Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Estonia, mbështetje Shqipërisë për heqjen e vizave PDF Printoni E-mail
(11 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Garancia vjen nga ministri i Drejtësisë i Estonisë gjatë takimit që pati në Tiranë me homologun e tij Bujar Nishani.

"Me ndryshimet e mëdha të bëra në ekonomi dhe kuadrin ligjor, qeveria e Estonisë është shumë mbështetëse për qeverinë shqiptare përfshi ketu procesin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në BE.  Ne ramë dakord për ngritjen e një task force për bashkëpunim për përfitimin e përvojës estoneze për teknologjinë e informacionit në fushën e regjistrimit të pasurive dhe bizneseve në shpresojmë që në të ardhmen do bashkëpunojmë në këtë drejtim", deklaroi ministri estonez i Drejtësisë, Rein Lang.

Estonia është një nga 27 vendet anëtare të BE, e anëtarësuar në union në 1 maj të vitit 2004. "Konkluduam për ngritjen e një task force për marrjen e përvojës nga Estonia në mënyrë që këto përvoja ti implementojmë si hapa të rëndësishëm që do të lehtësojnë shërbimin ndaj qytetarit ngushtojnë hapësirën për korrupsion si dhe do të japi një stad të rëndësishëm zyrtarit të këtyre institucioneve", tha Nishani.

Denada Shkodrani
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë