Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Policët në grevë: Parlamenti të diskutojë për zbatimin e ligjit PDF Printoni E-mail
(15 vota)
e enjte , 04 shkurt 2010
Image Zbatim të menjëhershëm e në tërësi të Ligjit për Policinë e Kosovës,rritje  pagash 100%, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga të përkohshme në të përhershme.Këto janë kërkesat e Departamentit të Njësive të Specializuara për të cilat qeveria nuk ka garantuar plotësimin e tërësishëm dhe që ka shkaktuar reagimin e opozitës.

"Për të dalë nga kjo situatë kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet urgjentisht për të diskutuar kërkesat tona të cilat burojnë nga aktet e po këtij kuvendi ndryshe nuk jemi përgjegjës nëse protesta do të ndryshojë formë", deklaroi Arbresh Dalipi, zëdhenes i Këshillit Përfaqesues te Njësive të Specializuara.

"Unë nuk mund të premtoj asgjë deri tani por do të shqyrtojmë kërkesat e tyre dhe ajo cka mund të them ta kryejnë punë aktivitetin e tyre dhe njëkohësisht qeveria do të jetë e përkushtuar në zgjidhjen e problemit të tyre në kuadër të mundësive ligjore dhe buxhetore", deklaroi Hajredin Kuqi, zv.kryemnistër i Kosovës.

"AAK solidarizohet në mënyrë të plotë me kërkesat e policëve të Kosovës sepse këto kërkesa janë legjitime janë kërkesa të drejta dhe minimale Zbatimi i ligjit të policisë dhe plotësimi i kushteve të punës për policët e Kosovës është detyrë dhe obligim qeverinë porn ë vend të kësaj kjo qeveri po bën të kundërtën dhe po i detyron policët që përmes formës së grevës të kërkojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj", thote Burim Ramadani, sekretar i Përgjithshëm i AAK-së.

Policët e Departamentit të Njësive të Specializuara kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë grevën e tyre deri në realizimin e kërkezave dhe zbatimin e ligjit të policisë.

Olgera Muka
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë