| "Ideart", një tetë mars me shkrimtaren Mira Meksi |
|
|
|
| e premte , 05 mars 2010 | |
Nje 8 mars ndryshe eshte parashikuar te organizohet nga shtepia botuese Ideart se bashku me shkrimtaren Mira Meksi. Ne diten e gruas per ta fokusuar vemendjen tek nje grua e suksesshme dhe tek vepra e saj eshte ideuar qe te gjithe grave por jo vetem atyre tu behet nje ftese e vecante ne City Park. Pas suksesit te romanit me te fundit “E Kuqja e demave” Ideart ka menduar te sjelle edhe ne shqip traditen e romaneve te lexuar nga vete autoret ku bashke me romanin lexuesit i jepet edhe CD me zerin e shkrimtarit. Kjo tradite tashme e konsoliduar ne letersine europiane nis me shkrimtaren Mira Meksi dhe do te vijoje me autore te tjere bashkekohore te letersise shqipe.
Bashke me takimet dhe autografet per lexuesit.... organizatoret e ketij takimi qe fillon me 8 mars ne oren 5 pasdite, nje hapesire eshte rezervuar edhe per mediat dhe gazetaret qe do te mund te intervistojne shkrimtaren Mira Meksi. Romani i saj “E kuqja e demave” u rendit si nje nder me te shiturit gjate vitit te kaluar ndersa nga kritika eshte cilesuar një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj. Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare “Mehr Licht!”. Mira Tuci |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Nje 8 mars ndryshe eshte parashikuar te organizohet nga shtepia botuese Ideart se bashku me shkrimtaren Mira Meksi. Ne diten e gruas per ta fokusuar vemendjen tek nje grua e suksesshme dhe tek vepra e saj eshte ideuar qe te gjithe grave por jo vetem atyre tu behet nje ftese e vecante ne City Park. Pas suksesit te romanit me te fundit “E Kuqja e demave” Ideart ka menduar te sjelle edhe ne shqip traditen e romaneve te lexuar nga vete autoret ku bashke me romanin lexuesit i jepet edhe CD me zerin e shkrimtarit. Kjo tradite tashme e konsoliduar ne letersine europiane nis me shkrimtaren Mira Meksi dhe do te vijoje me autore te tjere bashkekohore te letersise shqipe.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.