| Çelet stina e evenimenteve italiane në Shqipëri |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
"Dy popuj, një det, një miqësi". Ky është slogani i cili cel prezantimin e stinës së evenimenteve italiane në Shqipëri. Kjo pranverë italane ka për qëllim të theksojë raportin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, si politike, ekonomike, kulturore etj. 25 koncerte dhe spektakle, pese prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, pesë manifestime sportive, shtatë iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë.
"Me këtë projekt ne duam të vlerësojmë dhe të vëmë në dukje lidhjet e forta mes Italisë dhe Shqipërisë, që jane lidhje të lashta. Dëshiroja të vija theksin në marrëdhëniet politike si vizita e kryeministrit Berisha në Itali në 12 shkurt, dhe dua tju them se në 12 prill ministri italian Fratini do të jetë në Shqipëri, por edhe ministra të tjerë e funksionarë të lartë. Italia ka qëndruar gjithnjë pranë Shqipërisë edhe për procesin e integrimit në NATO edhe me tej në përafrimin me strukturat e BE dhe për anëtarësimin e saj si dhe për procesin e liberalizimit të vizave", tha Saba D'Elia, ambasadori italian në Tiranë. "Kjo pranverë e sivjetme nuk është thjeshtë një pranverë italiane, kjo është një pranverë evropiane për Shqipërinë, pranvera e parë pas pranimit të Shqipërisë në NATO ku Italia ka patur një rol të jashtëzakonshëm. Po është dhe një pranverë që paralajmëron lajme të mira për qytetarët shqiptarë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos për sa i takon liberalizimit të vizave, ku Italia luan një rol të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse dhe për integrimin evropian të vendeve tona", tha zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Vilma Masha |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






"Dy popuj, një det, një miqësi". Ky është slogani i cili cel prezantimin e stinës së evenimenteve italiane në Shqipëri. Kjo pranverë italane ka për qëllim të theksojë raportin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, si politike, ekonomike, kulturore etj. 25 koncerte dhe spektakle, pese prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, pesë manifestime sportive, shtatë iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.