Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Interneti, kandidat për çmimin Nobel për Paqen PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Interneti është një ndër 237 nominimet, individë dhe organizata, për çmimin Nobel për Paqen. Nominimi i Internetit është bërë nga versioni italian i reviztës ‘Wired’ për ndihmën e dhënë në përparimin e “dialogut, debatit dhe konsensusit”. Ky nominim mbështetet edhe nga fituesi i cmimit Nobel për Paqen në 2003 Shirin Ebadi dhe themeluesi i projektit ‘laptopa 100 dollarë’, Nikolas Negroponte.

Kandidatët për çmimin prestigjioz mund të nominohen nga ish- laureatët, anëtarë të qeverive dhe profesorë të zgjedhur universiteti. Ndër të nominuarit e tjerë për çmimin janë aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Svetlana Gannushkina dhe aktiviti kinez Liu Xiaobo. Lista finale e kandidatëve për çmimin u aprovua nga komiteti norvegjez i Nobelit, në takim vjetor të 9 marsit, ku 5 anëtarët e panelit i shtuan listës edhe nominimet e tyre.

Është ende e paqartë se kush do ta tërheqë çmimin nëse fiton Interneti. Organizata ‘Interneti për paqen’ deklaron se cmimi do të ishte “një Nobel për çdonjërin prej nesh”. Numri i nominimeve të këtij viti tejkalon atë të një viti më parë që shënonte 205.  (BBC News)
Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 mars 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë