| Gjukanovic flet për raportet e Malit të Zi me Serbinë |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Problemi i Serbisë me Malin e Zi nuk është marrdhënia që kemi me Kosovën, por problem thelbësor është se ajo ende nuk është pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që vet të vendos. Kështu shprehet në një intervistë për Televizionin publik të Malit të Zi, Kryeministri Millo Gjukanoviç duke shtuar se pavarësisht që Serbia zyrtarisht flet ndryshe problem kryesor është se ata nuk mund të pajtohen dot që Mali i Zi është i pavarur.
"Problemi i dytë është se Serbia pretendon pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të bëhet lider duhet të zgjidhë çështjen e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë kryer krime në Srebrenicë janë heronjë apo kriminel, dhe të tregoj shkathtësi më të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët," tha Kryeministri i Malit të Zi duke vlerësuar se problemi që aktualisht është në mes të Serbisë dhe rajonit është se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet: Kroacinë, Bosnje Herecegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. "Përkundër qëllimit të Serbisë që të bëhet lider në rajon, ajo kohë pas kohe, me sjellje të pakuptimta shnëdrrohet në kundërshtinë e saj, por për fat të mirë, jo me pasoja si në vitet ’90-të të shekullit të kaluar" tha Gjukanoviç duke ju përgjigjur edhe akuzave të Beogradit zyrtar pas aksionit të koduar “Luftëtari ballkanik” për kapjen e të dyshuarëve për trafik droge, ku Mali i Zi u quajt shtet kriminal. “Të dyshuarit për trafik droge janë shtetas të Serbisë, ata u arrestuan në Beograd dhe Kragujevc, ndërsa paratë i kanë legalizuar në Serbi, dhe një pjesë shumë të vogël në Mal të Zi,”përfundoi kryeministri Gjukanoviç duke pranuar se disa prej tyre kanë qëndruar përkohësisht në Mal të Zi por kjo nuk është aryseja që Mali i Zi të quhet shtet kriminal. Agim Popoci |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Problemi i Serbisë me Malin e Zi nuk është marrdhënia që kemi me Kosovën, por problem thelbësor është se ajo ende nuk është pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që vet të vendos. Kështu shprehet në një intervistë për Televizionin publik të Malit të Zi, Kryeministri Millo Gjukanoviç duke shtuar se pavarësisht që Serbia zyrtarisht flet ndryshe problem kryesor është se ata nuk mund të pajtohen dot që Mali i Zi është i pavarur.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.