| Arumunët në Shqipëri pro regjistrimit etnik të popullsisë |
|
|
|
| e hënë , 08 shkurt 2010 | |
Arumunet ne Shqiperi mbeshtesin regjistrimin e popullsise sipas perkatesise etnike. Jani Gusha, anetar i kryesise se shoqates se arumuneve te Shqiperise, duke iu referuar zerave qe thone se ky lloj regjistrimi do te ndryshoje harten etnike te Shqiperise thote se ky pretendim nuk qendron.
"Mendoj se kjo perqindje mund te rritet pak, jo se do rritet shume, dhe debati qe behet se mund te dali qe etnite te kene nje rritje te madhe, dhe kjo do te coje ndoshta ne mendimin se Shqiperia eshte nje shtet multietnik nuk qendron, sepse edhe sipas kritereve qe kane per kete ceshtje, duhet te jete mbi 25 per qind minoriteti qe nje shtet te mos quhet homogjen, qe nuk ka per te vajtur asnjehere ne Shqiperi. Ai qe e ndjen veten se eshte arumun, ai e deklaron apo jo, eshte arumun. Dhe ndonje tjeter qe nuk eshte arumun po do thote jam arumun, nuk ka se si te ndodhi", thote Gusha. Ai thote se arumunet duke e ditur se sa jane mund te adresojne edhe kerkesat e tyre ndaj shtetit. "Ne na intereson ky numer se duam te dime mbi c'numer punojme. Dhe jo vetem kaq, po dhe zeri yne perballe institucioneve zyrtare shteterore, sipas ketij numri do te jete edhe pesha e zerit tone per te kerkuar dicka", vijon ai. E ndersa flet per historine e arumuneve, Jani Gusha qe eshte dhe kryeredaktori i gazetes "Vllazeria", nje botim i shoqates, thote se ka nje lidhje afersie me rumunet. "E gjejme nje afersi te jashtezakonshme sidomos ne fjalorin themelor, te gjitha qe perdoren ne shtepi, qe kane te bejne me pjeset e trupit, me bagetite etj., jane te njejta. Tani kjo eshte nje dicka per tu diskutuar, dhe ne themi qe kemi nje afersi me te madhe me popullin rumun", tha Gusha. Arumunet njihen si nje komunitet linguistik ne vendin tone, dhe sipas zotit Gusha ne dokumentat zyrtare te KE-se eshte kerkuar qe te gjithe komunitetet te jene kombetare dhe ne kete aspekt kjo eshte dhe kerkesa qe shoqata i drejton autoriteteve zyrtare. Taulanta Boja |
|
| Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 shkurt 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|







Arumunet ne Shqiperi mbeshtesin regjistrimin e popullsise sipas perkatesise etnike. Jani Gusha, anetar i kryesise se shoqates se arumuneve te Shqiperise, duke iu referuar zerave qe thone se ky lloj regjistrimi do te ndryshoje harten etnike te Shqiperise thote se ky pretendim nuk qendron.
