| Debati për gjuhën maqedonase zhvendoset në Tiranë. Meta: Të ishin pyetur shqiptarët |
|
|
|
| e hënë , 08 shkurt 2010 | |
Vendimi i qeverise maqedonase per te futur me detyrim gjuhen maqedonase per nxenesit shqiptare te shkollave fillore eshte kritikuar edhe nga zevendeskryministri dhe ministri i jashtem, Ilir Meta. Ky i fundit gjate nje konference per mediat ne tirane sebashku me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime te tilla duhet te merren me pelqimin edhe te partive politike dhe komunitetit shqiptare ne Maqedoni.
Nderkohe ne arsyetimin e tij, kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshoski u shpreh se ky veprim eshte nje mundesi per komunitetin shqiptar ne Maqedoni qe duke mesuar gjuhen zyrtare te kene shanse te barabarta ne perfaqesimin e tyre ne shtetin multietnik te Maqedonise. “Do të thoja që Maqedonia është një nga vendet me rregjim shumë liberal të mësimit të gjuhës amtare. Në këtë drejtim do thoja që në qendrat tona arsimore nxënësit janë të lirë që të mësojnë gjithë këto gjuhë. Ndërkohë në kontaktet tona më OSBE kemi propozuar gjithashtu që këtyre komuniteteve në qendrat tona arsimore t’u krijohet mundësia për të mësuar edhe gjuhën shtetërore, gjuhën zyrtare të atij shteti. Kjo do të jetë edhe për të mirën e vetë këtyre qytetarëve që do të mësojnë gjyhën zyrtare të vendit ku jetojnë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se në disa raste edhe projektet në fushën arsimore ndikohen nga debatet në fushën politike” tha Milloshoski ndërsa shtoi në shqip: “Maqedonia dhe Shqipëria janë vende fqinjë dhe mike. Ne kemi të njëjtat sfida dhe të njëjtat aspirata”. Është shumë e rëndësishme që veprime të tilla, për shkak të sensibitetet që ekzistojnë në vendet tona të ndërmerren në konsultim dhe dialog me komunitetin. Në rastin konkret në mirëkuptim dhe dialog edhe me forcat politike shqiptare dhe natyrisht në një mirëkuptim edhe me OSBE e cila ka qenë e angazhuar dhe është angazhuar në këtë çështje si dhe në çështje të tjëra. Ne në Ballkan duhet të mësojmë më shumë gjuhët e njëri- tjetrit sepse edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë” tha Meta. Gjate takimit mes ministrave te Jashtem Meta e Milloshoski, te dy palet u shprehen entuziaste per nivelin e marredhenieve ndermjet dy vendeve ku nga njera ane Tirana mbeshten anetaresimin sa me pare te Shkupit ne NATO dhe Maqedonia nxit liberalizimin e vizave per Shqiperine ne BE. Bledian Koka |
|
| Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 shkurt 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|







Vendimi i qeverise maqedonase per te futur me detyrim gjuhen maqedonase per nxenesit shqiptare te shkollave fillore eshte kritikuar edhe nga zevendeskryministri dhe ministri i jashtem, Ilir Meta. Ky i fundit gjate nje konference per mediat ne tirane sebashku me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime te tilla duhet te merren me pelqimin edhe te partive politike dhe komunitetit shqiptare ne Maqedoni.
