Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Kaliforni, 7-vjeçari mposht 3 hajdutë PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e premte , 12 mars 2010
Image Karlosi 7 vjecar është heroi i ditës në Kaliforninë e Jugut. I vetëm ai arriti të sprapste tre hadiutë të armatosur që hynë me forcë në shtëpinë e tij. Vogëlushi mposhti frikën dhe I telefonoi 911. Sipas  sherifit të Los Angeles personat e armatosur hynë në  banesën e 7- vjecarit në  Norwalk, Kaliforni, rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Vogëlushi arriti të fshihej në banjo me motrën 6- vjecare dhe telefonoi autoritetet locale. "Ka disa djem që duan të vrasin mamin. A mund të vini ju lutem?" ishte apeli i Karlosit për ndihmë. "I ranë derës dhe kishin armë. Qëlluan mamin dhe babin” u tha ai autoriteteve.

Autoritetet thanë se një nga personat e armatosur kishte hyrë në tualet dhe i kishte hequr telefonin nga  dora vogëlushit që me sinqeritet i kishte thene se kishte lajmëruar 911.

Kjo bëri që grabitësit të largoheshin. Autoritetet sqaruan se  prindërit e Karlosit nuk ishin qëlluar gjatë incidentit ndërsa vogëlushi hero dha dhe një konferencë për shtyp ku shpjegoi para gazetarëve cfarë kishte ndodhur.

Delina Bitraku
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë