| Konfinduatria: Të mos lejohet dalja jashtë kufijve e kapitaleve financiare |
|
|
|
| e diel , 07 mars 2010 | |
Pasojat e mundshme të krizës greke në Shqipëri, kanë ngjallur shqetësimin e Konfederatës së Industrive, e cila bën thirrje për ndalimin e daljes së paligjshme të kapitaleve financiare shqiptarë jashtë vendit. Administratori i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se nëse ndërmerren në kohë një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është e mundur që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket rëndë nga kriza në Greqi, por edhe të përfitojë në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. “Konfindustria, shpreh domosdoshmërinë e përfitimit më të madh të mundshëm nga statusi i sotëm i Shqipërisë për mosliberalizimin e lëvizjes së kapitalit përfshi edhe nga sistemi bankar, duke i kërkuar institucioneve përkatëse si Qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe sidomos Shërbimit Informativ Shtetëror të parandalojnë çdo përpjekje për daljen e paligjshme të parave shqiptare jashtë vendit. Duhet patur parasysh, se pavarësisht se një pjesë e ndjeshme e sistemit bankar shqiptar është në pronësi të bankave “mëmë” në Greqi, mbështetur në ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë, lejohet kalimi jashtë vendit vetëm të dividentit të krijuar. Kjo do të thotë, se sistemi bankar shqiptar përfshi edhe bankat me kapital grek është krejtesisht i mbrojtur nga goditjet nga jashtë si dhe gjendja e sistemit bankar grek” thuhet në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë. Ndërkaq pak ditë më parë guvernatori I bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se efektet e krizës së thellë fianciare të Greqisë nuk do të jenë të ndjeshme për ekonominë shqiptare, ndërsa dha garanci të plotë për sistemin bankar, e vecanërisht për bankat greke në Shqipëri. Em/Ma |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Pasojat e mundshme të krizës greke në Shqipëri, kanë ngjallur shqetësimin e Konfederatës së Industrive, e cila bën thirrje për ndalimin e daljes së paligjshme të kapitaleve financiare shqiptarë jashtë vendit. Administratori i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se nëse ndërmerren në kohë një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është e mundur që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket rëndë nga kriza në Greqi, por edhe të përfitojë në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. 
Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.