Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Drita Pelinku në album fotografik PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Nje album fotografik i rralle per te perkujtuar po nje talent te rralle te teatrit dhe kinemase shqiptare si Drita Pelinku. Në Teatrin Kombëtar u prezantua i pari album fotografik për karrierën skenike dhe kinematografike të Pelinkut. Albumi eshte një botim i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe ishte menduar te prezantohej me rastin e festave te 7-8 marsit.
 
"Nje jete eshte e plote dhe merr kuptim, jo kur ti ke bere gjithcka per karrieren tende, familjen tende, por kur ke mundur vertete te japesh dashuri, te ushqesh shpresa dhe endrra per ata qe te rrethojne dhe zyshe Drita eshte tipike nje figure qe ka mundur te jape aq shume dashuri", thote Elvira Diamanti, drejtoreshe e AQSHF.

Pelinku është tërhequr nga skena ka një vit. Për herë të fundit u shfaq në janar 2009, me monodramën, "Rouz" të Martin Sherman me regji të ish studentit të saj, Bujar Alimani. E veshur me buzeqeshjet, buqeta lulesh dhe urime te kolegeve ajo rrefen sekretin e viteve te gjata dhe te sukseshme ne skenen e teatrit.

"Puna me ka mbajtur gjalle. Une pa pune dhe tani qe kam nje vit qe jam larguar, une prape punoj. Studioja ime ne shtepi eshte e hapur per te gjithe studentet qe kane nevoje dhe besoj qe ate dite qe do te heq dore nga puna, ate dite do te kem marr fund me siguri", rrefen Drita Pelinku.

Ne karrieren e saj te gjate ne teater ajo ka interpretuar perkrah emrave te medhenj te skenes si Naim Frasheri, Prokop Mima, Kadri Roshi e shume te tjere por ajo cka mban si kujtimet me te shtrenjta jane duartrokitjet e publikut ne cdo premeire.

"Kenaqesi te medha jane kur jap premiera, dal mire, kam sukses, ne ate kohen une jam tamam si ne enderr", thote Pelinku. Ndonese eshte terhequr nga skena prej nje viti Pelinku eshte gjithnje afër teatrit si spektatore duke mos munguar ne asnje premiere.

Mira Tuci
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë