| Imami vizitë në Turqi, takim me homologun, Gonul |
|
|
|
| e enjte , 11 mars 2010 | |
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ndodhet ne Turqi me ftese të homologut të tij turk z. Vecdi Gőnũl. Ministri Imami falenderoi homologun e tij turk për të gjithë mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht për anëtarësimin e saj në NATO dhe ndihmën e dhënë nga shteti turk për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si për modernizimin me mjete dhe materiale, ashtu edhe për rritjen e nivelit arsimor të ushtarakëve shqiptarë.
Minsitri Imami theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të thellohen më tej në të ardhmen. Ministri Arben Imami tha se, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Turqisë, përveç programeve aktuale në fushën e arsimimit, ka dhe disa programe të tjera për modernizimin e infrastrukturës së FA Shqiptare. Ai i shprehu homologut të tij turk se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian. “Në konceptin tonë politik, Bashkimi Europian pa Turqinë është i paplotë”, ka nënvizuar ai. Ministri turk i Mbrojtjes Gőnũl vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke theksuar se ato janë në nivele të shkëlqyera dhe shprehu sigurinë se këto marrëdhenie do të forcohen më shumë në të ardhmen. Gjithashtu ai theksoi se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve do të rritet. Ministri Imami ka zhvilluar një vizitë në Shkollën e Lartë të Këmbësorisë në Ankara, ku u informua për studentët shqiptarë, duke theksuar se ata kanë treguar dhe tregojnë një paraqitje shumë të mirë. Ministri Imami dekoroi Spitalin Ushtarak GATA me medaljen “Për shërbime të shquara" Denada Shkodrani |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ndodhet ne Turqi me ftese të homologut të tij turk z. Vecdi Gőnũl. Ministri Imami falenderoi homologun e tij turk për të gjithë mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht për anëtarësimin e saj në NATO dhe ndihmën e dhënë nga shteti turk për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si për modernizimin me mjete dhe materiale, ashtu edhe për rritjen e nivelit arsimor të ushtarakëve shqiptarë.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.