Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
Piktori Agim Sulaj kthehet në Tirane me galerinë e tij PDF Printoni E-mail
(1 votë)
e enjte , 15 tetor 2009
Image Fitues i dhjetera cmimeve nderkombetare te karikatures, piktor qe zhvillon nje teknike te vecante hiperrealizmin Agim Sulaj ka vendosur te hedhe rrenje ne Shqiperi pas nje kohe te gjate te kaluar ne Itali. Kete gje po e ben realitet me celjen e galerise se tij  ne Tirane ku ekspozohen kendshem pikturat e tij shumica marre nga koleksioni i galerise prestigjioze Forni ne Bolonja si dhe karikaturat qe i kane dhene atij cmime ne dhjetera konkurse nderkombetare ne te gjithe boten.

"Jane pikerisht ato rrenjet qe mua duket se s'po me shkulen nga Shqiperia akoma, dhe jane ato dhe pse une iki, kthehem perseri dhe me thone hajde se ketu ke pjesen tende. Kjo galeri pati deshiren pikerisht te kesaj gjeje, qe une te prezantohet dhe te kem nje kembe timen ne vendin tim", thote piktori Agim Sulaj.

Per nje kohe te gjate Sulaj ka realizuar nje cikel pikturash dedikuar femijerise te cilat pasqyrohen ne tabllote e pikturuara ne vaj ku mbizoteron figura e nje djaloshi qe i terheq te gjithe ne dliresine e femijerise.

"Nje kritik, Enio Grasi e quante ne nje kritike te nje ekspozite ne Stefano Forni, nje galeri tjeter kjo e rendesishme, i quante si ikona te mrekullueshme te nje jete te shpenguar per keta femije. Pikerisht ndoshta kjo eshte ajo deshira per te pikturuar ate kohe kur une s'kisha mundesi ta pikturoja", vijon Sulaj.

Ndersa valixhja e emigrantit, nje prej karikaturave me te sukseshme eshte kthyer ne simbolin e krijimtarise se tij, Agim Sulaj ka vendosur qe kete valixhe mbushur me eksperience rrugeve te botes ta ktheje ne vendlindjen e vet per t’ia paraqitur artin bashkekombasve te tij.

Mira Tuci
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMalaj për rekomandimet e FMN-së: Nëse nuk përmbushen, krizë serioze

e mërkurë , 10 mars 2010

Nëse qeveria nuk përmbush rekomandimet e FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, vendi shumë shpejt mund të përballet me një...

Artikuj të tjerë