Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
7 Marsi, udhëtim në qytetin e “ABC”. Fakte të reja për vitin e hapjes se mësonjëtores PDF Printoni E-mail
(7 vota)
e diel , 07 mars 2010
Image 7 marsi ka hyre ne histori si dita e mesuesit pikerisht prej historise qe lidhet shkollen e pare shqipe dhe me qytetin e Korces. Ne udhetuam drejt qytetit juglindor, pikerisht ne gjurmim te nje date sic eshte 7 marsi i vitit 1887, por kerkimet e sidomos koleksioni i njerit prej personazheve me origjinale nder koleksionistet shqiptare, Niko Kotherja, na ben te krijojme disa dyshime  mbi vertetesine e vitit qe tashme ka hyre ne histori si viti i hapjes se mesonjetores se pare shqipe.

Sipas 22 vjecarit, i cili pasionin per koleksionimin dhe historine e ka trasheguar nga familjet me tradita te nenes dhe babait, nje botim pullash i vitit 1956 perkujton pikerisht pervjetorin e mesonjtores shqipe, por duke shenuar si vit krijimi vitin 1886. Nderkaq edhe disa kujtime te njerit prej themeluesve te kolonise shqiptare te bukureshtit Vissarion Dodani i referohen si date krijimi te shkolles se pare shqipe kohes me te hershme se sa viti qe festojme sot zyrtarisht.

“Është marrë apriori një datë që nuk e di nga e ka burimin dhe që është bërë e njohur vite më vonë, 7 marsi i vitit 1887 datë në të cilën është hapur shkolla e parë shqipe e Korçës. Unë kam dyshimet e mia përsa i përket vitit të hapjes së kësaj shkolle sepse në qoftë se marrim në konsideratë të gjithë kujtimet e ish-nxënësve të shkollës së parë shqipe të Korçës, që më vonë ishin ndër anëtarët kryesore të Lëvizjes për Çlirim Kombëtar deri në shpalljen e pavarësisë, pse jo edhe më vonë, ata thonë që shkolla është hapur një vit përpara ” tha Kotherja.

Ne studion e improvizuar te Nikos ku mund te gjesh me shume materiale qe dokumentojne historikune e themelimit te shkolles se sa ne muzeun e mesonjetores, ne lexojme jo vetme copeza te kujtimeve te Visar Dodonit ne botimin orogjinal, por edhe foto origjinale te shkolles e te shume momenteve te tjera historike te cilat duhen marre ne konsiderate nga historianet.

“Përderisa unë mbështetem në shumë kujtime të personave që kanë marrë pjesë në shkollën e parë shqipe, përderisa mbështetem në vetë letrat që iu janë botuar, përse të mos hedh një hipotezë e të mos them që është bërë një gabim në shtypin e vitit. Madje, t’ju them edhe dicka shumë interesante: deri nga mesi i viteve ‘50 është mbajtur si vit i hapjes së shkollës viti 1886 dhe dicka të tillë e tregon mjaft bukur një pullë e emetuar në vitin 1956 ” tha Kotherja.

Ajo cka shton keqardhjen eshte indiferenca me te cilen i trajtojne institucionet shqiptare jo vetem koleksionistet, qe u mjafton pasioni i tyre, por edhe monumente sic eshte Skolia e pare shqipe e vajzave ne Korce e cila eshte rrenuar thuajse krejtesisht vetem pak metra larg qendres se qytetit te Korces.

Mira Tuci
Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 mars 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë