| "Kutitë", s'ka shpresa për kompromis |
|
|
|
| e martë , 09 mars 2010 | |
Socialistët i kanë bërë të qartë komisionit të ligjeve se nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ndërhyrje në projektligjin e tyre për komisionet hetimore. Ata kanë konfirmuar se nuk do të heqin dorë nga hapja e kutive për të vërtetuar manipulimin në 28 qershor dhe as nga afatet për këtë hetim. Por as maxhoranca nuk është tërhequr në qëndrimin e saj se ndërhyrja në kutitë e zgjedhjeve është antikushtetuese.
"Mjetet dhe instrumentet hetimorë nuk i nënshtrohen as diskutimit parlamentar dhe as kontrollit të kushtetueshmërisë nga Gjykata Kushtetuese", u shpreh realtori i PS-së, Sajmir Tahiri. "Komisioni hetimor parlamentar ngrihet kur ekziston në fakt cështja e vecantë dhe jo për të parë nëse mund të zbulohet ose të gjendet ndonjë e tillë në të ardhmen", tha realtori i PD-së, Viktor Gumi. "Zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur për sa kohë PS ka pranuar rezultatin zgjedhor, por kjo nuk do të thotë që Parlamenti të mos hetojë cfarë ka shkuar keq në zgjedhjet e 28 qershorit", replikoi Tahiri. Pas më tepër se 2 orë debat, asnjë nga palët nuk u duk e lëkundur në qëndrimet e veta, as pas argumentave të paraqitura nga kundërshtarët. "Ju do të na ndani ne cfarë është thelbësore dhe cfarë është jothelbësore, me qëllim që të kuptojmë dhe ne ku është kufiri tolerancës që ka zoti Tahiri dhe ku nuk preket kjo kufi tolerance. Pyetjes me shqetësim konstruktiv nuk mund ti jepet sallatë propagandistike. Modeli i komunikimit me megafon dhe me kundërshtim nuk është modeli i komisionit", tha Ilir Rusmali. "Nuk është në interes të palëve dhe të qëllimit për të cilin jemi mbledhur. Nëse ju jeni dëshpëruar nga ajo që shkruani apo keni dëgjuar kjo është cështja juaj. Ne nuk kemi ardhur këtu tu bëjmë juve optimist, ne kemi ardhur këtu për tu dhënë zgjidhje. Nëse juve u pëlqen sallata apo mishi i pjekur, kjo është cështja juaj, nuk është cështja jonë. Ne nuk kemi ardhur këtu për kulinari", u shpreh Fatmir Xhafa. Seanca e rradhës e komisionit të ligjeve për draftin e PS-së do të jetë të hënën, ku diskutimi i projektligjit të selisë rozë do të jetë nen për nen. Elona Gjylmi |
|
| Azhornuar së fundi ( e martë , 09 mars 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Socialistët i kanë bërë të qartë komisionit të ligjeve se nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ndërhyrje në projektligjin e tyre për komisionet hetimore. Ata kanë konfirmuar se nuk do të heqin dorë nga hapja e kutive për të vërtetuar manipulimin në 28 qershor dhe as nga afatet për këtë hetim. Por as maxhoranca nuk është tërhequr në qëndrimin e saj se ndërhyrja në kutitë e zgjedhjeve është antikushtetuese.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.