| Beja: Zëvendësim të deputetëve të PS në rast të mosfutjes në Kuvend |
|
|
|
| e martë , 19 janar 2010 | |
4 marsi eshte mundesia e fundit qe kontigjenti i 64 deputeteve te Partisë Socialistë qe te futen ne kuvend. Ne te kunder sipas neneve te kushtetutes 70-71 dhe nenit 164 te kodit zgjedhor ata zevendesohen me kandidatet e pasardhes ne listen 140 emerore qe PS ka depozituar ne KQZ. “KQZ merr vendim për dhënie të mandatit kandidatit të rradhës në listën e kandidatëve të rregjsitruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në fletoren zyrtare” tha kryetar i Komisionit Parlamentar te Jashtem, Beja.
Zoti Beja thote se kodi zgjedhor në nenin 164 percakton qarte se ndryshe nga deputeti qe eshte mandatuar fillimisht, ai qe e zevendeson ate nuk ka me 6 muaj per vetem 30 dite kohe per te pranuar mandatin. “Nëse kandidati i rradhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi pa shkaqe të përgjigjura mandati i takon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Pastaj vijon pika tjetër me partitë e tjera. Kur një parti nuk dëshiron të shkojë vazhdon përsëri Kodi sepse do të mbrojë funksionimin e Kuvendit” tha Beja. Por megjithese se kushtetuat percakton qarte se deputeti humbet mandatin nese nuk betohet, beja thote se ky nen i kushtetutes nuk eshte ekzekutuar deri tani pasi aty nuk percaktohen afate. “Në Kushtetutë nuk ke të shprehur një afat të përcaktuar, por shprehet në parim që humbet vlera e mandatit nëse nuk bën betimin. Ka një nen të veçantë më pas i cili shprehet se nuk mund ta ushtrosh mandatin po nuk ke bërë betimin dhe kjo është e përcaktuar fare qartë. Ne jemi në një situatë të tillë. Meqënëse aty nuk është e përcaktuar me një ‘afat të përcaktuar’ mbyllet hapësira e mundshme me pikën tjetër të këtij neni që thotë ‘pas 6 muajsh’” tha Beja. Bledian Koka |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






4 marsi eshte mundesia e fundit qe kontigjenti i 64 deputeteve te Partisë Socialistë qe te futen ne kuvend. Ne te kunder sipas neneve te kushtetutes 70-71 dhe nenit 164 te kodit zgjedhor ata zevendesohen me kandidatet e pasardhes ne listen 140 emerore qe PS ka depozituar ne KQZ. “KQZ merr vendim për dhënie të mandatit kandidatit të rradhës në listën e kandidatëve të rregjsitruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në fletoren zyrtare” tha kryetar i Komisionit Parlamentar te Jashtem, Beja.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.