|
Kriza, tjetër grevë 24 orëshe në Greqi |
|
|
|
|
e enjte , 11 mars 2010 |
Greqia paralizohet nga një tjetër grevë kundër masave të qeverisë për uljen e defiçitit dhe zvogëlimin e borxhit kombëtar. Punonjësit e sektorit publik dhe privat kanë pezulluar punën në shenjë proteste ndaj masave qeveritare.
Hapësira ajrore do të jetë e mbyllur në 24 orët e ardhshme, ndërsa
anijet mbeten të bllokuara në porte. Punonjësit e policisë, doganave dhe
zjarrëfikësit gjithashtu planifikojnë të bashkohen me grevën. Drejtori i
federatës së punëtorëve i ka akuzuar grevistët se duan ta kthejnë
Greqinëe në një vend për t'u mëshiruar.
Greqia ka një deficit prej 12.7 % , katër herë më të lartë nga sa
lejohet në eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 %
këtë vit dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar duke shkurtuar rrogat e
punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe
duke rritur TVSH-në.
|