| Drashkoviç: Regjimi i Millosheviçit nuk ka rënë |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Qëllimi i opozitës ishte të rrëzojmë regjimin e Millosheviçit, por ra vetëm shefi i këtij regjimi. Kështu shprehet për të përjavshmen serbe NIN lideri i opoiztës serbe Vuk Drashkoviç duke kujtuar demonstratat e 19 viteve më parë në Beograd duke vlerësuar se janë shpërfillur idealet e asaj lufte opozitare dhe qindëra mijëra viktimave që për dhjetë vjetë nuk janë kursyer për qëllimin e vetëm të një Serbie të re dhe evropiane.
“Tranzicioni, kryesisht i shkeli këta njerëz: biznesmen të ndershëm, fshatarë dhe klasën e mesme. Gjatë tranzicionit, shumica prej këtyre njerëzve ngelën të papunë, shumica pa bukë dhe pa shpresë. Përfituesit kryesor të tranzicionit janë ata që për dhjetë vjet ishin në anën tjetër të lumit. Këta janë ata që luftën e kishin vëlla; këta janë mafiozët, kriminelët dhe tajkunët e Millosheviçit që tashmë janë zotërues politik dhe ekonomik të Serbisë demokratike,“ thekson Drashkoviç duke shtuar se gjatë një dekade lufte kundër regjimit të Millosheviçit kishte besim dhe shpresë se do të jetë shumë më mirë, e Serbia në atë kohë ishte e ndarë në dy taborre: “Duke udhëtuar nëpër Serbi dëgjoja se si gjysma e popullit e shante Millosheviçin dhe gjysma tjetër mua. Sot duke udhëtuar nëpër Serbi, kudo, dëgjoj se si të gjithë i shajnë që të gjithë,”konstaton lideri i opozitës serbe të fillimviteve ’90-të, i cili duke iu përgjigjur pyetjes nëse do ta përsëriste një lëvizje të tillë opozitare është i prerë. “JO, kur shoh sot që edhe 10 vjet pas ndryshimeve demokratike, ministrat e qeverisë serbe betohen para varrit të Millosheviçit. Ne nuk kemi asnjë fjali të vetme nga Partia Socialiste që distancohet nga krimet e Millosheviçit. Edhe sikur të mos i detyrojmë të distancohen nga politika e Millosheviçit, ne kemi vendimin e Gjykatës së Lartë, se me urdhër të Millosheviçit është rrëmbyer dhe hedhur në një gropë me gëlqere Ish-PresidentiiI Serbisë, Ivan Stambolliç. Ai urdhëroi edhe krimin në Magjistralen e Ibrit,”rikujton Kryetari i Lëvizjes për Ripërtrirjen Serbe, Vuk Drashkoviç duke i quajtur si krime të pafalshme prej të cilave nuk është distancuar Partia Socialiste e Millosheviçit që sot është në pushtet. Agim Popoci |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Qëllimi i opozitës ishte të rrëzojmë regjimin e Millosheviçit, por ra vetëm shefi i këtij regjimi. Kështu shprehet për të përjavshmen serbe NIN lideri i opoiztës serbe Vuk Drashkoviç duke kujtuar demonstratat e 19 viteve më parë në Beograd duke vlerësuar se janë shpërfillur idealet e asaj lufte opozitare dhe qindëra mijëra viktimave që për dhjetë vjetë nuk janë kursyer për qëllimin e vetëm të një Serbie të re dhe evropiane.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.