| Filmi shqiptar në kinemanë çeke |
|
|
|
| e enjte , 04 shkurt 2010 | |
Prej 27 janarit filmit shqiptar ne Ceki, po i kushtohet nje jave e vecante. Kinemaja Ponrepo po prezanton per publikun e huaj 5 filma shqiptare, te regjisoreve te njohur si Xhuvani, Milkani, Kumbaro, e Minarolli. Filma te pas viteve '90 si “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, “Parullat”, “Mao Ce Duni” dhe “Gjallë” me perjashtim te “Koncert në vitin ’36", jane titujt e perzgjedhur per kinemane ceke. Ky bashkepunim u mundesua mes dy arkivave të filmit dhe ambasadës shqiptare në Çeki.
Një katalog i përgatitur me këtë rast, veç sinopsit për secilin nga filmat, përmban edhe një historik të shkurtër të kinemasë shqiptare. Filmat, janë ndjekur nga kritikë të filmit, mes të cilëve edhe emra të njohur.Më parë, këto filma kanë prekur një pjesë të publikut çek, pasi janë shfaqur në festivalin e rëndësishëm “Karlovy Vary”. Materialet filmike janë shkëmbyer mes arkivave të dy vendeve, ndërsa regjisori Milkani shprehet se nga bashkëbisedimet gjatë aktivitetit, filmat shqiptarë do të shfaqen për një publik më të gjerë. Veç prodhimeve të sipërpërmendura, “Syri magjik” i Kujtim Çashkut dhe dokumentari “Romancë joniane” i Virgjil Kulit në formatin DVD do të shfaqen në auditorët e universiteteve. Vilma Masha |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Prej 27 janarit filmit shqiptar ne Ceki, po i kushtohet nje jave e vecante. Kinemaja Ponrepo po prezanton per publikun e huaj 5 filma shqiptare, te regjisoreve te njohur si Xhuvani, Milkani, Kumbaro, e Minarolli. Filma te pas viteve '90 si “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, “Parullat”, “Mao Ce Duni” dhe “Gjallë” me perjashtim te “Koncert në vitin ’36", jane titujt e perzgjedhur per kinemane ceke. Ky bashkepunim u mundesua mes dy arkivave të filmit dhe ambasadës shqiptare në Çeki.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.