| Kosovë, Parlamenti seancë për Albin Kurtin |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Kryetari i Parlamentit të Kosovës,Jakup Krasniqi,u ka premtuar anëtarëve të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit,se do të thërrasë një seancë për diskutimin e protestave të 10 shkurtit të vitit 2007 dhe gjykimin e liderit të lëvizjes“Vetëvendosja”.Kështu është shprehur Valon Murati, anëtar i këtij Këshilli,pas dorëzimit tek kryeparlamentari,Krasniqi të firmave të mbledhura nga qytetarët kundër gjykimit të Albin Kurtit.
"Kërkesa jonë kryesore ishte që duke u bazuar në këtë peticion, Kuvendi i Kosovës të nisë një seancë të jashtëzakonshme apo në procedurë normale që ta trajtoj rastin e 10 shkurtit 2007... Ai na premtoi se kjo çështje do të trajtohet në një seancë. Për detaje nuk mund të përgjigjem, por ai tha se me një procedurë normale ne do ta fusim peticionin, kërkesat e këshillit", tha Valon Murati, anëtar i Këshillit. Përfaqësuesit e Këshillit për procesin ndaj Albin Kurtit,kanë kërkuar nga Parlameti i Kosovës që të dalë me një rekomandim në lidhje me kërkesat e tyre. "Vendim nuk mund të ketë, ndërsa rekomandime mund të ketë. Pse mos të ketë debat, janë vrarë dy qytetar të Kosovës, askush nuk ka marr përgjegjësi për vrasjen e tyre dhe për mua është krejtësisht e pa kuptimtë që organi më i lartë dhe tempulli i demokracisë siç është Kuvendi të mos trajtohej kjo gjë", vijon Murati. 150 mijë firma janë mbledhur brenda 3 javëve në të gjithë Kosovën kundër gjykimit të Albin Kurtit. Shkëlzen Osmani |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Kryetari i Parlamentit të Kosovës,Jakup Krasniqi,u ka premtuar anëtarëve të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit,se do të thërrasë një seancë për diskutimin e protestave të 10 shkurtit të vitit 2007 dhe gjykimin e liderit të lëvizjes“Vetëvendosja”.Kështu është shprehur Valon Murati, anëtar i këtij Këshilli,pas dorëzimit tek kryeparlamentari,Krasniqi të firmave të mbledhura nga qytetarët kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.