| Greqi, greva vijon në ditën e pestë |
|
|
|
| e premte , 30 korrik 2010 | |
Mijëra kamionë grekë mbetën të parkuar përgjatë rrugëve kryesore të vendit ndërsa greva e transportit hyn në ditën e 5-të. Kamionistët refuzuan të kthehen në punë duke sfiduar urdhërin e emergjencës të lëshuar nga qeveria. 33,000 sipërmarrës të transportit rrugor braktisën punën në shenjë proteste kundër cmimeve të rritura të licencave të reja.
Ata përballen me procedura ligjore dhe humbje të licensave për sfidën ndaj urdhërit të emergjencave të lëshuar nga Athina zyrtare që citon rrezikun e shëndetit publik për shkak të mungesave të furnizimit me ushqim, mjekime e karburante. Pavarësisht nga urdhëri i lëshuar, sindikata e shoferëve të kamionit thonë se negociatat me qeverinë vazhdojnë ndërsa zgjatja e grevës ka shkaktuar vështirësi të shumta për turistët e banorët për shkak të mungesës së karburantit. "Tortura të ngadalta, negociata maratonë" shkruante një e përditshme ndërsa një tjetër vijonte "Greva kthehet në një thriller." Në bazë të paketës së shpëtimit miratuar nga qeveria e që ka mbështetjen e BE-së dhe FMN-së, Greqia duhet të jetë më e hapur ndaj konkurrencës brenda muajit shtator e të liberalizojë të ashtuquajturat profesione të mbyllura brenda qershortit 2011. Kriza ekonomike ka detyruar dhe qeverinë të vendosë mbylljen e disa konsullatave të saj në vende të ndryshme të Europës në kuadër të shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare. Mbyllja e tyre do të nisë në muajin gusht, pra pas pak ditësh, dhe procesi pritet të përfundojë në shtator. Delina Bitraku |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Mijëra kamionë grekë mbetën të parkuar përgjatë rrugëve kryesore të vendit ndërsa greva e transportit hyn në ditën e 5-të. Kamionistët refuzuan të kthehen në punë duke sfiduar urdhërin e emergjencës të lëshuar nga qeveria. 33,000 sipërmarrës të transportit rrugor braktisën punën në shenjë proteste kundër cmimeve të rritura të licencave të reja.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.