| "Shqiptar", nga Bardhyl Demiraj |
|
|
|
| e martë , 09 mars 2010 | |
“Shqiptar” titullohet botimi me i ri i promovuar nga studiuesi Bardhyl Demiraj. “Në rrjedhë të kohërave, prej shekullit të dytë, kur del për herë të parë në mënyrë të dëshmuar emri i albanëve (“Albanoi“) dhe i vendit të tyre (“Albanon”), deri në epokën moderne, etnonimi i shqiptarëve, në të dyja format, të brendshme e të jashtme, ka njohur ndryshime. Studimi i prof. Bardhyl Demirajt, me titullin lakonik “Shqiptar”, botuar, si një monografi shkencore, e sheh këtë çështje në një mënyrë tjetër, jo vetëm origjinale, por edhe paradigmatike.
"Qëllimi i kësaj monografie ka qenë në rradhë të para paraqitja në sintezë e studimeve të deri sotme, aty ku këto mendime, teza që ju përmendet dallojnë ose afrojnë me njëra-tjetrën. Një tjetër qëllim ka qenë paraqitja e dokumentimit të ri ku na del ky emër, në shek. 18. Dhe një pasurim na japin sidomos dokumentacioni, ende i pa botuar, ose i botuar nga arbëreshët e Italisë, na del tani sipas gjurmimeve të reja se botimet që i është bërë një dorëshkrimi të një murgu franceskan, Francesco Maria Da Lece ka lënë dorëshkrim një fjalor. Në vitin 1702 është hartuar ky fjalor", tha autori Bardhyl Demiraj. Në këtë studim paraqiten, sistemohen e shqyrtohen argumente historike, arkivistike, etnologjike, gjuhësore, fetare dhe të disiplinave të tjera, në funksion të certifikimit të rrugës së mjegullt nëpër të cilin ka kaluar emri i shqiptarëve, duke ndryshuar formë gjuhësore. Kjo eshte nje monografi e shkurter qe lidhet me vijen qe ka pershkruar etnosi shqiptar. Paraqitje e nje sinteze e studimeve te derisotme dhe historia e vete fjales. Libri është konceptuar e botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Vilma Masha |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






“Shqiptar” titullohet botimi me i ri i promovuar nga studiuesi Bardhyl Demiraj. “Në rrjedhë të kohërave, prej shekullit të dytë, kur del për herë të parë në mënyrë të dëshmuar emri i albanëve (“Albanoi“) dhe i vendit të tyre (“Albanon”), deri në epokën moderne, etnonimi i shqiptarëve, në të dyja format, të brendshme e të jashtme, ka njohur ndryshime. Studimi i prof. Bardhyl Demirajt, me titullin lakonik “Shqiptar”, botuar, si një monografi shkencore, e sheh këtë çështje në një mënyrë tjetër, jo vetëm origjinale, por edhe paradigmatike.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.