Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
KFOR-FSK, Sejdiu e Thaçi takim me shefin e KFOR, Bentler PDF Printoni E-mail
(22 vota)
e mërkurë , 10 mars 2010
Image Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler me të cilin kanë rënë dakort për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu bëhet e ditur në një deklaratë të Zyrës së Presidentit të Kosovës pas takimit i cili është zhvilluar pa praninë e mediave.

Në deklaratën e presidencës thuhet “Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e përcaktojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për këtë Forcë është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe monitorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetet në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes së FSK derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese”.

Institucionet e Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in,në rastet e paraqitjes publike të Gardës Ceremoniale.Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në, përfundon deklarata e presidencës së Kosovës.

Bul Salihu
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë