| Vatele: Nuk ka azil për në Belgjikë për qytetarët maqedonas |
|
|
|
| e martë , 09 mars 2010 | |
Nuk ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë.Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës janë gënjyer,të gjithë do të kthehen në vendlindje. Kështu është shprehur sekretari shtetëror belg për migrimin Melkro Vatele, gjatë vizitës në Komunën e Likovës ku u njoh nga afër me problemet që ballafaqohen banorët e kësaj Komune.
"Disa banorë të kësaj zone kanë ardhur në Belgjikë,por thëniet se ata do të fitojnë para,shtëpi dhe punë në Belgjikë janë të gabuara,nuk është e vërtetë.Ne nuk japim azil për ata njerëz për arsye ekonomike,duhet të jetë e qartë pasi nëse vendosin të vijnë në Belgjikë do të zhgënjehen.Ata duhet të kthehen këtu.Shpenzimet që kanë bërë për të ardhur në Belgjikë nuk u sigurojnë atyre punë,shtëpi dhe para", tha Melkro Vatele, Sekretar Shtetëror për Migrimin, Belgjikë. "Dorëzuam profilin e Komunës që është bërë në këtë Komunë në tri gjuhë, shqipe, angleze dhe maqedonase. Në profil është edhe zhvillimi rural nga viti 2009–2012 që është parashikuar për Komunën. Njoftuam se Qeveritë në Maqedoni, asnjë Qeveri nuk investon në këtë Komunë dhe mbetemi me shpresë që edhe Qeveria do të ndërgjegjësohet dhe BE-ja do ta ndihmojmë këtë Komunë dhe këtë vend", u shpreh Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës. "Ajo që është për të përshëndetur është se tani Komuna e Likovës ka projekte të gatshme të cilat janë pothuajse për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës. Sigurisht që ne në bashkëpunim me Komunën e Likovës do të mund të përkrahim disa nga këto projekte dhe në bazë të prioriteteve që ka Komuna edhe ne do të veprojmë në mënyrë të njëjtë", tha Abdylaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë. Zyrtarisht që në fillim të këtij viti 409 qytetarë të Maqedonisë kanë bërë kërkesë për azil në Belgjikë.Delegacioni belg ka zhvilluar një vizitë edhe në Luginën e Preshevës. Shkëlzen Aqifi |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Nuk ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë.Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës janë gënjyer,të gjithë do të kthehen në vendlindje. Kështu është shprehur sekretari shtetëror belg për migrimin Melkro Vatele, gjatë vizitës në Komunën e Likovës ku u njoh nga afër me problemet që ballafaqohen banorët e kësaj Komune.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.