| “Shkupi 2014”, LSDM: Të vendoset me referendum |
|
|
|
| e martë , 09 shkurt 2010 | |
Për projekti “Shkupi 2014” duhet të vendosin vetë qytetarët nëpërmjet një referendumi. Kjo është kërkesa e LSDM-së ndaj Kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke shtuar se nëse kërkesa për referendum injorohet, atëherë grupi i saj parlamentar do të ndërmarrë një nismë që kjo çështje të debatohet në Parlament, propozim i cili mbështetet nga Demokracia e Re.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Gruevskit, njeriut i cili vazhdimisht thotë se më me rëndësi është mendimi i popullit, që të shpallë referendum për projektin Shkupi 2014” tha nënkryetari i LSDM-së Gordan Georgiev. “Momenti më i mirë dhe më i qëlluar për Demokracinë e Re do të jetë një debat i hapur pikërisht këtu në parlamentin e Maqedonisë dhe duke përdorur votimin e dyfishtë që të aprovohet një projekt i këtillë” tha kryetari i DR-së Imer Selmani. Ndërkohë, PRSD-ja shfaqin shqetësimin se “Projekti Shkupi 2014” do të acarojë marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa i menjëhershëm ka qënë reagimi i VMRO-DPMNE-së ndaj akuzave të opozitës. “Këtë që po e bën Qeveria pa mos konsultuar qytetarët dhe partitë politike, mund ta nxjerr situatën jashtë kontrollit në fushën e marrëdhënieve ndëretnike” tha kryetari i PRSD-së Tito Petkovski. “Është gënjeshtër dhe manipulim i LSDM-së se projekti kushton 200 milion euro. Kjo nuk është e saktë, projekti kushton më pak ose 0.5 për qind nga buxheti i implementuar në 8 vite buxhetore” tha Aleksandar Nikollovski, Anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së. Projekti Shkupi 2014 ka zgjuar edhe reagimin e shumë organizatave joqeveritare si dhe analistëve, të cilët kanë theksuar se realizimi i tij mund të cënojë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Bedri Rexhallari |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Për projekti “Shkupi 2014” duhet të vendosin vetë qytetarët nëpërmjet një referendumi. Kjo është kërkesa e LSDM-së ndaj Kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke shtuar se nëse kërkesa për referendum injorohet, atëherë grupi i saj parlamentar do të ndërmarrë një nismë që kjo çështje të debatohet në Parlament, propozim i cili mbështetet nga Demokracia e Re.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.