Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Problemet me KFOR, Kuçi: Të gatshëm për bisedime PDF Printoni E-mail
(14 vota)
e martë , 09 mars 2010
Image Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedoj me KFOR-in, për t’i tejkaluar problemet e shkaktuara pas paraqitjes së Gardës së FSK-së me armë zjarri në manifestimin e “Epopesë së UCK-së”. Kështu u shpreh Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi duke mohuar mundësinë që pala kosovare t’i kërkoj falje KFOR-it.

“Ky ka qenë një rast për të sqaruar pozicionin tonë, pro jo rast i mirë për ndonjë konfrontim. Përndryshe Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministra të ndryshëm, dhe nuk është bërë e madhe që i kanë përdorur edhe në këtë rast... Ne do të jemi të gatshëm që të bisedojmë me çdo kënd, por edhe të mbrojmë pozicionin tonë në çdo rast”, tha Hajredin Kuçi, Zv/kryeministër i Kosovës.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës me këtë rast tah se nuk ka arsye për ti kërkuar falje KFOR-it për veprimin e Gardës. “Kërkimi i faljes është ritual religjioz më shumë, ata që shkojnë në Xhami ose në Kishë, kanë nevojë që të kërkojnë falje. Në këtë rast unë nuk mendoj që është ndonjë arsye që të kërkojmë falje, është një arsye për sqarime të domosdoshme. I kemi bërë sqarimet e duhura, do t’i bëjmë edhe tjerat. Por po e përsëris që Kosova është shtet, i ka institucionet e veta”, vijoi Kuçi.

Ngrirja e marrëdhënieve në mes të KFOR-it dhe Ministrisë së FSK-së, ka ardhur pasi që këta të fundit nuk ju kanë përmbajtur statusit të tyre si forcë civile e sigurisë, dhe kanë mbajtur armë gjatë marshimit të tyre nëpër qendër të Prishtinës për nderë të manifestimit tradicional “Epopeja e UCK-së”.

Shkëlzen Osmani  
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë