|
Festat e fundvitit, pemë Krishtlindjesh në ujërat e Ohrit |
|
|
|
|
e hënë , 28 dhjetor 2009 |
Këtë vit, rreth 30 zhytës nga Maqedonia dhe Shqipëria kane zbukuruar pemen e Krishtlindjeve te zhytur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Ky eshte viti i shtate qe behet nje eveniment i tille. Pema eshte e vendosur në tre metra thellesi nga siperfaqja e liqenit në Gjirin e kompleksit muzeal te Bones, afer Gradishtes dhe është e dukshme nga siperfaqja. Sipas agjencise informative te Maqedonise, zhytësit kane zbukuruar pemen me zbukurime të renda, kështu që ato duken te natyrshme nën ujë. Pastaj, ata mirëpritën Babagjyshin e Vitit te Ri dhe kane uruar njëri-tjetrin me një gotë shampanjë.
Kjo traditë, e filluara nga anëtarët e klubeve të ndryshme "të
Ohrit" dhe "Amfora", dhe është kthyer në një lloj tërheqje turistike.
Organizatorët shpresojnë se kjo do të sjellë shumë vizitorë në liqenin
e Ohrit për pushimet e Vitit të Ri. Zhytesit do te ndertojne dhe nje
tjeter peme Krishtlindjesh ne ujerat e Liqenit te Ohrit, ne burimin e
lumit Drin, prane kompleksit te manastirit te Shen Naumit.
Anisa Braho
|