Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Mira Meksi me lexuesit, "E kuqja e demave" në CD PDF Printoni E-mail
(3 vota)
e martë , 09 mars 2010
Image Mes autografeve, luleve dhe urimeve shkrimtarja Mira Meksi i eshte dedikuar lexuesve te saj per disa ore ne ambientet e City Park ne diten e 8 marsit. Ne diten e gruas per ta fokusuar vemendjen tek nje grua e suksesshme dhe tek vepra e saj. Pas suksesit te romanit me te fundit “E Kuqja e demave”, Ideart ka menduar te sjelle edhe ne shqip traditen e romaneve te lexuar nga vete autoret ku bashke me romanin lexuesit i jepet edhe CD me zerin e shkrimtarit.

"U mendua që të jepej dhe një tjetër element komunikativ mes lexuesit dhe shkrimtarit, dhe që është pikërisht leximi nga vetë autori, që do të thotë një element tjetër i procesit të të shkruarit, ku jepet pikërisht tingulli, fryma me të cilën janë ngjizur le të themi këto mendime, meditime, kujtime, kadenca, ritmi dhe gjithcka tjetër të cilën nuk e merr lexuesi dot vetëm nëpërmjet shkrimit dhe leximit", u shpreh shkrimtarja Mira Meksi.

Kjo tradite tashme e konsoliduar ne letersine europia ne dhe boterore nis me shkrimtaren Mira Meksi dhe do te vijoje me autore te tjere bashkekohore te letersise shqipe. "Në fund të fundit zëri është pjesë e shpirtit, e emocioneve të tij, e sentimentit të tij. Le të mbeten edhe kur shkrimtari të mos jetë më në këtë botë, e ka sigurisht dhe këtë lloj vlere le të themi", vijoi Meksi.

Ne prezantimin e CD me zerin e vet te shkrimtares dhe perkthyeses nuk munguan personazhe te njohur te artit, por edhe te politikes ne Shqiperi. Romani i Meksit “E kuqja e demave” u rendit si nje nder me te shiturit gjate vitit te kaluar ndersa nga kritika eshte cilesuar një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale.

Mira Tuci
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë