Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Zbulime arkeologjike në Lezhë PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Disa fragmente kockash, jane zbuluar nga nje ekspedite e perbashket shqiptaro-gjermane, e cila po kryente disa germime arkeologjike gjate vitit 2009 ne Lezhe. Ne keto germime elementet qe dolen ne pah ishin kockore, cilindrike, me nje ose dy brima.

"Fragmentet qe jane ne laborator i perkasin nje instrumenti muzikor, te cilet u zbuluan gjate viti te kaluar nga nje ekspedite shqiptaro-gjermane ne Lezhe. Erdhen shume te demtuara, saqe arkeologet nuk kishin mundesi qe ti pastronin. Dhe gjithe puna u perqendrua ne laborator ne stabilizimin dhe restaurimin e ketyre fragmenteve dhe rezultoi qe kemi te bejme me disa fragmente vegle muzikore qe kane dekoracionin e tyre, por ashtu te thyera sic jane dhe me disa elemente te paperfunduara mund te na lind mendimi qe ato nuk i perkasin nje instrumenti muzikor, por te jene mbeturina te nje punishteje qe prodhonte vegla muzikore ne shek I para Krishtit, ose shekullin I pas Krishtit", thote Frederik Stamati, shef i laboratorit te restaurimit.

Te gjithe keta fragmente kockore ishin te mbuluar nga balta, nderkohe qe arkeologet nuk kishin guxuar te benin pastrimin e tyre, pasi fragmentet e kockave ishin demtuar shume nga ne toke nga ujrat, dhe ishte vetem balta ajo qe i mbante te paprishura plotesisht.

Vilma Masha
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë