Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Hetimi parlamentar, amendimet e demokratëve të hënën në Kuvend PDF Printoni E-mail
(4 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image As në mbledhjen e tretë në komisionin e ligjeve demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur ndonje pike të përbashkët në projektligjin që po shqyrtojnë. Pas një gare juridiku 2 orëshe, deputetët kanë rënë dakord t’i rikthehen draftit të selisë rozë për komisionet hetimore vetëm të hënën. Deputetët e djathtë e kanë parë absolutisht te nevojshëm riformulimin e projektligjit. Për këtë arsye para seancës, plenare do të depozitojnë në kuvendi amendimet  e tyre. Një ndër to është dhe përcaktimi në draft i kufijve të hetimit parlamentar qe ka vendosur gjykata kushtetuese.

“Hetimi i akuzave, qoftë edhe i kartave të pretenduara dhe të prodhuara fallso nuk duhet t’I kryejë parlamenti. Këtë hetim nuk e bëjnë dot deputetët, qofshin këta edhe socialistë, por e bën prokuroria. Ju nuk mund të na kërkoni që t’ju lejojmë të bëni rivlerësimin dhe rinumërimin kur këtë kërkesë ua ka rrëzuar gjykata me vendim të formës së prerë” tha deputeti demokra Eduard Halimi.

”KQZ-ja është institucion administrative. Sipas Kodit Zgjedhor ai raporton në Kuvendin e Shqipërisë, të paktën një herë në vit, raporton në komisione. Për rrjedhojë, ky organ është I detyruar t’I nënshtrohet kontrollit kushtetues dhe rezultatet e punës së tij nuk janë hermetike” tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Maxhoranca ka vënë në dyshim mundësinë e ngritjes së komisionit për aq kohë sa provat që PS kërkon të shqyrtojë janë ato të shqyrtuara më parë nga juridiksioni gjyqësor.

Pasi e ka quajtur hipokrizi nismën ligjore të selisë rozë, deputeti i LSI-së Nasip Naço, deklaroi se do të votonte pro komisionit vetëm nëse sekretari i përkiste forcës së tij.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 mars 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë