminologjik i arkeologjise" vjen per te davaritur mjegullen. Fjalori, fryt i punes se dy arkeologeve te rinj Ardit Miti dhe Eglantina Seriani eshte i pari botim ne Shqiperi i ketij lloji. Fjalori eshte redaktuar nga arkeologu Neritan Ceka, i cili ironizoi edhe me ata qe kane ideuar kartmonedhen 2 mije lekeshe ne banken e Shqiperise.
"Eshte nje liber i cili pretendon te ofroje kulture, natyrisht jo per ata qe s'duan ta marrin kete kulture, sic jane edhe...nuk dua te replikoj me autoret e monedhes dy mije lekeshe, por kemi kohe, te pakten njihen nja dhjete artikuj te profesor Kerkutit qe thote ky eshte ndryshimi midis teatrit dhe amfiteatrit, eshte botuar nja 100 here kjo histori, dhe cdo enciklopedi e ofron kete sherbim, duke filluar qe nga enciklopedia shqiptare", tha Neritan Ceka, arkeolog. "Si arkeolog dhe specialist te rinj ishte e rendesishme te kuptonim konceptet, praktikat, teorite, metodat ne arkeologji dhe trashegimi", u shpreh Ardit Miti, autor i librit. Fondacioni “Trashegimia shqiptare” ka financuar botimin e ketij fjalori te pare te termave i cili pervec eksperteve te fushes se arkeologjise do t’u sherbeje edhe eksperteve te turizmit. "Do te jete nje mjet teper i vlefshem per specialiste qe punojne ne fushat e tjera. Per specialistet e industrise se turizmit, te cilet patjeter qe do ti referohen per te saktesuar terminologjine ne guidat e tyre kudo ne qendrat e trashegimise kulturore ne Shqiperi", tha Diana Ndrenika, fondacioni “Trashegimia shqiptare”. Botimi i ketij libri eshte vleresuar nga studiues dhe arkeologe te njohur te cilet merrnin pjese ne promovimin qe u zhvillua ne ambjentet e Akademise se Shkencave. Mira Tuci |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|