Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Parashikimi: Aktivitetet sizmike do të rriten në Ballkan PDF Printoni E-mail
(11 vota)
e mërkurë , 10 mars 2010
Image Aktivitetet sizmike janë rritur në bregdetin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, ndërsa termeti i parë pritet të ndodhë në Kosovë, e ka mundësi edhe në Serbinë qendrore. Ky ishte paralajmërimi i sizmologëve nga Serbia dhe Mali i Zi në fillim të këtij muaji duke shtuar se në Ballkan priten aktivitetet të forta sizmike sepse rajoni po futet në një periudhë kur mund të ketë tërmete të forta.

“Në planin global, ka kohë që po zgjatë një aktivitet i rëndësishëm sizmik dhe nëse nuk aktivizohet në rrethinën e Kilit, vatrat do të zhvendosen. Nuk përjashtohet asnjë pjesë e botës madje as Ballkani," ishte shprehur Drejtoresha e Entit Sizmologjik të Serbisë, Sllavica Radovanoviç. Kështu vlerësonte edhe Drejtori i Entit Sizmologjik të Malit të Zi, Branisllav Gllavatoviç, i cili gjithashtu parashikonte se në Ballkan, pas një qetësie relativisht të gjatë prej 15-20 vjetësh, pritet një aktivitet sizmik më i lartë.

Duke tërhequr vërjetjen se aktiviteti sizmik rritet në pranverë, ekspertët theksojnë se ky aktivitet është shumë më i madh në bregdetin e Adriatikut sesa në pjesët qendrore të Ballkanit, madje ata parashikojnë se mund të shfaqet edhe cunami.

Mirëpo, ekspertja e njohur serbe e tërmeteve, Danica Spasova duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë cunami shton se në Adriatik ai është i mundshëm por efekti është shumë më i vogël se sa në Oqeane ose det të hapur.”Cunami që mund të ndodhë në Detin Adriatik nuk mund të jetë me pasoja, sepse brigjet janë kryesisht shkëmbore,” thekson ajo duke  saktësuar se tërmetet që do të godasin rajonin tonë përveç shkatërrimit të objekteve, mund të shkaktojnë edhe rrëshqitjen e tokës në zonat malore, erozion të tokës me intensitet të shtuar si dhe ndryshimin e mikroklimës.

Agim Popoci
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë