Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Jeremiç: S’kemi plane për në NATO PDF Printoni E-mail
(6 vota)
e diel , 07 shkurt 2010
Image Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha se vendi i tij nuk ka ndonjë plan për të hyrë në NATO ose në ndonjë aleancë tjetër ushtarake. Duke folur në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynih, zoti Jeremiç tha se Serbia do të qëndrojë e paanshme ushtarakisht. Por ai shtoi se Beogradi, do të bashkëpunojë me NATO-n dhe vendet e tjera për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimor.

Jeremiç tha se Beogradi është veçanërisht i shqetësuar rreth paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai u tha zyrtarëve që po diskutojnë rreth sigurisë globale, se një nga përparësitë kryesore të Serbisë është, që Kosova të diskutohet në nivelet më të larta ndërkombëtare. Beogradi ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Rusia e ka mbështetur qëndrimin e Beogradit për Kosovën dhe ashtu si Serbia, nuk e njeh shtetin e ri ballkanik. Por i dërguari i përhershëm i Moskës në aleancën e NATO-s, Dmitri Rogozin, ka thënë se Serbisë do t'i duhet të heqë dorë nga lufta për Kosovën, në se dëshiron të bashkohet me aleancën perëndimore. Në një intervistë të botuar të shtunën në revistën Blic, përfaqësuesi rus tha se NATO-ja mund ta pranojë Serbinë vetëm me kufijtë e saj të rinj, siç u shpreh ai, që nënkupton, pa Kosovën.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë