Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Berisha në Elbasan, prezanton projektin Tiranë-Elbasan PDF Printoni E-mail
(17 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Vetëm pak ditë pasi njoftoi se do të nisë turin e dialogut me shqiptarët, kryeministri Sali Berisha është ndalur në Elbasan. I shoqëruar nga ministrat Basha dhe Olldashi, Berisha ka folur për ndërtimin e shpejtë të rrugës Tiranë-Elbasan me tunel, projekt i cili  ka kosto të madhe, por do të fuqizojë zonën.

"Vërtetë kjo është një vepër e kushtueshme dhe ka të ngjarë që të jetë më e kushtueshmja që është ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, por ka dhe impaktin më absolut pozitiv për mbarë Shqipërinë. Shndërrohet në një faktor madhor zhvillimi", tha kryeministri Sali Berisha.

Për 4 vitet e ardhshme kryeministri ka premtuar një rrjet  rrugor modern në të gjithë vendin. Kjo pasi  infrastruktuar vijon të mbetet prioritet i qeverisë. "Nuk mundet qe te shkojne shqiptarët më shpejtë nga Tirana në Prishtinë se sa nga Tirana në Elbasan. Duhet që të shkurtohet, që vendi të mblidhet, ne jemi vend malor, dhe e tëra kalon nëpër tunele. Nuk mund të ndërtosh rrugë të shkurtra në Shqipëri po mos bëre tunele", vijoi Berisha.

Edhe më herët  Berisha e ka quajtur 2010-n  si vitin e  projekteve ambicioze për infrastrukturën më moderne në rajon. Në këtë kuadër kreu i qeverisë ka bërë të ditur se brenda vitit  fillon konkretizimi i tre projekteve të mëdha infrastrukturore; rrugës Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë  dhe Tiranë-Klos, pjesë e rrugës së Arbrit.

Elona Gjylmi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë